LIVE UPDATES
Aktualitet

Pedagogët u rikthehen protestave: Më 22 shkurt dalim në Bulevard! Pagat nuk u rritën siç na u premtua

Sipas Kovaçit baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët, të cilat nuk janë plotësuar ende.

14 Shkurt 2023, 11:34 Nga I.A
Pedagogët u rikthehen protestave: Më 22 shkurt dalim në Bulevard!
Sander Kovaci

TIRANË- Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar për protestë kombëtarë më datë 22 shkurt për shkak të mos plitësimit të kërkesave të tyre nga ana e qeverisë. Gjatë një deklarate për mediat, kreu i sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se qeveria ka patur mjaftueshëm kohë për të shqyrtuar kërkesa e tyre dhe për tu dhënë zgjidhje, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur ende. Sipas Kovaçit baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët, të cilat nuk janë plotësuar ende.

"Në vijimësi të përmbushjes së misionit tonë akademik si dhe të zotimit që të gjithë bashkë kemi bërë “për një arsim cilësor dhe në shërbim të shoqërisë”, përgjatë këtyre muajve kemi ndjekur shqyrtimin, nga ana e autoriteteve publike, të kërkesave të peticionit tonë. Ju informojmë se SPUSH i është drejtuar zyrtarisht dhe publikisht institucioneve përkatëse për trajtimin e kërkesave legjitime të stafeve akademike, ndihmës-akademike dhe administrative, me besimin se këto institucione njohin, vlerësojnë, pra dhe do duhet të mbështesnin organizimet publike dhe vullnetare të stafeve akademike dhe zërin e këtij grupimi intelektual, që më shumë se kushdo tjetër besojnë se një shoqëri demokratike funksionon si e tillë për aq kohë, sa qytetarëve të saj iu mundësohet cilësia e arsimit. Mungesa apo shkëputja e urave të komunikimit dhe informimit ndërmjet qeverisë dhe profesoratit është shembulli më i keq për të treguar hegjemoninë e makinerisë së pushtetit ndaj grupimeve më genuine të shoqërisë.

Deklaratat dhe qëndrimet e qeverisë për të mos mbështetur financiarisht arsimin e lartë në lidhje me rritjen e pagave dhe fondit për kërkimin shkencor dëshmon mungesën e njohjes, por edhe të ndjeshmërisë së pushteteve ndaj asaj që po ndodh në universitete dhe në gjithë shoqërinë tonë. Jo pa indinjatë po sjellim përsëri në vëmendjen tuaj kërkesat e peticionit dhe heshtjen provokuese ndaj tyre, por edhe qëndrimin tonë unanim ndaj prepotencës së kabinetit qeverisës në disa ndërhyrje në vendime ndaj IAL: – Mbetet ende pa përgjigje kërkesa jonë për shtesën e pagës për vjetërsinë në punë, shtesë e cila duhet të kishte filluar të zbatohej që në janar 2023; – Vazhdon të mbetet pa përgjigje kërkesa për njohjen dhe kompensimin për dëmshmërinë në punë të stafit ndihmës akademik dhe administrativ; Ndërkohë që kjo kategori nuk ka marrë as shtesën prej 8%, pasi u la jashtë VKM-së së datës 5 tetor 2022; Në kushtet e një mosrregullimi të këtij problemi, një zgjidhje do të ishte rritja me një kategori në listën e klasifikimit të pagave.

– Ende nuk ka marrë formë kërkesa për rivlerësimin e orës mësimore; – Tërheqim vëmendjen dhe ngremë fort zërin se ndryshimet e propozuara për VKM 112/2018, “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore “Doktor” dhe të standardeve shtetërore për fitimin e Titujve akademikë “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor”, do duhet të bëhen për të mundësuar në çdo rast, promovimin akademik dhe karrierën për stafin akademik, duke rritur mbështetjen financiare për punën dhe veprimtarinë shkencore e kjo gjithmonë në funksion të nxitjes dhe rritjes akademike të stafeve për punë dhe veprimtari shkencore mbi të gjitha me ndikim dhe në shërbim të shoqërisë shqiptare. – Në vijim të misionit tonë akademik, shprehim refuzimin tonë në lidhje me VKM 741, datë 23.11.2023, e cila vë në praktikë kreun 12, të ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas, qysh në kohën e miratimit të tij në vitin 2015. Kjo VKM do sjellë asgjësimin përfundimisht të themeleve dhe shtyllave bazë mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë universitetet publike. Ligji, me anë të aplikimit të këtij kreu, paralizon misionin e universitetit si një e mirë publike, duke e shndërruar dhe trajtuar atë si një pronë private dhe si burim fitimesh!!!

Zbatimi i kësaj VKM-je, do të sjellë po ashtu mbylljen shumë shpejt të disa nga universitetet e rretheve, gjë që shumë shpejt do të sjellë dhe shpopullimin dhe varfërimin e këtyre qendrave nga elitat intelektuale që tradicionalisht janë zhvilluar në këto universitete. Përqendrimi i të gjitha programeve të studimit në Tiranë, duke mbyllur ato të rretheve, është një tjetër shqetësim i punonjësve të universiteteve publike. SPUSH vazhdon të mbetet ofrues i bashkëpunimit, dialogut dhe transparencës në të gjitha iniciativat e synuara, për të normalizuar, por edhe përmirësuar cilësinë e punës në IAL-të publike. Përfaqësuesit e qeverisë apo dhe kuvendit, si nën të njëjtën komandë, kanë shfaqur mungesë totale të ndjeshmërisë në vlerësimin dhe angazhimin e tyre për të dialoguar dhe bashkëpunuar, që ashtu së bashku ta mbrojmë këtë hallkë të rëndësishme të tempullit të dijes. Secili prej kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, nënshkrues të peticionit, e dimë se ekziston gjithmonë një zgjidhje për çdo problem njerëzor. Nëse do të kishte një vullnet të mirë kërkesat do të ishin miratuar. Qëllimi është që sudentët tanë të bëhen të sukseshëm mnë rrugët e jetës, qeveria mesa duket nuk i do studentët. Sindtika ka vendosur thirrjen e një proteste të mërkurën në orën 12:00 përpara korpusit në universiteti teknik dhe studentëve," tha Kovaçi.

Pedagogët i nisën protestat më 5 tetor, e që nga 17 tetori që përkon me nisjen e vitit të ri akademik, shumica e tyre kanë bojkotuar edhe mësimin. Ata kanë 10 kërkesa, ku një prej tyre, kryesore është rritja e pagës me 50 %. Por qeveria ka vendosur rritjen me vetëm me 7%, ndërsa 8% duhet ta mbulojnë vetë univeristetet. Rritjen deri tani e kanë kaluar; Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Sporteve. Por mesa duket kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Arsimit si dhe nga Kryeministria dhe për këtë Sindikata e Pedagogëve ka paralajmëruar protestën që do të zhvillohet.

Cilat janë kërkesat e pedagogëve?

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

sindikata e pedagogeve ne proteste protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet