LIVE UPDATES
Aktualitet

Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re të parlamentit, mbi 3.7 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendin kanë të drejtë vote

3.7 milionë shqiptarë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.

10 Maj 2025, 07:33 Nga r.ll
Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria sot ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri. Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora do të mund të votojë pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.

3.7 milionë shqiptarë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur. Nesër procesi i votimit fillon që në orën 07:00 dhe do të vijojë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Por sipas KQZ dhe Kodit Zgjedhor, qendrat qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në raste të fluksit të votuesve në qendrën e votimit dhe mbyllen vetëm pasi të ketë ushtruar të drejtën edhe zgjedhësi i fundit që ndodhet aty.

Ndërkohë një natë më parë, partitë politike kanë mbyllur fushatat elektorale dhe kanë zhvilluar takimin e fundit më qytetarët dhe kanë dhënë mesazhet e fundit para se vota e qytetarëve te futet në kuti. 

Partia Socialiste e e zhvilloi takimin përmbyllës në Parkun Olimpik. Rama u shpreh gjatë fjalës së tij para socialistëve se nuk ka rastësi në faktin që ndodheshin aty sot në ditën e Evropës. Ai shtoi se më 11 maj qytetarët duhet të votojnë për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë. Gjithashtu ai bëri edhe një herë parashikimin që bëri në Kuç të Vlorës se PS merr minimumi 78 mandate.

Në të njëjtën kohë u zhvillua dhe takimi përmbyllës i koalicionit "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore", në Bulevardin e Ri. Kreydemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij falenderoi miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, i cili është dhe drejtuesi i fushatës së tyre elektorale. 

Kryedemokrati garantoi se me PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat. Berisha theksoi se programi i tyre në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve. Ai gjithashtu u shpreh para qytetarëve se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin. Në takimin e PD-së u transmetua dhe një audio-mesazh nga qelia e kreut të PL-së, Ilir Metës, i cili do të jetë në listë të hapur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialet zgjedhore në të gjitha qarqet për ngritjen e qendrave të votimit, të cilat tashmë janë caktuar. Gjithashtu partitë kanë caktuar komisionerët dhe vëzhguesit e tyre, teksa këto zgjedhje do monitorohen nga afër edhe prej misionit OSBE-ODIHR dhe faktorit ndërkombëtar. Gjithashtu është  ngritur edhe një Task-Forcë për hetimin e krimeve zgjedhore, ku deri tani janë depozituar mbi 50 denoncime. Ky grup përbëhet nga Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe KQZ.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet