Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas tij, pacientët që janë paraqitur në spital në datat e përcaktuara për trajtim nuk kanë mundur të marrin shërbimin jetik për shkak të ditëve të pushimit, duke rrezikuar seriozisht vazhdimësinë e protokolleve mjekësore.

TIRANË- Një denoncim është bërë sot nga gazetari Osman Stafa, lidhur me situatën te Onkologjiku. Gjatë një postimi në Facebook, Osmani shkruan se pacientët që ndjekin trajtimin me kimioterapi janë përballur me dyer të mbyllura dhe mungesë totale informacioni.
Sipas tij, pacientët që janë paraqitur në spital në datat e përcaktuara për trajtim nuk kanë mundur të marrin shërbimin jetik për shkak të ditëve të pushimit, duke rrezikuar seriozisht vazhdimësinë e protokolleve mjekësore. Denoncimi ngre shqetësimin se ndërprerja e shërbimeve për disa ditë radhazi, për shkak të pushimeve, ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për pacientët, të cilët nuk janë njoftuar paraprakisht.
Denoncimi i gazetarit Osman Stafa
Çfarë ndodh sot me pacientët e Onkologjikut? Pacienti paraqitet në spital për të kryer kimioterapinë sipas datës së përcaktuar dhe gjen derën e spitalit të mbyllur. Kimioterapia nuk është një procedurë që shtyhet sipas komoditetit të sistemit apo pushimeve zyrtare. Ajo ndiqet sipas protokolleve të përcaktuara, me intervale të sakta, sepse çdo vonesë mund të ndikojë në trajtimin e pacientit. Po, stafi ka të drejtë për pushim.
Por një sistem normal shëndetësor nuk i lë pacientët pa shërbim dhe pa informacion. E premtja e javës së shkuar pushim, e shtuna dhe e diela pushim, e hëna sot po ashtu. Pra një pacient që duhet ta bënte kimion të premten, ka humbur sot 4 ditë. A e ka pushim kanceri këto 4 ditë?
Në vendet ku sistemi funksionon, edhe kur ka ditë pushimi, shërbimet jetike organizohen me personel të reduktuar, por nuk ndërpriten dhe mbi të gjitha, pacienti njoftohet, nuk lihet të vijë kot. Pacienti nuk njoftohet kur shërbimi nuk funksionon, por njoftohet vetëm kur mungojnë ilaçet. Kjo praktikë është e papranueshme.
Jo vetëm si shërbim shëndetësor, por si trajtim njerëzor. Sepse në fund të ditës, nuk po flasim për një radhë të zakonshme. Po flasim për njerëz që luftojnë për jetën e tyre. Dhe kjo është një luftë që nuk njeh pushim.
Bashkim Bulku, 75 vjeç, e ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në dyert e gjykatave. Të martën e 16 marsit, ai gjen...
TIRANË- Është arrestuar autori i plagosjes së 39-vjeçarit dje në Kavajë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë...
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur të hënën se një grua e plagosur një ditë m&e...
protesta opozites TIRANË- Policia e Tiranës ka identifikuar 24 persona si përgjegjës për aktet e dhunës gjatë protest&eu...
Për shkak të mosfunksionimit të skemës për punonjës të huaj, pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë...
foto ilustruese VLORË- Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Drashovicë–Kotë, mbrëmjen e djeshme, ka shkuar ...
Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në r...
Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskl...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendu...
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim për qytetarët amerikanë. Sipas njofti...