LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali/ Skema si futen para false në Shqipëri, grupet përdorin pagesa në kriptovalutë

Por, nëse deri dje këto grupe përdornin transferta në pikat e këmbimit valutor, sot ata përdorin pagesa në monedha virtuale, të cilat janë shumë të vështira për t’u gjurmuar nga organet ligjzbatuese.

19 Maj 2022, 21:13 Nga DOSJA
Skandali/ Skema si futen para false në Shqipëri, grupet përdorin
Biseda

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes skemën e futjes së parave false në Shqipëri, ku grupet kriminale përdorin rrjete sociale për reklamim. Por, nëse deri dje këto grupe përdornin transferta në pikat e këmbimit valutor, sot ata përdorin pagesa në monedha virtuale, të cilat janë shumë të vështira për t’u gjurmuar nga organet ligjzbatuese. Gazetarët e emisionit investigativ faktuan me zë dhe figurë disa grupe dhe individë, të cilët “shisnin” para false. Por, këto grupe tashmë bashkëpunojnë me disa pika të këmbimit valutor, ku pagesa ndaj trafikantëve dhe falsifikatorëve bëhet me kriptovalutë.

Rrjetet sociale, “reklamë” për para false; Bëj pagesën, t’i sjell motoristi!

Në Shqipëri ekziston një treg i parave false, ku ato reklamohen ne rrjetet sociale për t’u shitur. Fiks Fare hyri në kontakt me personat që reklamonin para të falsifikuara në rrjetet sociale. Nëse bën një kërkim në rrjetin social ‘Tik Tok’ gjen dhjetëra faqe që të ofrojnë shitjen e eurove false.

Mbrapa këtyre faqeve qëndrojnë persona që nuk identifikohen. Madje në këto adresa që tregtojnë euro false ekziston edhe një kurs këmbimi. Për blerjen e eurove false, duhet të paguash 15% -20% të vlerës. Në këto faqe për blerjen e 1 mije eurove false të kërkojnë të paguash 150- 200 euro.

Skemat e pagesës janë dy: nëpërmjet kartave bankare ose nëpërmjet kriptovalutës. Shitësit e eurove false të premtojnë dërgim të shpejtë të mallit nëpërmjet korrierëve të tyre. Pasi kontakton në rrjetet sociale me këta shitës, ata të orientojnë për të komunikuar privatisht në platformën telegram, ku mendojnë se janë më të sigurt për t’u përgjuar apo identifikuar.

“Askush nuk e gjen dot personin që bënë mashtrimin, pasi pagesat bëhen në kriptovalutë. Janë për të humbur gjurmët. Në këtë rast mashtruesi mashtron mashtruesin dhe nuk i denoncojnë” thotë eksperti Tomi Kallanxhi.

Fillimisht Fiks Fare kontaktoi me ÇËIP, një faqe që reklamon shitjen e eurove false në Tik Tok. Administratorët e kësaj faqeje kërkuan që të komunikonim në ëhatsapp me ta dhe na japin dhe një numër telefoni që ka prefiksin e Mbretërisë së Bashkuar.

Tregojnë se kanë një rregullore të tyren, e cila nuk i lejon që të takojnë blerësit. Ndërkohë, si prova për besueshmërinë e tyre të japin foto të klientëve të tyre të kënaqur pasi kanë blerë eurot false tek ata. Shitësi i parë na tregon se pasi bën pagesën te një nga pikat që të tregojnë ata në Rrugën e Durrësit apo në Rrugën e Kavajës në Tiranë, motoristi i tyre të sjell porosinë, pra eurot false. “Kur blen në dark ëeb ti thjeshtë shkon në një ëeb që s’ke shanse të flasësh me personin që ka mallin. Në këtë rast ti ke shansin të flasësh, provat i ke te Tik Toku që ti gjete këtë numër. Kjo lloj dërgese që po merr ti është provë. Paratë ti sjell brenda ditës dhe i merr. Ti sjell motoristi” i shkruan personi gazetarëve të Fiks Fare, ndërsa kishte dijeni se, nëse pikasej nga policia, ai rrezikonte 8 vite burg.

Grupet kriminale kërkojnë pagesat në Kriptovalutë, nuk zbulohen

Në rrjetin social Tik Tok, emisioni “Fiks Fare” kontaktoi me 2 faqe të tjera, që shisnin euro false. Të dyja faqet e kaluan komunikimin me gazetarët e Fiks fare në Telegram. Aty na shpjeguan mënyrën sesi bëhej blerja e eurove false. “Po a e din ku ndodhen, exchanges. Vetëm shëno në google ‘Crypto Exchanges Tirana'” të sugjeron personi, i cili ka informacione se kush mund të konvertojë euro në kriptovalutë. Madje, ai i tregon se dy pika të këmbimit janë në afërsi të sheshit “Skëndërbej”.

Për të kryer pagesat, faqet në Tik Tok i adresuan gazetarët e “Fiks Fare” në disa pika të këmbimit valutor që bënin transferta me kriptovalutë. “Të gjitha bëhen me qëllim që grupet dhe individët mos të identifikohen. Është shumë e vështirë identifikimi, pasi individët nuk kanë paraqitur të dhënat personale” thotë eksperti Tomi Kallanxhi.

Për të kryer këto pagesa të japin edhe një bar code, të cilin na mësojnë sesi duhet ta paraqesim tek punonjësit e pikave të këmbimit valutor. Sipas tyre, ishte mjaft e thjeshtë të gjeje exchange të tilla.

Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në 2 prej këtyre pikave. Në pikën e këmbimit valutor, gazetarët kërkuan të transferonin 50 euro në USDT. Aty nuk pranuan të bënin këtë transfertë, pasi sipas tyre ishte shumë e vogël. Ata na treguan se bëjnë transferta të tilla në kriptovalutë, por për shuma mbi 300 dollarë.

Gazetarët u paraqitën një tjetër exchange për të bërë transfertat në bar codet që u dhanë shitësit e eurove false. Punonjësja e pikës së këmbimit, për të bërë këto transferta, jep një nuëmër telefoni të një personi që bën këtë proces. Pas komunikimit me telefon të gazetares së Fiks Fare me këtë person, ai na konfirmon transferimin e parave në 2 bar codet që na kanë dhënë shitësit e eurove false.

Pra, për çdo transfertë ky person kërkon komision. Ndërkohë që pagesën për 2 transfertat në kriptovalutë dhe për komisionet, gazetarja e bëri në sportelin e Excganget dhe punonjësja nuk i jep asnjë fature apo kupon tatimor, megjithë këmbënguljen e gazetares.

AMF: Pikat që këmbejnë valutë në kripto janë të paligjshme

Në vitin 2020, Parlamenti i Shqipërisë, miratoi ligjin nr.66 për monedhën virtuale. Objekti i ligjit është rregullimi i emetimit të tokenëve digjitalë dhe/ose të monedhave virtuale, i licencimit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e shpërndarjes, tregtimit e ruajtjes. Një ligj teknik, i cili detyron çdokënd që merret me monedhat virtuale të regjistrohet dhe licencohet.

Madje, tematika e këtij ligji ishte pjesë e një debati në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit socialist Erion Braçe dhe drejtuesve të AMF-së. Sipas Braçes, moslicensimi i asnjë subjekti ka sjellë pastrim parash nga grupet kriminale. Fiks Fare kontaktoi me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, duke i kërkuar informacion zyrtar për subjektet dhe individët e licensuar. AMF na ktheu përgjigje se “deri më tani, asnjë individ apo firmë nuk është licensuar për këmbimin e kriptovalutave”. Për rrjedhojë, të gjitha veprimet e kryera nga pikat e këmbimit valutor të denoncuara nga Fiks Fare, janë të paligjshme!

“Mesa kam informacion, asnjë individ apo subjekt nuk është licensuar. Nëse do të licensoheshin, do të tregonin se kishin monedha virtuale, duhet të paraqesin identitetet çka i bën subjekte të deklarimeve të fitimit” thotë Tomi Kallanxhi.

Kjo paligjshmëri ka sjellë që në Shqipëri të lulëzojë tregtia me kriptovalutë, e cila ka sjell pastrim parash dhe qarkullim të parave false. Policia e Shtetit ka bërë disa operacione për goditjen e këtij fenomeni, duke sekuestruar disa laboratorë, ndërkohë që ka arrestuar disa persona për falsifikim parash. Nga ana tjetër, fenomeni i parave false ka shqetësuar edhe Bankën e Shqipërisë, e cila këshillon qytetarët që të kenë kujdes.

Marrë nga Top Channel

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje