LIVE UPDATES
Aktualitet

Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi rënie për të dytin vit radhazi në 2023

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 461 milionë lekëve, në rënie me 13.6% krahasuar me vitin 2022.

29 Prill 2024, 10:35 Nga M.B

 

Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi
Foto ilustruese

TIRANA- Produkti i sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi rënie për të dytin vit radhazi vitin e kaluar. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 461 milionë lekëve, në rënie me 13.6% krahasuar me vitin 2022. Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit për objektet e ndërtuara u bë efektiv në fund të vitit 2019, me qëllim mbrojtjen e blerësve në rast të defekteve apo gabimeve në ndërtimin e objektit.

Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme, duhet të shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit, si pjesë e dokumentacionit të kërkuar nga Agjencia e Kadastrës për regjistrimin e kalimit të pronësisë. Rënia e primeve nga ky sigurim mund është një sinjal se transaksionet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë shfaqur sinjale ngadalësimi, pas rritjes me ritme të larta në periudhën pas pandemisë.

Megjithatë, rënia e primeve për të dytin vit radhazi, ndërkohë që çmimet kanë ndjekur një tendencë të qartë në rritje, sidomos për vitin 2022, mund të jetë një tregues i faktit se një pjesë e konsiderueshme e pronave nuk sigurohen për vlerën e tyre të tregut. Shpeshherë, kontratat e shitjes së pasurive të paluajtshme nga ndërtuesit nuk deklarohen për vlerën e tyre reale.

Në bazë të kontratës së sigurimit për përgjegjësinë e ndërtuesit, shoqëria e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë në favor të të siguruarit dëmet e ndodhura drejtpërdrejtë dhe dëmet ndaj të tretëve, të shkaktuara nga shembja tërësore ose pjesore e ndërtesës, ose kur ndërtesa paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi, ose për shkak të një apo disa defekteve të ndërtimit.

Produkti nuk ofron mbrojtje në rast të dëmtimeve të ndodhur nga fatkeqësitë natyrore dhe ku nuk mund të provohet përgjegjësia e ndërtuesit, ndaj nuk duhet kuptuar si sigurim që të mbron nga katastrofat. Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1% e limitit të përgjegjësisë. Për shembull, nëse një pronë shitet me një çmim 100 mijë euro, ndërtuesi duhet të paguajë gjithsej 1 mijë euro për sigurimin e saj gjatë një periudhe 10 vjeçare.

Megjithëse ligji ia ngarkon këtë sigurim si detyrim ligjor ndërtuesve, në praktikë ata ia kanë transferuar primin blerësve të pasurive të paluajtshme, duke krijuar një barrë shtesë për ta. Shifrat e AMF tregojnë se edhe vitin e kaluar tregu i këtij produkti po kryesohet nga kompania Albsig, me 42% të primeve të shkruara bruto, por në rënie të ndjeshme nga niveli prej 53% i një viti më parë. Vijon Sigal Uniqa Group Austria, me 22% të primeve të shkruara bruto (nga 21% një vit më parë), e ndjekur nga Eurosig me 18.5% (nga 9% një vit më parë) dhe Atlantik me 9% (nga 7% një vit më parë) të vlerës së primeve të shkruara bruto. Kompanitë e tjera, përfshi ato të Vienna Insurance Group, mbajnë pjesë të vogël tregu dhe nuk janë shfaqur shumë të interesuara për këtë produkt. Një nga arsyet mund të jetë konkurrenca e pandershme, nëpërmjet ofrimit të komisioneve tejet të larta./Monitor

siguria ne pune

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet