LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali në shëndetësi/ VOA: Sëmundjet cerebrovaskulare nuk trajtohen në spitalet shtetërore

Në Shqipëri trajtimi i sëmundjeve cerebrovaskulare, ka marrë një vëmendje të veçantë për ekspertët, pasi ato përbëjnë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve.

15 Gusht 2023, 19:35 Nga A.B

Skandali në shëndetësi/ VOA: Sëmundjet cerebrovaskulare nuk

Në Shqipëri trajtimi i sëmundjeve cerebrovaskulare, ka marrë një vëmendje të veçantë për ekspertët, pasi ato përbëjnë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve. Sipas njohësve të fushës, sot ka një debat mbi protokollet e ndjekura për trajtimin e sëmundjeve cerebrovaskualare në sistemin publik shëndetësor. Mungesa e shërbimeve bashkëkohore, përmes procedurave pa kirurgji, të cilat pak kohë më parë janë ofruar për disa vite, ngre mjaft pikëpyetje sipas ekspertëve. Disa mjekë me të cilët Zëri i Amerikës bisedoi, thanë se shkaku i ndërprerjes së tyre lidhet me mungesën e mjeteve të konsumit. Kjo ka bërë që këto procedura, të kryhen vetëm në sistemin privat shëndetësor, me kosto të larta për qytetarët.

Zëri i Amerikës

Në Shqipëri debatet mbi mangësitë në shërbimin shëndetësor publik, morën një përmasë të re pas thirrjes publike për një ndihmë financiare prej 20 mijë eurosh nga familjarët e aktorit dhe regjisorit Genc Fuga, me qëllim që ai të kurohej në një spital privat në Tiranë pas një goditje ishemike në tru.

Shpejtësia e ndërhyrjes për trajtimin e sëmundjeve cerebrovaskulare është kritike për t’i shpëtuar jetën pacientit. Zoti Fuga kishte nevojë për trombektomi. Ky shërbim është ofruar në sistemin publik për disa vite, por aktualisht është ndërprerë.

Në strukturat shtetërore kjo sëmundje trajtohet me procedurën e trombolizës, për shkrirjen e trombeve, por që nuk ka të njëjtën shkallë suksesi, sipas ekspertëve të fushës.

Numri i vdekjeve nga sëmundjet cerebrovaskulare, sipas Institutit të Matjeve Shëndetësore për Barrën e Sëmundjes, një agjeci prestigjoze amerikane, është dyfishuar, krahasuar me tre dekada më parë.

Prirja e rritjes ka vijuar edhe në dhjetëvjeçarin e fundit, dhe për vitin 2019 nga ky institut vlerësohen afërsisht 5 mijë e 600 vdekje. Kësaj prirje i referohet edhe programi i Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.

Megjithatë sipas të njëjtit institut, vdekshmëria e standardizuar për moshën në dekadën e fundit është në rënie (një tregues që shmang vdekjet e popullatës së moshuar dhe i referohet vetëm grupmoshës 30-69).

Të dhënat për këtë grupmoshë konfirmohen edhe nga ISHP. Por një e dhënë tjetër e ISHP, që për ekspertët dëshmon një nga problemet më serioze të shëndetit publik lidhet me shtrimet në spital nga sëmundjet cerebrovaskulare. Ato që prej vitit 2015 janë rritur me afro 30% duke mbërritur në rreth 8 mijë raste në vit.

Sipas tyre këto janë të dhëna të rëndësishme për vëmendjen që duhet të marrë trajtimi i sëmundjeve cerebrovaskulare në sistemin shëndetësor publik, pasi nuk janë raste të izoluara.

Zv. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ilir Alimehmeti i tha Zërit të Amerikës se mungesa e ndërhyrjes jetëshpëtuese përmes trajtimit me trombektomi në spitalin publik ngre pikëpyetje të mëdha, kur ai është ofruar disa vite më parë.

“Është e paimgjinueshme se si sistemi shëndetësor publik, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria Shqiptare e kanë lënë kaq pas dore këtë situatë. Është e paimagjinueshme se si mund të lihet popullata shqiptare pa një trajtim, i cili është kryer më parë dhe sot kryhet vetëm në sistemin shëndetësor privat. Ata persona që kanë nevojë për këtë ndërhyrje, ndodhen jo vetëm nën presionin e sëmundjes, por dhe të kohës sepse duhet kryer sa më shpejt të jetë e mundur dhe duhet të sigurojnë shifra kaq të larta që pjesa dërrmuese e popullatës shqiptare vështirë se mund t’i gjejë brenda pak orëve”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Ilir Alimehmeti, Zv. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në UMT.

Gazetari Carlo Bollino, shprehu shqetësim se qytetarët nuk kanë mundësi të bëjnë zgjedhje vullnetare, në rastin e procedurës së trombektomisë, pasi ajo ofrohet vetëm në spitalin amerikan në Tiranë, një institucion privat. Z. Bollino thotë se nëse shteti nuk është në gjendje ta ofrojë këtë shërbim në strukturat publike, atëherë duhet të rimbursojë kostot e pacientit.

“Një qytetar ishte i detyruar të shkonte në strukturat private dhe ajo që ishte akoma më skandaloze, s’kishte asnjë mbështetje nga shteti, pavarësisht faktit se pas zhurmës mediatike, qeveria vendosi një shumë prej 2 milionë lekësh që ai të përballonte kostot. Po në shumë raste të tjera njerëzit kanë paguar nga xhepi, kanë marrë kredi në banka për të përballuar një ndërhyrje jetëshpëtuese sepse strukturat publike nuk e ofrojnë. Në rastin konkret skandali ishte në përmasa të qarta”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Carlo Bollino, Report TV.

Zëri i Amerikës bisedoi me mjekë të shërbimit të neurokirurgjsë në QSUT, për të mësuar mbi arsyet e ndërprejes së ndërhyrjeve bashkëkohore për sëmundjet cerebrovaskulare, të cilat kanë një shkallë më të lartë suksesi.

Mjeku neurokirurg, Mentor Petrela, drejtues për 3 dekada në këtë shërbim tha se përpjekjet shumëvjeçare për ngritjen e shërbimit STROKE dhe endovaskular janë finalizuar në vitin 2008, me mbështetjen e USAID dhe disa miqve të tij mjekë nga Franca dhe Zvicra, duke bërë të mundur, që përmes ndihmave financiare këto procedura të vijonin disa kohë.

Pas ndërprejes së tyre këto ndërhyrje nuk kryhen që prej 6 vitesh. Z. Petrela nënvizon si arritje të rëndësishme shërbimin STROKE që kryen trombolizën ( një trajtim venoz që shkrin trombet e krijuara në enët e gjakut në tru, dhe përdoret për goditjet ishemike) në QSUT që prej vitit 2015, por siç shprehet ai, kjo nuk mjafton.

Ndërsa mjeku neuroradiolog intervencionues i investuar krah Z. Petrela, në këto trajtime, në sistemin shëndetësor publik dhe atë privat, ( pasi angazhimi i mjekëve edhe në sistemin privat nuk ndalohet me ligj) Arben Rroji shpjegon për Zërin e Amerikës se ndërprerja e ndërhyrjeve pa kirurgji për sëmundjet cerebrovaskulare, lidhet me mungesën e mjeteve të konsumit.

“Procedurat e para për këto sëmundje si, embolizimi i aneurizmave dhe disa të tjera, janë kryer rreth vitit 2010 ndërsa trombektomia (ndërhyrje pa kirurgji për trajtimin e goditjeve në tru) 4 vjet më vonë, nën konsultimin e mjekëve të huaj me materiale të dhuruara dhe një aparat monoplan ivestim i QSUT pas insistimit të profesor Mentorit”- thotë Z. Rroji.

“Këto trajtime, megjithëse të pakta në numër vazhduan me materiale të blera nga vetë pacientët pavarësisht kërkesave drejtuar QSUT-së, për t’u pajisur me to”- sqaroi ai.

Si, Z. Petrela, i cili prej një viti ushtron profesionin e tij vetëm në një spital privat, ashtu dhe Z. Rroji nënvizojnë kërkesat e herëpashershme drejtuar autoriteteve zyrtare për të financuar shërbime të tilla jetëshpëtuese në kurimin e sëmundjeve cerebrovaskulare.

“Aktualisht na kërkohet të realizojmë këto procedura pa u plotësuar kushtet minimale për realizimin e tyre”- shpjegon mjeku Arben Rroji, - “siç do të ishte një aparat biplane” (pajisje imazherike që përdoret gjatë ndërhyrjeve pa kirurgji) që redukton dozën e rrezatimit. Pajisja që është përdorur për këto procedura më herët quhej monoplan dhe siç thotë mjeku Rroji ka rrezatim të lartë, të rrezikshëm për jetën e mjekëve dhe të pacientit.

Mjeku neurokirurg Mentor Petrela, argumenton për Zërin e Amerikës, se kostot në mjekësi rriten vazhdimisht, dhe se ky nuk është problem i mjekëve por i politikëbërësve.

Mjekë në shërbimin e neurokirurgjisë thonë se numri i pacientëve që paraqitet në strukturat shtetërore dhe kanë nevojë për trajtim përmes metodës së trombektomisë përllogaritet rreth 30 në muaj me kosto 300 mijë euro, pra rreth 50% më pak se në strukturat shëndetësore private. E megjithatë ata thonë se procedura e quajtur trombektomi, është një metodë bashkëkohore që edhe në vendet e zhvilluara po konsolidohet në këto 10 vitet e fundit dhe se atë nuk e përfiton gjithë popullata.

Por një prej pengesave kryesore në Shqipëri për kryerjen e procedurave pa kirurgji në trajtimin e sëmundjeve cerebrovaskulare, të cilat kanë njëshkallë më të lartë suksesi, përfshirë dhe trombektominë është edhe numri i pamjaftueshëm i mjekëve të specializuar për to.

Në përgjigje të kërkesës së Zërit të Amerikës, mbi përpjekjet për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve që goditen nga sëmundjet cerebrovaskulare, QSUT pranon e mungesën e procedurës së trombektomisë por nuk jep shpjegim se përse është ndërprerë që prej 6 vitesh, ndërsa rendit disa nisma, mes tyre ngritjen e qendrës së parë të trajtimit të aksidenteve vaskulare cerebrale (trombolizës) në QSUT në vitin 2016, shtrirjen e tyre së fundi në qytetet Fier, Korçë dhe Shkodër, investimin në aparatura imazherike diagnostikuese, rezonancë 3Tesla, angioskanera, angiografë si dhe arteriografi (DSA) për rastet kur ajo nevojitet, e vendosur në Spitalin Memorial të Fierit.

Autoritetet e QSUT sqarojnë se për shtimin e trajtimeve të reja në urgjencë duke përfshirë dhe trombektominë, po ecet me një plan të qartë për të vijuar me kryerjen e saj në një periudhë të afërt.

Trajtimi i sëmundjeve cerebrovaskulare merr një rëndësi të veçantë pasi shanset që pacienti të mbetet invalid, janë të mëdha. Avokati Adriatik Lapaj, i cili ka ndjekur në gjykatë çështje të mosmjekimit në kohë apo të gabuar, tha për Zërin e Amerikës se mungesa e investimeve në strukturat shtetërore për këto sëmundje, përkthehet në kosto për gjithë shoqërinë.

“Një pjesë e këtyre sëmundjeve të lënë invalid, dhe shoqëria jonë pastaj ka kosto se do paguajë invaliditetin, kujdestarinë. I lënduari është një forcë e munguar në tregun e punës që do t’i sillte shtetit të ardhura, do paguante sigurime, taksa dhe tatime. Dhe në këtë kuptim kush është i humburi i madh këtu? I pari është ai që mbetet invalid dhe familja e tij dhe më pas shoqëria”- argumentoi Adriatik Lapaj, avokat.

Për të minimizuar këto pasoja, mjeku Ilir Alimehmeti, veçon rëndësinë e shtimit të shërbimeve në kujdesin shëndetësor shtetëror për sëmundjet cerebrovaskulare.

“ Është koha për të ecur para për të parë çfarë bëhet në rrugë bashkëkohore. Kjo sëmundje do na godasë neve, do godasë familjarët tanë, nuk është gjë e rrallë, ndodh çdo ditë dhe nuk kursen askënd. Ne duhet të kemi një sistem shëndetësor publik, që di t’i bëjë ballë kësaj situate dhe ia ofron këto shërbime çdo qytetari shqiptar”- vijoi Ilir Alimehmeti, Zv. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Nga ana e tij gazetari Carlo Bollino thotë se sektori shëndetësor publik ka nevojë për reformë, dhe model të qartë.

“ Sistemi shëndetësor publik ka nevojë për reformë dhe një model të qartë. Do jetë sistem i bazuar në siguracione private apo si ai që kanë disa vende europiane duke përfshirë dhe Italinë ku ndërhyrja e shtetit është e fortë. Shqipëria është në mes, zyrtarisht ka sistem si Italia, shëndetësia falas, por konkretisht njerëzit janë të detyruar të paguajnë nga xhepi, sepse nuk është i përhapur sistemi i siguracionit privat. Përgjegjësinë kryesore e ka shteti, që duhet të bëjë të qartë, çfarë ofron dhe çfarë jo”- vijoi Carlo Bollino, Report Tv.

Sipas ekspertëve shërbimet e munguara, dhe ato që nuk ofrohen në kohë, në shërbimin spitalor publik kanë bërë që strukturat spitalore private në kryeqytet në dekadën e fundit të shtohen ndjeshëm në mënyrë jo normale, nga një në rreth 10 të tilla.

Pavarësisht përmirësimeve sistemi publik shëndetësor në këto 30 vite ka ecur në një rrugë të vështirë, e të shoqëruar nga mjaft sëmundje, që sipas njohësve të fushës lidhen me investimet e pamjaftueshme, me mungesën e strategjive të duhura që shkojnë në një krah me shkencën dhe trajtimet bashkëkohore, me paaftësinë e elitave drejtuese të tij, korrupsionin apo në mjaft raste edhe me lidhjet klienteliste mes politikës dhe shërbimeve shëndetësore jopublike./VOA

vdekje mjeke

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet