Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia thotë se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.
TIRANA- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga opozita pasditen e sotme teksa ka paralajmëruar organizatorët se do të përballen me pasoja ligjore për bllokimin e akseve rrugore. Sipa policisë, PD ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Policia thotë se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, informohet se janë ndërmarren masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Njoftimi:
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 23.12.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.
Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.
Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.
mot me debore SHKODËR- Qarku i Shkodrës është përfshirë gjatë natës nga reshjet e dëborës me instensitet ...
Valter Xhelillari KORÇA- 38-vjeçari Valter Xhelillari ka rënë në prangat e policisë së Kor&c...
Foto nga vendi i ngjarjes POGRADEC- Një magazinë në fshatin Buçimas në Pogradec është përfshirë nga flak&eum...
armet PRISHTINË- Një sasi e madhe armësh të ftohta u kapën në Prishtinë nga njësitë policore të krye...
Foto ilustruese TIRANA- Altin Kodra i cili u fut në regjimin special '41 biss' disa ditë më parë, ka kundërshtuar vendimin në...
vlore VLORË- Qyteti Vlorës është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të fundit, ku situata mund të jet&e...
Foto ilustruese TIRANA- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në Faceb...
Durres DURRËS- Moti i keq me erë dhe reshje shiu ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit. Kapiteneria e Durrësit ...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dalë me një deklaratë lidhur me çështjen e ...
Foto ilustruese KAKAVIJË- Dorjan Deda dhe Landi Lezi, të shpallur në kërkim janë arrestuar në Kakavijë. Mësohe...