LIVE UPDATES
Aktualitet

Si po mashtrohen shqiptarët: 2600 paund për vizë në Angli, 1500 euro kontrata për në Suedi!

Rasti i parë është për një zyrë ndërmjetësimi “B&M” grup që të mundëson viza 3 vjeçare angleze dhe kontratë pune për në Angli. Në rrjete sociale kjo zyrë ndërmjetësimi publikon mundësitë e punësimit si dhe profesionet e kërkuara.

17 Prill 2023, 20:45 Nga DOSJA
Si po mashtrohen shqiptarët: 2600 paund për vizë në Angli,
Fiks Fare

TIRANË- Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Europë, Angli apo edhe në Amerikën e Veriut. Nëpërmjet azilit, kontratave të punës apo edhe bashkimit familjar, mijëra persona kanë emigruar në këto vende për një jetë më të mirë. Shpesh herë ata kanë rënë pre e mashtrimeve, duke u detyruar të paguajnë persona apo firma fantazmë mijëra euro. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” kanë mbërritur disa denoncime për raste mashtrimi për viza pune në Angli dhe Europë.

Rasti i parë është për një zyrë ndërmjetësimi “B&M” grup që të mundëson viza 3 vjeçare angleze dhe kontratë pune për në Angli. Në rrjete sociale kjo zyrë ndërmjetësimi publikon mundësitë e punësimit si dhe profesionet e kërkuara. Për ndërmjetësimin e kontratës dhe vizës fillimisht duhet të paguash 200 paund, viza dhe kontrata kushton në total 2600 paund. Qytetari që dëshiron të aplikojë sipas tyre duhet të bëjë 2 marrëveshje me shkrim me zyrën dhe pagesën prej 200 paund e bënë në zyrë me një mandat pagese të thjeshtë.

Rasti i dytë i mashtrimit është për një vizë pune në Suedi. Mashtruesi i ka marrë 1500 euro një qytetari, të cilin do e punësonte shofer te i vëllai në Suedi. Ai i ka dhënë 1500 euro, ndërkohë që mashtruesi për t’u bërë i besuar i ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij. Por, personi nuk shkoi kurrë në Suedi, ndërsa qytetari tashmë ka në dorë vetëm pasaportën e mashtruesit.

“2600 paund për kontratë dhe vizë në Angli”

Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën 3 denoncime, për një zyrë e cila reklamonte se ofronte viza pune për në Angli. Qytetarët denoncuan se punonjësit e kësaj zyre iu kërkonin deri në 2600 paund për kontratë pune dhe vize 3-vjeçare për në Londër, Mançester dhe Liverpul.

Denoncimi i parë – “Përshëndetje, kam shkuar në një agjenci në Tiranë dhe kam aplikuar për një vizë pune angleze. Mendoj se është një agjensi piranjë. Kemi paguar nga 200 paund parapagesë dhe nuk jemi të vetmit”.

Pas disa ditësh, na vjen një tjetër mesazh – “Dua të denoncoj këtë faqen në instagram që kanë zyrën në qëndër të Tiranës, premtojnë kontrata pune dhe janë 100% mashtrim sepse kontaktova me kompaninë në Angli dhe ata mohuan çdo gjë dhe nuk bëjnë sponsorship viza. Janë mashtruar shumë njerëz dhe gjithashtu edhe familjarët e mi”.

Por, nuk përfundojnë këtu, pasi për të njëjtën zyrë një qytetare solli këtë denoncim me mesazh zanor – “Përshëndetje Fiks Fare, jam një qytetare që jetoj në Londër. Dua të denoncoj një të ashtuquajtur agjensi punësimi në Tiranë B&M Recruitment Group që ofron kontrata pune për në Angli. Si fillim ata kërkojnë një parapagim prej 200 paund. Familjarët e mi kanë aplikuar dhe paguar. Më kanë njoftuar dhe e kam kuptuar që është mashtrim. Unë vetë u interesova këtu në Angli, telefonova kompaninë në Liverpool dhe më konfirmuan, që ata nuk sponsorizojnë viza për punësim. Ky mashtrim duhet të ndalojë menjëherë që njerëzit të mos bien pre e tyre”.

Pas këtyre denoncimeve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në këtë zyrë, e cila gjendet në qendër të Tiranës. Punonjësja e zyrës jep të gjithë informacionin se “B&M Group” ofron kontrata pune dhe viza 3 vjeçare në bashkëpunim me “B&M Retail Group” në 3 qytete të Anglisë, Londër, Liverpul, dhe Mançester. Sipas punonjësve të zyrës në Tiranë, “kompania angleze ofron kontratën e punës sipas profesionit që aplikanti kërkon”. Më tej ata vijojnë se kompania mëmë angleze të ofron akomodimin për 3 vjet dhe aplikon në Angli për leje qëndrimi. “Aplikanti fillimisht duhet të paguaj 200 paund paradhënie. Kontrata dhe viza e punës në total kushton 2600 paund ndërsa për fëmijë kushton vetëm viza 750 paund. Aplikanti ka mundësi ta paguaj në këste këtë pagesë. Viza merret brënda 15 ditëve nga aplikimi në ambasadë” pohojnë punonjësit. Ata garantojnë kthimin e parapagesës vetëm në rast se refuzohet viza.

Kompania angleze: Nuk bashkëpunojmë me zyra në Shqipëri!

Pas denoncimeve dhe premtimeve të zyrës së mundësonte vizën angleze për 15 ditë, Fiksi u interesua te Konsullata e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, nëse kanë ndonjë marrëveshje me ndonjë kompani për viza punësimi. Konsullata mohon kategorikisht të ketë ndonjë marrëveshje.

Fiksi kthehet dhe pyet sërish te zyra. Kësaj herë, punonjësja e zyrës thotë se aplikimin për vizë në konsullatën angleze në Tiranë së bashku me kontratën e punës e bën vetë kompania Angleze “B&M Retail Group”. Zyra dërgon dokumentat në Angli dhe ata mundësojnë takimin në ambasadë, ku aplikanti pas takimit brënda 5 deri në 15 ditë pajiset me vizë punë. Gjithashtu punonjësja tregon se deri në muajin dhjetor të vitit 2023 kanë kontratë me kompaninë angleze.

Punonjësit e zyrës këmbëngulën se aplikimin për vizë e bën kompania angleze, e cila quhet “B&M Retail Group Limited”. Fiksi, në bashkëpunim me një denoncuese, kontakton nëpërmjet e-mailit me kompaninë mëmë angleze, e cila citohet në marrëveshjen që aplikantët duhet të nënshkruajnë në zyrën në Tiranë. Sipas kësaj kontrate, emri i firmës që ofronte punë është “B&M Retail Limited”, me adresë “Dakota Drive” në qytetin e Liverpulit në Angli. Kodi i adresës është L24 8 RJ.

Fiksi bëri një vëzhgim në internet për emrin, adresën dhe kodin që ndodhej në këtë kontratë. Të dhënat janë të firmës “B&M Retail Limited”. Pra, adresa është e saktë!

Por, a është vërtetë firma angleze pas zyrës në Tiranë?! Në datën 23 mars 2023, Fiksi dhe qytetarja M.P., i dërgon një e-mail firmës “B&M Retail Limited”, në adresën ‘[email protected]’, e cila ndodhet në faqen zyrtare të internetit. Fiksi e pyet nëse kjo kompani bashkëpunon, ofron kontrata dhe aplikon për viza pune për qytetarët shqiptarë. Bashkëlidhur i dërgojnë edhe një kopje të modelit të kontratës, e cila u mundësohet aplikantëve në zyrën në Tiranë.

Pas 5 ditësh, në datën 28 mars 2023 menaxherja e rekrutimeve të kësaj firme, Victoria Read, dërgon një e-mail, ku shkruan se; “Mund të konfirmoj që ‘B&M Retail’ nuk po ofron sponsorizim dhe ky komunikim nuk është dërguar nga ne. Faleminderit që e sollët në vëmendjen tonë dhe ne do ta shqyrtojmë më tej”. Pra, e shkruar mjaft qartë se kompania angleze nuk bashkëpunon me asnjë zyrë apo firmë në Shqipëri!

Marrë nga TOPCHANNEL

fiks fare b&m group

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet