23 Korrik 2022, 10:52
Nga A.B
Zjarre
TIRANË- Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari deklaratë për mediat.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri. Janë angazhuar 190 forca operacionale në terren me 28 mjete, ku përfshihen forcat zjarrfikëse, policisë së shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të emergjencave civile vendore, të cilat bënë të mundur izolimin e plotë dhe shuarjen e vatrave: -në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, në fshatin Burbullush në bashkinë Vau-Dejës, në fshatin Mashë, në Fshatin Radë dhe në mbikalimin e Fllakës, Durrës, në Tragjas të Vlorës, në Vergo të Delvinës, në fshatin Plashnik i Madh dhe Terpan të Poliçanit, Bogovë të Skraparit, Kodër Krastë të Elbasanit dhe fshatin Kukur të Gramshit
Aktualisht janë aktive 2 vatra zjarri në: -Bërzanë në bashkinë Lezhë ku operacioni nisi që në orën 5 te mëngjesit nga forcat e armatosura dhe forcat e pushtetit vendor, për fikjen përfundimtare të vatrave dhe në fshatin Shetaj të Durrësit ku është vetëm një vatër aktive, e cila zhvillohet me Intensitet të ulët. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm përgjate fundjavës, ku sipas Institutit të Gjeoshkencës parashikohen ditë të nxehta në të gjithe vendin dhe rrisku nga zjarret është i lartë. Mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht! Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.
zjarret ne shqiperi zjarre
Aktualitet
23 Korrik 2022, 10:15
A.B
Kanabis
FIER- Vëllezërit Sako janë vënë në pranga nga policia pas finalizimit të operacionit 'Zhavar'. Trifon Sako, Ermi...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 09:55
A.B
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm pozitiv për të gjithë qytetarët shqiptarë. Duke the...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 09:52
A.B
Pashaporta
TIRANË- Arrestime në Rinas. Forcat blu bëjnë të ditur se janë ndaluar dy persona me origjinë nga Siria. Konkr...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 08:39
A.B
Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preci
KURBIN- Klisman Preci dhe Ylli Brahimi u ndoqën këmba-këmbës nga autorët. Mbrëmjen e djeshme,...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 08:31
A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
KURBIN- Disa persona janë shoqëruar nga policia e shtetit në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e d...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 08:14
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë foton e mjetit t&...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 07:38
A.B
Makina
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet nga brenda makinës së djegur të atentatorëve të cilët qëlluan ndaj Klism...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 07:25
A.B
Blendi Fevziu
TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka hasur një problem teksa ishte duke shkuar rrugës për jug. Në aksin Vlor&eum...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 07:13
A.B
Plazh
TIRANË- Territori i Shqipërisë mbetet me temperaturat e larta edhe sot duke bërë që të jenë disa gradë m...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 01:31
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri janë ngritur akuza në lidhje me disa prona të forcave të armatosura nga ish-drejtuesi i forcave d...