LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALI I AMP me arrestimin e 14 policëve në Shkodër për tenderin 2 mln lekë të ...vjetra

Ndërkohë që buja është fokusuar tek arrestimi i Saimir Rustemit. Ish-shefi i rendit me gradën kryekomisar cilësohet si një nga drejtuesit më të përgatitur të Policisë së Shtetit që ka spikatur në luftën kundër narkotike.

22 Korrik 2022, 12:04 Nga f.g
SKANDALI I AMP me arrestimin e 14 policëve në Shkodër për
Saimir Rustemi, ish-shefi i arrestuar

TIRANE- 14 policë dhe ish-efektivë të Policisë në Shkodër, përfshirë edhe ish-shefin e Rendit Saimir Rustemi u arrestuan pasditen e djeshme pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP), i akuzon për vjedhje dhe shpërdorim detyre për një tender të rikonstruksionit të Komisariatit të Policisë Shkodër me vlerë 2 milionë lekë. Sipas AMP, këta efektivë kanë favorizuar subjekte të ndryshme dhe në mënyrë të qëllimshme nuk i kanë referuar shkeljet me procedurat e prokurorimeve. Por çfarë ka ndodhur? Në dorë të kujt është kontrolli i trupës Policore sot?

Pasditen e të enjtes, flashet e televizioneve informative në Shqipëri u mbushën me lajmin se AMP kishte arrestuar 14 policë në Shkodër. Bingo! Efekti i parë u dha. Por me kalimin e minutave, lajmi u zbeh pasi u mor vesh se akuza e vjedhjes që i ka çuar sot në qeli, nuk lidhet konkretisht me punën e efektivëve të Policisë më shumë sesa me firmosjen formale të dokumentave të nevojshme për një tender. 

Por për çfarë tenderi bëhet fjalë? Dosja.al mësoi se gjatë viteve 2020 deri në fund të vitit 2021, disa tendera janë zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Shkodër dhe ku më konkretisht, tenderi për rregullimin e Komisariatit me vlerë vetëm 2 milionë lekë të vjetra, ku firma është hedhur edhe nga ish-shefi i rendit janë arsyeja e prangosjes. Dosja u interesua dhe mësoi se në fakt Saimir Rustemi ka hedhur vetëm një firmë në dokumentat e tenderit. Firma është formale por sërish AMP nuk u mjaftua dhe bëri arrestimin e tij dhe të 8 zyrtarëve të tjerë. Më konkretisht, ish-shefja e Financës në Policinë e Shkodrës, Veronika Xhanaj, që akuzohet se ka përvetësuar nga pagat e policëve është në prag pensioni dhe për 2 muaj lirohet nga detyra. Pensionin nuk do ta festojë me moshataret në lulishte por në arrest shtëpie për abuzime me tendera në vlerë të vogël. 

Hijet e zbulimit të parcelës në Oblik? Ndërkohë që buja është fokusuar tek arrestimi i Saimir Rustemit. Ish-shefi i rendit me gradën kryekomisar cilësohet si një nga drejtuesit më të përgatitur të Policisë së Shtetit që ka spikatur në luftën kundër narkotike. Tashmë ai është transferuar në Dibër, pasi më herët zbuloi një parcelë me 500 mijë rrënjë kanabis në Oblikë, por që policia e raportoi në 500 rrënjë duke ndihmuar trafikantët e drogës. 

A është Policia sot me efektivët apo me trafikantët? Pyetja nuk merr përgjigje përsa kohë që ngjarjet që kanë në fokus problemet psikologjike të shkaktuara nga presioni i punës së punonjësve të policisë nuk ndalojnë. Edhe pse e vendosur në rolin që i takon, AMP, nuk është parë kaq bashkëpunuese dhe e gatshme për të ndërhyrë në monitorimin e trupës policore në raste edhe më flagrante. A ishte goditja e djeshme një operacion suksesi apo shfaqje? A ka sot një kriter mbi të cilin vendosen kontrolluesit e Policisë së Shtetit. Kush i verifikon këta persona që lëvizin me forcën e ligjit? 

saimir rustemi amp agjencia e mbikqyrjes policore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet