LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALI/ Si e ka zaptuar Valbona Treska karrigen e Urdhërit të Psikologut dhe refuzon të largohet pas humbjes së zgjedhjeve

Por edhe pse psikologët nga mbarë vendi vendosën që Urdhëri duhet të drejtohet tashmë nga Laboviti, edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga ky vendim, presidentja e shkarkuar dhe pa mandat, Valbona Treska refuzon të zbatojë ligjin. Edhe pse Policia shkoi 2 ditë më parë për ta nxjerrë nga zyra, ajo refuzoi të dalë duke përdorur një artificë tërësisht të jashtëligjshme për të qëndruar akoma në detyrë.

11 Qershor 2025, 13:58 Nga Dosja.al
SKANDALI/ Si e ka zaptuar Valbona Treska karrigen e Urdhërit të
Valbona Treska

TIRANË- Tashmë duhet të ishte larguar. Zgjedhjet e fundit që u zhvilluan te Urdhri i Psikologut nxorrën fituese Brunilda Labovitin përballë të preferuarës së presidentes aktuale të Urdhrit, kandidatja Elona Mustafaraj.

Por edhe pse psikologët nga mbarë vendi vendosën që Urdhëri duhet të drejtohet tashmë nga Laboviti, edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga ky vendim, presidentja e shkarkuar dhe pa mandat, Valbona Treska refuzon të zbatojë ligjin. Edhe pse Policia shkoi 2 ditë më parë për ta nxjerrë nga zyra, ajo refuzoi të dalë duke përdorur një artificë tërësisht të jashtëligjshme për të qëndruar akoma në detyrë.

Për ta shpjeguar më qartë, historia nuk ka nisur sot, por thuajse dy vite më parë, kur psikologët u bënë rresht kundër drejtimit që Treska ishte duke i bërë këtij urdhëri. Indinjata e tyre lidhet me punësimet e padrejta, selektivizimin në shpërndarjen e psikologëve nëpër institucione, trajnimet super të shtrenjta që lidhen direkt me kreditet për ushtrimin e detyrës apo edhe mos transparenca me shfrytëzimin e burimeve financiare të këtij urdhëri.

Me një luftë gati 2-vjeçare psikologët ia dolën të zhvilloheshin zgjedhje, në të cilat Treska vendosi që të mos garonte vetë. Ajo mbështeti Elona Mustafarajn, e njohur si mikesha e saj e ngushtë, por që në rast se do të fitonte, do të udhëhiqte nën influencën e saj.

Dosja.al ka parë një sërë komunikimesh në grupet e Whatsapp, ku Treska bën fushatë për të. Ndërkohë që zgjedhjet e zhvilluara më 5 qershor sollën disfatën e Mustafarajt dhe fitoren e Brunilda Labovitit, në lojë Treska futi një tjetër organ i cili drejtohet prej saj. Komisionin që do të duhet të certifikojë rezultatin. Shumë psikologë i shpjeguan Dosja.al, se kjo manovër ishte e pritshme.

Pra, zgjedhjet zhvillohen, zgjidhet presidenti i ri, por ato nuk njihen nga kupola aktuale e urdhërit me pretekstin se nuk kanë kuorumin e nevojshëm. Për ta shpjeguar në fjalë të thjeshta, grupi i Treskës, pretendon se meqënëse anëtarësia e urdhërit është 1480 psikologë, në zgjedhje morën pjesë gati 450-500, ose 1/3 e atyre që janë pjesë e këtij organi, dhe si të tilla meqënëse kjo ishte pjesëmarrja, atëherë zgjedhjet nuk mund të reflektojnë kalimin e stafetës.

Një logjikë e padëgjuar kjo, pasi në një rast të tillë, do të duhej që në çdo organ siç është urdhëri i Psikologut, karrigia duhet të ngelet peng, pasi nuk do të plotësohej “kuorumi”. Kundërshtarët e saj thonë të kundërtën. Ata pretendojnë se lista e anëtarësisë është në duartë e organeve të vjetra të Urdhërit, të cilat quhen të shkarkuara me zgjedhjet e 5 qershorit dhe si të tillë nuk mund të “certifikojnë” asnjë rezultat, pasi këtë gjë duhet ta bëjë Komisioni i dalë nga zgjedhjet e reja.

Si do të veprohet? 

Skandali në Urdhrin e Psikologut është më shumë sesa një përplasje mes dy grupeve, por një provë e drejtpërdrejtë se si edhe në shoqëri të vogla profesionale, fenomenet e kapjes, arrogancës institucionale dhe manipulimit procedural mund të mbijetojnë në mungesë të kontrollit publik.

Fitorja e Labovitit është një akt i guximshëm nga komuniteti i psikologëve. Por për të qenë e plotë, ajo kërkon përkrahje ligjore, institucionale dhe qytetare, që demokracia të mos jetë thjesht një votë, por një proces që funksionon deri në fund./Dosja.al

valbona treska elona mustafaraj brunilda laboviti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet