LIVE UPDATES
Aktualitet

Sondazhi: Shumica dërrmuese në Shqipëri shohin korrupsionin si problem serioz, kanë besim tek SPAK-u

Afro 86 pë qind e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz. Ndërsa 69 për qind e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK-u mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike.

7 Shkurt 2024, 09:23 Nga Ilirian Agolli
Sondazhi: Shumica dërrmuese në Shqipëri shohin korrupsionin si
Foto ilustruese

TIRANA- Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi të martën një sondazh kombëtar mbi Shqipërinë, ku qytetarët shprehin një besim të lartë tek SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për sondazhin e realizuar nga qendra studimore IDRA, u pyetën afro 1 mijë e 800 qytetarë mbi 18 vjeç në të gjithë territorin. Afro 86 pë qind e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz. Ndërsa 69 për qind e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK-u mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike. Ata pohuan se korrupsioni më i përhapur në bashkitë e tyre është vjedhja ose keqmenaxhimi i qëllimshëm i fondeve, veprimet për interes vetjak, rryshfetet, klientelizmi në kurriz të meritokracisë dhe mosndëshkimi i keqbërësve.

"Është inkurajuese të shohësh që shumica e popullit shqiptar mbështesin përpjekjet anti-korrupsion, që po bëhen në vend. E ardhmja e Shqipërisë bazohet në suksesin e luftës kundër korrupsionit, i cili po sfidon veçanërisht klimën politike të polarizuar skajshëm në vend", tha Paul McCarthy, drejtori i IRI-it për Europën në deklaratën për shtypin.

Në sondazhin e publikuar nga IRI, pjesa dërrmuese e të anketuarve (63 për qind) renditin si problemet më të rëndësishme në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës (çmimet e larta) dhe papunësinë (40 për qind e tyre), si dhe më tej korrupsionin dhe migracionin. Pjesa më e madhe e tyre (mbi 60 për qind) pohuan se këto shqetësime kryesore do të ishin përcaktuese në votën e tyre për këshill bashkiak, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Afro 60 për qind e të anketuarve pohuan se vendi po qeveriset në funksion të interesave të grupeve të caktuara, ndërsa 38 për qind thanë se qeverisja u shërben interesave të shumicës së qytetarëve. Afro 53 për qind e tyre u shprehën pesimist mbi pyetjen nëse brezi i të rinjve të sotëm ka një të ardhme në Shqipëri, ndërsa 43 për qind shprehen optimist për të ardhmen. Megjithatë, rreth 58 për qind e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe 39 për qind se ai po shkon në drejtimin e gabuar. Rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë, pjesa tjetër janë mosbesues dhe më frikë nga e ardhmja.

Rreth 54 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e bashkive dhe kryebashkiakëve përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, ndërsa afro 44 për qind ishin të pakënaqur. Ata shprehen edhe për komunikimin e pakët që kanë me pushtetin vendor pas zgjedhjeve si me bashkiakët, këshilltarët dhe administratën bashkiake. Afro 90 për qind e të anketuarve mendojnë se këshilltarët socialistë dhe opozitarë duhet të komunikojnë më shumë me qytetarët, por janë të ndarë në dysh në perceptimin nëse këshillat kanë më shumë apo më pak pushtet krahasuar me kryebashkiakët. Në sondazh, 87 për qind e të anketuarve mendojnë se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë mundësinë që të votojnë në Shqipëri Rreth 60 për qind e të anketuarve pohojnë interesimin e tyre të lartë për lajmet, kryesisht nga televizioni dhe mediat sociale, ndërsa më të besueshme për ta janë televizionet me licenca kombëtare. Afro 90 për qind e tyre pohojnë se gjithësesi zotërojnë një telefon të lidhur me internetin, ku përdorin thuajse përditë aplikacione informacioni./ VOA

sondazh spak

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë