LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal në Memaliaj/ “Eshtra njerëzore në sipërfaqe”, firma prish varrezat me “ndihmën” e policisë

Madje, veprimet e firmës së ndërtimit janë bërë me “ndihmën” e Policisë Memaliaj dhe Njësisë Administrative Buz, të cilat kanë qenë prezente kur janë bërë gërrmimet. Por jo vetëm kaq, pasi firma dhe këto institucione kanë tentuar që të fshehin ngjarjen, pavarësisht denoncimit të familjes se në atë vend “s’ka patur varreza dhe eshtra”.

11 Nëntor 2024, 21:43 Nga N.F
Skandal në Memaliaj/ “Eshtra njerëzore në
Memaliaj

MEMALIAJ- Mbrëmjen e së hënës një skandal në fshatin Gllavë në Memaliaj, ku firma e cila po ndërton rrugën Berat-Këlcyrë ka prishur varrezat dhe ka nxjerrë eshtra njerëzore në sipërfaqe. Madje, veprimet e firmës së ndërtimit janë bërë me “ndihmën” e Policisë Memaliaj dhe Njësisë Administrative Buz, të cilat kanë qenë prezente kur janë bërë gërrmimet. Por jo vetëm kaq, pasi firma dhe këto institucione kanë tentuar që të fshehin ngjarjen, pavarësisht denoncimit të familjes se në atë vend “s’ka patur varreza dhe eshtra”.

Në redaksinë e emisionit investigativ, Fiks Fare u ankua familja Cora, e cila denoncoi firmën “Cobial” që po kryen punimet e rrugës që lidh Beratin me Këlcyrën, se u ka prishur varrezat e vjetra familjare. Haxhi dhe Paolo Cora tregojnë se në datën 1 nëntor 2024 firma “Cobial”, ka gërmuar në afërsi të varrezave të familjes. “Nuk jemi kundra rrugës, përkundrazi përgëzojmë qeverinë që po bën këtë rrugë, po na na prishën varrezat dhe kanë nxjerrë eshtrat e të parëve tanë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Para se të bënin këto punime, u kemi kërkuar me ngulm që mos të bënin punime te vendi i varrezave, por s’na dëgjuan. Madje, ditën që erdhën dhe kryen ato punime, erdhi edhe një xhip i policisë” thonë ata.


Paolo tregon se është konfliktuar me punëtorët e firmës që mos të bënin gërrmime, por ai është mbajtur i izoluar në një xhip të policisë. Më pas, firma bëri gërmime me ndihmën e policisë dhe Njësisë Administrative, ku dherat i hodhën ku të mundnin. “Tani kanë dalë eshtrat në sipërfaqe” tregojnë ata. Fiksi filmoi disa eshtra në atë vend, të cilat nuk janë të plota. “Këto s’janë të vetmet, pasi kemi gjetur eshtra edhe te pirgu i dherave. Para se të bënin gërmime, ka ardhur edhe administratorja e Njësisë Buz, në Memaliaj, me disa punëtorë me kazma dhe lopata për të bërë zhvarrime. Nuk i lejuam se s’kishin asnjë vendim zhvarrimi” thonë ata, teksa më pas u bënë gërrmimet. Paolo tregon se ka bërë denoncime dhe ankesa, por edhe pasi është gërmuar, ka ardhur sërish shefi i Postës së Policisë në Memalilaj dhe s’ka gjetur eshtra. “Erdhi dhe nuk gjeti. Nuk pa fare dhe vetëm raportoi se s’ka gjetur” thotë Paolo.

Fiksi telefonon përgjegjësin e firmës “Cobial”, Veledin Zaçe, i cili thotë se ka pasur një konflikt me këtë familje dhe ka kërkuar ndihmën e policisë lokale për të bërë punimet. Fiksi i bën me dije se punimet kanë prishur varrezat dhe se në atë vend janë gjetur edhe eshtra. Ai e mohon, teksa thotë se ato mund të jenë vendosur nga familjarët në atë vend. Gazetarët i kërkojnë që të vijë ti shohë vetë, teksa ai thotë se do të dërgojë një përgjegjës. “Ne kemi bërë gjithë procedurën, kanë qenë edhe policia dhe seksioni i kriminalistikës në Qarkun e Gjirokastrës dhe ato eshtra janë të sajuara se ne aty kemi gërmuar dhe aty nuk ka pasur varreza. Nuk e di se ku i kanë marrë dhe i kanë prurë aty. Se ne gërmuam aty se ishte edhe Oficeri i Policisë Gjyqësore” tregon ai.

Më pas, Fiksi bisedon edhe me një punonjës të firmës “Cobial”, i cili tregon se ka qenë ai që ka bërë ato punime dhe se aty s’janë gjetur eshtra. Gazetarët i tregojnë eshtrat dhe ai thotë se s’ka pasur dijeni dhe se atje e çuan shefat. Fiksi i thotë se aty ka varreza dhe se familja e ka paralajmëruar firmën. Përgjigjet se projekti ka qenë në atë vend dhe se urdhri ka qenë për të punuar.

Fiksi shkoi edhe te Njësia Administrative Buz, në Memaliaj. Administratorja Dituri Koçiu nuk gjendej në zyrë dhe gazetarët e telefonojnë. Ajo thotë se është lajmëruar nga policia për të shkuar në atë zonë, teksa shton se ka shkuar vetëm për të parë dhe jo zhvarrosur. Fiksi i thotë se punonjësit kishin kasma e lopata, teksa ajo përgjigjet se vetëm për të parë dhe s’kishin ndonjë urdhër zhvarrimi. Gazetarët e pyesin se kush e dha lejen që të kryheshin ato punime, megjithë paralajmërimet e familjes. Ajo thotë se policia.

Grupi i emisionit Fiks Fare shkoi edhe në postën e Policisë në Memaliaj, ku kërkojnë shefin Erald Telo, i cili ka qenë prezent kur janë bërë punimet. Punonjësit e tjerë të policisë thanë se shefi nuk është në Memaliaj, por në Tiranë. Shefi thotë se e ka lajmëruar Njësia Administrative dhe kanë shkuar për të shuar konfliktin. Gazetarët i kërkojmë informacion se në atë vend është prishur varreza, teksa ai përgjigjet se “s’ka pasur të tillë”. Por, kur i bëjnë me dije se janë gjetur eshtra, madje edhe në sipërfaqe, pohon se “kam shkuar dy herë dhe s’kam gjetur”. Në fund thotë se do të dërgoj një grup për ta verifikuar./TCH

varreza ne memaliaj policia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet