LIVE UPDATES
Aktualitet

Sot "Maratona e Tiranës 2024", ja si do të bëhet qarkullimi i automjeteve dhe linjave të transportit urban

Maratona e Tiranës do të nisë në orën 09:00 të paradites dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet deri në 11:00 nga sheshi "Nënë Tereza" deri në fundin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit"

20 Tetor 2024, 07:40 Nga r.ll
Sot "Maratona e Tiranës 2024", ja si do të bëhet
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme në kryeqyet do të mbahet aktiviteti tashmë i përvitshëm "Maratona e Tiranës". Lidhur me këtë, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.

Maratona e Tiranës do të nisë në orën 09:00 të paradites dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet deri në 11:00 nga sheshi "Nënë Tereza" deri në fundin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit"

Ndërkohë është hartuar edhe një plan që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit urban që operojnë brenda kryeqytetit deri në orën 16:00.

Plani i plotë i masave:

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 19 Tetor 2024, nga ora 09:00 deri në orën 11:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv "Maratona Fun Run" të organizuar nga Bashkia Tiranë, me start tek sheshi "Nënë Tereza" dhe finish në fundin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", në krah me instalacionin "Reja", me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së  Shtetit

1.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:

Në rrugën "Lek Dukagjini", rrugën ‘lbrahim Rugova", rrugën "Abdyl Frashëri" dhe rrugën "Papa Gjon Pali II

Në kryqëzimin e rrugës "Abdyl Frashëri" me rrugën “lbrahim Rugova", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës, "Abdyl Frashëri" me dalje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Në kryqëzimin e bulevardit "Bajram Curri" me rrugën "Ibrahim Rugova", drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës " Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova", drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës "Ismail Qemali" me rrugën "Papa Gjon Pali II", drejtime të  detyruara në  funksion të pezullimit qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali" me dalje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit”.

1.1. Itinerari i lëzjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet gjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshit "Nënë Tereza", sikurse ne të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më  poshtë:

Linja Nr. I/A "Selitë- Kristal Qendër -Stacioni i Trenit- Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit 2-Kristal -Qendër -Stacioni i Trenit -Allias" devijon te sheshi "Willson"  për të vazhduar në kthim në rrugët "Sami Frashëri"  "Myslym Shyri" ‘Ibrahim Rugova" bulevardi "Gjergi Fishta", kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Linja Nr. "Teg-Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik -ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "Ëillson".

Linja Nr, 3 "Kashar -Yzberisht -Qendër" devijon te rruga e Kavajës në kryqëzimin me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe tek kafe "Flora",- rruga "Mine Peza" - rruga e "Durrësit".

Linja Nr. "Qendër -QTU -Megatek City Park" devijon nga sheshi "Karl Topia"-"Zogu  I, rruga "Fortuzi" rruga e "Durrësit".

Linja Nr. 5/B "Institut-Qendër" devijon nga sheshi "Karl Topia" bulevardi ‘Zogu I" -rruga "Fortuzi"- rruga e "Durrësit".

Linja Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit -Qendër Sauk i Ri-Sauk i Vjetër/ Sanatorium/ Teg" devijon në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit" - "Ismail Qemali”- bulevardi "Bajram Curri" -rruga e "Elbasanit".

Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - rruga "Jordan Misja" devijon në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit"- rrugën Ismail Qemali"- rrugën "Papa Gjon Pali II"- bulevardi "Bajram Curri" -rruga e "Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi "Zogu I"- rruga "Fortuzi"- rruga "Mine Peza".

Linja Nr. 10/A "Materniteti i Ri- Qendër- Ish Fusha e Aviacionit" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit" dhe pjesa tjetër te rruga e "Kavajës" në kryqëzim me rrugën ‘Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë).

Linja 10/B "Qendër- Mihal Grameno-Qendër" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".

Linja Nr. 12/A "Uzina Dinamo e Re -Sharrë" devijon në kthim te rruga e "Kavajës" në kryqëzimin me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër "Zogu I" "Fortuzi"-"Mine Peza".

Linja 12/B “5 Maji –Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës”& bulevardi "Zogu I"- rruga "Fortuzi" -rruga "Mine Peza"- rruga "5 Maji".

Linja Nr. 13 "Tirana e Re" sipas sensit orar të devijohet në rrugën kryqëzimin me rrugën "Myslym Shyri" drejt "Librit Universitar" në kthim te sheshi "Wilison".

Linja Nr. 14 "Unaza" të devijojë te ura e rrugës së "Elbasanit" dhe ura e rrugës "Sami Frashëri".

Linja Nr. 15 "Kombinat-Kinostudio të devijojë te rruga e "Kavajës" në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me "Unazën e Vogël" të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

2.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 20 Tetor 2024 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv "Maratona e Tiran6 2024" të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:

Në sheshin "Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin "Dëshmorët e Kombit", rruga "Gjergj Filipi” rruga "Papa Gjon Pal II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi "Bajram Curri” me kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”, rruga “George W Bush”, rruga “Abdi Toptani”,  bulevardin “Zogu I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark”, nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë, deri te Ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit. 

2.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëngjitur kësaj urdhërese si më poshtë:

-Në Unazën e Mesme përveç segmentit Ura e Gjykatës Rrethit Tiranë deri tek rruga e "Elbasanit", rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga e “Dibrës", rruga e "Barrikadave", rruga "Mine Peza", rruga e "Kavajës" nga "Ura Teknologjike" deri te rruga "21 Dhjetori", rruga "Vaso Pasha", rruga "ismail Qemali", nga kryqëzimi me rrugën "Vaso Pasha" deri te rruga "Sami Frashëri", rruga "Abdyl Frashëri" nga kryqëzimi me sheshin "Wilison" deri te rruga "Vaso Pasha".

Në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit" dhe bulevardin "Zhan D'Ark" me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas. Në kryqëzimin e rrugës së "Barrikadave" me rrugën e "Dibrës", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e "Unazës së Vogël" me dalje në bulevardin "Zogu I.

Në kryqëzimin e bulevardit ‘‘Zogu I" me rrugën "Fortuzi", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

Në rrugën "Mine Peza", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së "Durrësit''.

Në kryqëzimin "21 Dhjetori", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së "Kavajës".

Në rrugën "Myslym Shyri" me rrugën "Sami Frasheri", drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Myslym Shyri" në dalje me unazën.

Në kryqëzimin "Vasil Shanto", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit "Bajram Curri".

Në kryqëzimin e rrugës "Pjetër Bogdani" me rrugën "Vaso Pasha", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit te qarkullimit në segmentin e rrugës ‘Pjetrë Bogdani" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".

Në kryqëzimin e rrugës "Abdyl Frashëri" me rrugën "Vaso Pasha", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Vaso Pasha" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".

Në kryqëzimin e rrugës "Adem Jashari", drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".  

2.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:  

Linja Nr. 1/A "Selitë- Kristal -Qendër- Stacioni i Trenit -Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit- Kristal –Qendër- Stacioni i Trenit- Allias" pezullohet i përkohësisht.

Linja Nr. 2 "Teg -Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "Willson".

Linja Nr. 3 "Kashar –Yzberisht- Qendër" devijon te "21 Dhjetori" dhe tek sheshi "Karl Topia".

Linja Nr.4 "Qendër- QTU- Megatek -City Park" devijon tek sheshi "Karl Topia".

Linja Nr. 5/A Ish Kombinati i Autotraktorëve — Qendër" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".

Linja Nr. 5/B "Institut- Qendër" devijon nga sheshi “Karl Topia".

Linja Nr. 6 "Laprakë” devijon nga "Zogu I" .

Linja Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit-Qendër- Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër- Sanatorium-Teg" devijon te rruga e "Elbasanit"-rrethrrotullimi "Qyteti Studenti".

Linja Nr. 9"Qyteti Studenti -Jordan Misja" pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 10/A "Materniteti i Ri- Qendër -Ish Fusha e Aviacionit" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".  

Linja Nr. 12/A "Uzina Dinamo e Re- Sharrë” devijon te "21 Dhjetori" me drejtim urën "Vasil Shanto" e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.  

Linja 12/B "5 Maji-Sharrë" devijon nga "Zogu I” te "21 Dhjetori" me drejtim urën "Vasil Shanto" e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te sheshi "Willson" dhe pjesa tjetër te sheshi "Karl Topia".

Linja Nr. 15 "Kombinat-Kinostudio"  të devijojë te rruga e "Kavajës" në kryqëzim me rrugën "Muhamet Gjollesha" (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).

Linja Nr. 16 "Linja e Gjelbërt" pezullohet përkohësisht.

2.3.Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjike dhe transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 20 Tetor 2024, nga ora 08.00 -16.00.

3.Për zbatimin e kësaj urdhërese, ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme Investimeve të Punëve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Agjencia "Tirana Parking" Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

maratona e tiranes 2024

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet