LIVE UPDATES
Aktualitet

"Sofra Pukjane” në mbështetje të zhvillimit social-ekonomik të banorëve të Pukës

Sofra Pukjane bashkoi sot në vendlindjen e tyre shumë prej pukjanëve, të cilët ndër vite u larguan drejt zonave të tjera të vendit apo në emigracion në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Si të gjithë bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë edhe bashkia e Pukës, megjithëse me pasuri të shumta natyrore, me minerale dhe pyje, vazhdon të ketë ritme më të ulëta zhvillimi, krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë.

5 Tetor 2024, 22:11 Nga N.F
"Sofra Pukjane” në mbështetje të zhvillimit
Pukë

PUKË- Në qytetin e Pukës u mbajt sot “Sofra Pukjane”, një organizim i profesionistëve, biznesmenëve dhe qytetareve pukjanë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të vendlindjes se tyre, si dhe traditave historike dhe kulturore të kësaj zone. Bashkia e Pukës, me 41 fshatrat e saj, megjithëse me pasuri të shumta natyrore, mbetet një nga zonat më të varfëra në Veri të Shqipërisë. Gjatë 12 viteve të fundit nga Puka janë larguar drejt zonave të tjera të vendit ose ne emigracion thuajse gjysma e banorëve.

Sofra Pukjane bashkoi sot në vendlindjen e tyre shumë prej pukjanëve, të cilët ndër vite u larguan drejt zonave të tjera të vendit apo në emigracion në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Si të gjithë bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë edhe bashkia e Pukës, megjithëse me pasuri të shumta natyrore, me minerale dhe pyje, vazhdon të ketë ritme më të ulëta zhvillimi, krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Presidenti i Sofrës Pukjane, Tonin Alia, thotë se kjo është edhe arsyeja që një grup qytetarësh, biznesmenë dhe profesionistë të njohur pukjanë, janë bashkuar në Sofrën Pukjane, një organizim ky që synon mbështetjen e vendlindjes dhe të traditave të pasura të zonës.

“Qëllimi i Sofrës Pukjane është bashkimi i biznesmenëve pukjanë në harmoni me njëri-tjetrin duke grumbulluar disa kontribute dhe për të ndihmuar Pukën dhe pukjanët. Njerëzit kanë lëvizur për të shkuar në vende më të mira, sidomos janë grumbulluar në Tiranë, Lezhë dhe në qytete të tjera, por kanë ikur edhe jashtë vendit, në emigracion. Ne po arrijmë në një fazë që të mundësojmë që njerëzit të kthehen këtu. Kanë filluar ndërtimet e shtëpive turistike, lokaleve dhe shumë veprave që nxisin njerëzit të kthehen dhe të kalojnë një turizëm një ditor e deri një javor”, tregon ai.

Bashkia e Pukës, me 41 fshatrat e saj, sipas Censusit të vitit 2011, kishte rreth 11 mijë e 100 banorë, ndërsa 12 vite më pas, sipas Censusit të fundit të vitit 2023, numri i banorëve thuajse është përgjysmuar duke zbritur në afër 6 mijë e 200.

Për Vera Mollën, drejtuese e fondacionit “Fjala e jetës internacionale”, synimi i tyre është mbështetja për vendlindjen si dhe ruajtja dhe përcjellja e traditave të saj tek brezat më të rinj, duke u përpjekur të lehtësojnë sado pak vështirësitë e jetesës për familjet në nevojë.

“ Fshatrat e Pukës janë shumë të bukura, zonat e thella janë shumë të bukura dhe prodhojnë gjithçka që ka nevojë njeriu të konsumojë, të shikojë me syrin e tij. Por mungon infrastruktura. Njerëzit e kanë kuptuar tashmë se çfarë është biznesi dhe turizmi, kanë tentuar të kthehen, por kemi akoma shumë mungesa për shkakun e infrastrukturës. Njerëzit nuk marrin shërbimet e duhura, prandaj është shumë e nevojshme dora e një Sofre, e shumë njerëzve së bashku, që t’i ndihmojmë”, thotë ai.

Megjithëse të larguar prej vitesh nga vendlindja, disa prej anëtarëve të Sofrës Pukjane kanë investuar vitet e fundit në ringritjen e kullave të tyre të vjetra dhe bujtinave, mbështetur në vlerat e traditës së zonës, duke i vënë në funksion të biznesit dhe turizmit.

Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, përfaqësuesit e Sofrës Pukjane ofruan mbështetjen e tyre për të investuar jo vetëm në drejtim të nxitjes sëbiznesit vendas, por edhe ruajtjes së vlerave tradicionale të kësaj zone, me kontribut në historinë dhe kulturën kombëtare.

Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, thotë se kohët e fundit ka patur një qasje shumë negative që ka nxitur largimin e të rinjve dhe të rejave jashtë shtetit.

"Kjo është një klimë që ne nuk do ta mbështesim, por do të krijojmë nundësi duke i hapur dyert. Duke u krijuar kushtet do të afrojmë biznesin privat me qëllim që ai të jetë një themel i fortë për zhvillimin ekonomik të Pukës”, thotë ai.

Pjesë e Sofrës Pukjane u bë edhe panairi “Agro Puka”, që nxit fuqizimin e familjeve përmes shfrytëzimit të frutave të egra të pyllit. Puka është një nga bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë, me një terren të vështirë malor dhe largësi nga qendrat e tjera urbane, një zonë që njihet për traditat e pasura atdhetare dhe kulturore, që meriton më shumë vëmendje, sidomos në drejtim të përmirësimit të jetesës dhe ekonomisë së banorëve./ VOA

puke sofra pukjane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet