LIVE UPDATES
Aktualitet

"S’mjaftuan shpullat, t’i ngjis buzët…", e reja rrihet nga pronarja e qendrës estetike

Për shkak të disa pakënaqësive, zonja thotë se kur fillonte seancën e dobësimit, pajisjet nuk viheshin plotësisht në punë e në vend që të bënte 60 minuta trajtim, përfundonte me 30 minuta.

31 Mars 2025, 21:20 Nga r.ll
"S’mjaftuan shpullat, t’i ngjis buzët…", e
foto ilustruese

TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçare, e cila thotë se është dhunuar nga Administratorja e “Gania’s Center”, një qendër dobësimi në Tiranë. Fillimisht denoncuesja bashkë me shoqen e saj, përfituan paketën në ofertë prej 600 mijë lekësh të vjetra.

Kur nisën trajtimet, pronarja e qendrës, Ganimete Kadëna i fliste ashpër. Për shkak të disa pakënaqësive, zonja thotë se kur fillonte seancën e dobësimit, pajisjet nuk viheshin plotësisht në punë e në vend që të bënte 60 minuta trajtim, përfundonte me 30 minuta. Kjo situatë përfundoi me debat dhe pronarja e qendrës e godet me shpulla.

“Kam ardhur këtu pasi jam dhunuar nga një qendër dobësimi, quhet “Gania’s Center” me administratore Ganimete Kadëna. Kam parë një ofertë aty që ishte për 14 Shkurt, ishte 600 mijë lekë. E fillova me një shoqe, nuk na është treguar asnjë rregull dhe nuk na është pyetur nëse jemi mirë apo jo. I bënte dhe menaxherja atje. Unë isha me shoqen time, po bëja një muhabet, por nuk po bërtisnin, nuk po shqetësoja njeri.

Kjo ngrinte volumin e televizorit në maksimum që ne të mos flisnim. Ne nuk i jemi kthyer, as unë e as shoqja, sepse ishte menaxherja dhe ne nuk donim asnjë lloj konflikti. Kur shoqja ime qeshte ajo na thoshte a ka mundësi të mos qeshni, na qepte gojën. I gjithë problemi tek unë ishte tek pajisjet, nuk viheshin në punë, nuk nxeheshin, nuk e bënim minutazhin për të cilin ne kishim paguar. Kur peshohesha nuk kisha rezultate, në datën 19 Mars kur shkova kisha të njëjtin problem me pajisjet. Unë flas gjithmonë me ato gocat që punojnë gjithmonë aty dhe nuk binin dakord për të ndezur pajisjet e lashë, sepse nuk doja konflikte.

Shkoj tek hidromasazhi, pajisja nuk po nxehej, unë nuk po djersija dhe i them asaj gocës nëse kishte ngritur temperaturën në maksimum, ato më thanë po dhe po qeshnin me njëra-tjetrën. Të nesërmen shkoj, atje ishte edhe menaxherja dhe më thotë a mund të flasim, i them po, dhe më thotë çfarë ka ndodhur dje, kush je ti që të ofendosh. Unë i thashë që nuk i kam ofenduar, ajo më tha ti nuk e di se kush jam, unë të marr e të përplas për muri. Nuk përplasi për muri, por më përplasi surratin. Unë kisha ngrirë, kisha telefonin në një dorë dhe ngriva”, tregon denoncuesja.

Në këto kushte u njoftua policia dhe administratorja Ganimete Kadëna pranoi, që situata kishte degraduar në dhunë fizike.

“Pas kësaj unë marr policinë dhe ajo aty pranon se më ka dhunuar. Tha të kam prekur me dorë sepse ti më ke sharë. Kërkonte më këmbëngulje nga ana ime që unë e kisha sharë, sepse kjo ishte sipas saj arsyeja që kishte kaluar në dhunë fizike. Policia pyeste nëse donin që ta çonin ngjarjen më tej, për të bërë denoncim. Nuk e bëra denoncimin, sepse nuk doja që të fusja në sherr familjen time. Bëra 11 seanca gjithsej, ndërkohë që më kishin ngelur dhe 7 të tjera për celulitin. Duhet të më ktheheshin lekët, por nuk më ktheu lekët”, shtoi më tej denoncuesja.

Gjërat u mbyllën aty dhe denoncuesja kërkoi mbrapsht pjesën e parave për seancat e pashfrytëzuara. Por pasi la një përshtypje negative në faqe, pronarja e qendrës i tha se nuk i kishin mjaftuar shpullat.

Qytetarja: Kam qenë jashtë! Por kishe bërë atë ftesën tek story ti, që të vija këtu, të haja ca shpulla të tjera. E para, e dyta, e di, që shkel ligjin, duke hedh të dhënat e mia personale aty, dhe duke insinuar, që unë zhvishem në korridor. Mu m’ka thënë Stela,( punonjëse)që s’lejohet! Kam kërku falje dhe kam qenë me peshqir.

Ganimete Kadëna: Jo, ti nuk ke kërku falje! Ke thënë, që unë zhvishem, e bëj tamam para kamerave.

Qytetarja: Jo, nuk e kam thënë në asnjë moment! Ti i ke kamerat, dhe nuk e di nëse i ke me zë, që mund t’i dëgjosh shumë qartë. A ke me m’dhanë shpulla të tjera, pasi m’ke ba ftesën?

Burri i Ganimetes: O goca…

Qytetarja: Nuk flas me burra! Nuk flas me burra!

Burri i Ganimetes: Dëgjo pak…!

Qytetarja: Nuk flas me burra! Ke fol me burrin tim!

Burri i Ganimetes: Vazhdo dil jashtë! Të lutem!

Qytetarja: Jo! Jo, nuk dal jashtë!

Burri i Ganimetes: Merr Policinë! (i thotë gruas)

Qytetarja: Kam ardhur me m’dhënë ca shpulla të tjera, edhe lekët për seancat, që s’kam ba, pasi m’ke dhanë veç 97 mijë lekë!

Burri i Ganimetes: I ke marrë lekët. I ke marrë lekët.

Qytetarja: Se ke thanë, ke ardh tek shtëpia ime, ke shajt!

Burri i Ganimetes: Po pra, ke ardh tek shtëpia ime dhe më ke ofenduar!

Qytetarja: S’është shtëpia jote! Është biznesi, ku kam pagu 600 mijë lekë. S’është shtëpia jote!

Burri i Ganimetes: Po pra po, por s’do të thotë, që të më ofendosh!

Qytetarja: S’kam ofendu! Ti ke ofendu dhe ke thanë, “bundra”.

Ganimete Kadëna: Ia kam thanë Frankës (shoqes), s’ta kam thanë ty!

Qytetarja: Po, ju jeni bundra!

Ganimete Kadëna: Ule zërin pak! Qetësohu, qetësohu!

Qytetarja: Jo, nuk qetësohem!

Ganimete Kadëna: Më erdhi Franka kështu, para fytyrës!

Qytetarja: Po ashtu qysh më gjujte ti mu, edhe Franka ka nervin e vet!

Pronarja Ganimete Kadëna: Absolutisht!

Qytetarja: Ti, që s’ke fjalor fare, the “bundra”. Të kisha përdorur unë duart kundra gruas tate, të betohem që burri im, do kishte kërku falje!

Burri i Ganimetes: Zgjidhe me Polici, me ligj!

Qytetarja: S’i ka përdor duart kjo? Tregohu burrë! Nuk i ka përdorur duart kjo?

Burri i Ganimetes: Të lutem, zgjidhe me Polici!

Ganimete Kadëna: E kishe pak edhe ti, në qoftë se unë e kisha pak të sharën.

Qytetarja: Se ti kërcënove, më the t’përplas për murin e t’bëj…

Ganimete Kadëna: Mos i përdor me mua ato fjalë, se t’i ngjis buzët bashkë! Kaq!

Qytetarja: Buzët bashkë i kam unë. I ke pa të ndame?

Ganimete Kadëna: Po!

Qytetarja: Shko ngjit tulin tat! Hiqe atje, mos u merr me mu! Çfarëdolloj fjale unë të kem thënë, nuk e justifikon dhunën. Njerëzit po vriten dita ditës për një fjalë, ti ushtron dhunë dhe e pohon te faqja jote! Unë nuk e di, si s’të vjen turp, thu dhe je mama.

Bashkë me gruan e dhunuar, gazetarja e “Stop” shkon në komisariatin 4, ku zonja bën denoncimin.

Shefi i Krimeve Riki Pepa: Do vijë me ne në Komisariat të bëjë edhe kallëzim!

Polici: Juve jeni e dhunuara?

Qytetarja: Po!

Shefi i krimeve Riki Pepa: Ku është pala tjetër?

Qytetarja: Brenda!

Shefi i krimeve Riki Pepa: Si jeni? Si kalove?

Burri i Ganimetes: Si kalove? Flasim pak? Futuni, por pa gazetaren!

Shefi i krimeve Riki Pepa dëgjoi palët dhe sekuestroi pamjet filmike, si prova, që do t’i kalojnë prokurorisë.

Shefi i Krimeve Riki Pepa: Vajza bëri një kallëzim. U sekuestrua DVR-ja ne momentet e para. Edhe personat e tjerë, do japin sqarim për situatën.

Gazetarja: Materialet i kalojnë prokurorisë?

Shefi i Krimeve Riki Pepa: Po, patjetër!/Tv Klan 

ganimete kadena

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet