Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të njëjtin shqetësim e kishte edhe kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi i cili jo më larg se një ditë më parë kishte shpëtuar nga përplasja me një person që përdor skuter.
Disa ditë më parë, afër Tajvanit, Tiranë, një i ri përplasi me skuterin e tij 3 gra.
Pak ditë më pas, Ismet Beqiraj, anëtar i Komisionit të veprimtarisë prodhuese ngriti problemin e përdorimit të skuterave elektrikë duke thënë se kolegia e tij kishte shpëtuar për pak nga përplasja me një person që përdorte skuter. Të njëjtin shqetësim e kishte edhe kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi i cili jo më larg se një ditë më parë kishte shpëtuar nga përplasja me një person që përdor skuter.
Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore thotë për Gazetasi.al se prej 2 vitesh, që kur skuterat filluan të përdoren gjatë pandemisë, janë kthyer në një burim rreziku për aksidente.
“Padyshim përbëjnë një burim të shtuar rreziku për aksidente. Ato drejtohen nga njerëz që nuk respektojnë asnjë rregull të qarkullimit rrugor dhe shumë vende në botë po i heqin nga qarkullimi”, thotë Qibini i cili shton se për shkak të gjithë problemeve që kanë sjellë, po diskutohet se kush duhet t’i drejtojë, mosha dhe çfarë leje drejtimi duhet të ketë.
“Po diskutohet edhe vendi se ku duhet të qarkullojnë në rrugë. Unë mendoj se duhet të lëvizin tek korsitë e biçikletave, jo korsitë e automjeteve”,- thotë Qibini.
Ky mjet nuk furnizohet me lëndë djegëse por me energji elektrike, është komod dhe shpejtësia e tij arrin 20 kilometër për orë deri në 70 kilometër për orë. Shpejtësi e cila mund të përbëjë rrezik për përdoruesit e saj apo kalimtarët rastësorë.
Blendi Gonxhe, drejtori i DPSHTRR ka thënë për Gazetasi.al se qarkullimi i tyre është i rregulluar me VKM 153, “rregullorja e Kodit Rrugor”, e shkeljet kryesore që bëjnë personat që i drejtojnë janë: Mosvendosja e kaskos, mos bërja të dallueshëm natën, mungesa e dritave para dhe mbrapa, tejkalimi i shpejtësisë, mos sinjalizim krahu në kthesa, mos respektim semaforësh etj.

Përderisa ka ligje që mund të ndëshkojë drejtuesit që po shkaktojnë aksidente, pse nuk zbatohet?
“Moszbatimi, vështirësia në zbatim apo pamundësitë janë hall më vete, por rregullat bazë janë në fuqi. Mjafton ta nisim me to”, thotë Gonxhe.
Por, Altin Qato, drejtor i policisë rrugore tha në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, tregtinë dhe mjedisin se policia rrugore i ka kapacitetet rrugore por nuk janë kapacitetet administrative për të monitoruar shkeljet nga përdoruesit e skuterave.
“Duke qenë se nuk kanë një dokumentacion për përdorimin e tyre, është e pamundur të ndëshkohen. Duke mos patur leje drejtimi apo targim të tyre, krijohen hapësirat për abuzimet që po bëhen”, tha Qato duke shtuar se edhe këshillimi i drejtuesve të këtyre mjeteve është e pamundur pasi angazhimi i policisë rrugore është i madh./GazetaSi
Pjetër Kola (Gjoka) PUKË- Nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen e Pjetër Kolës (Gjoka). Por mendohet se Policia &eu...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për vendimin e gjykatës për agjësimin e një përgjimi të Pro...
Viktor Çervanaku FIER- Detaje të reja zbulohen nga kapja e sasive droge dhe gjetjes së një laboratori droge në Frakull e Ma...
Viktor Cerveniku TIRANË- Viktor Cervanaku është pronari i shtëpisë në Fier, ku dyshohet se përpunohej kokania e ardhur n...
Viktor Çernavaku TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga laboratori i kokainës që u zbulua këtë të enjte në fsha...
Pamje nga banesa TIRANË- Zbulohen pamje nga banesa e Viktor Çervanakut. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga...
Policia malazeze FIER- Vazhdon aksioni nga SPAK, DEA dhe policia malazeze në laboratorin e drogës në Fratar të Fierit, ku u zbuluan rre...
Pamje nga Fieri FIER- Detaje të reja janë bërë me dije nga laboratori i drogës që u zbulua në Fier pas një operacio...
Fiqeret Muçaj FIER- Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka bërë me dije gjatë intervistimit nga mediat se nuk ...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste t&eum...