LIVE UPDATES
Aktualitet

Si mund ta dijë një drejtues se kur duhet të largohet?

Por të dish se kur të heqësh dorë, është më pak e lehtë atëherë kur je në një rol që tashmë të jep shumë status, risi dhe qëllim. Dhe të braktisësh një punë, është veçanërisht e vështirë kur mund të jetë puna e fundit e madhe që ke

17 Gusht 2024, 07:21 Nga N.F
Si mund ta dijë një drejtues se kur duhet të largohet?
Foto ilustruese

TIRANË- Të vendosësh të japësh dorëheqjen, është një vendim relativisht i thjeshtë në fillim të një karriere. Nëse e shihni mundësinë për të shkuar në punë të hënën në mëngjes, më dëshpëruese se një film të Lars von Trier, atëherë është koha për t’u larguar. Nëse nuk keni asgjë të re për të mësuar në punën e tanishme, ndoshta duhet të shfrytëzoni më shumë mundësi gjetiu.

Por të dish se kur të heqësh dorë, është më pak e lehtë atëherë kur je në një rol që tashmë të jep shumë status, risi dhe qëllim. Dhe të braktisësh një punë, është veçanërisht e vështirë kur mund të jetë puna e fundit e madhe që ke. Ajo që është e vërtetë për presidentët amerikanë, është e vërtetë edhe për drejtuesit e kompanive. Bob Iger e ka kthyer në një formë arti mospranimin për t’u larguar nga kompania e njohur Disney.

Mënyra më e sigurt për të ditur se nuk do ta pasosh Jamie Dimon në Bankën JPMorgan Chase, është duke u caktuar si pasardhësi i tij. Të dy drejtuesit, si ai i Disney-t dhe i Bankës JP Morgan Chase, janë shumë të zotët dhe kompanitë e tyre kanë arsye për t’i mbajtur.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për shefin e kompanisë Boeing, Dave Calhoun, i cili do ta drejtojë atë deri në fund të vitit, pavarësisht dëmit të madh që ka pësuar reputacioni i saj gjatë drejtimit të tij. (Zoti Calhoun duhej të ishte larguar me vite më parë, por firma rriti moshën e detyrueshme të daljes në pension, për ta lejuar atë të qëndronte).

Nxitjet për të qëndruar për drejtuesit e kompanive dhe drejtues të tjerë, janë së pari materiale: ata kanë në dispozicion asistentë, shoferë, avionë privatë dhe shumë lehtësi të tjera. Nxitjet janë gjithashtu edhe psikologjike. Njerëzit që arrijnë majat e karrierave, zakonisht kanë ego të madhe. Ideja se dikush tjetër mund ta bëjë më mirë punën, mund të jetë e vështirë për t’u pranuar.

Michael Watkins, profesor në universitetin IMD Business School në Zvicër, e quan këtë “iluzioni i domosdoshmërisë”. Gjithashtu, ideja e daljes në pension mund të jetë e tmerrshme. Një javë je duke bërë një udhëtim në Davos për të takuar udhëheqësit më të rëndësishme të botës, ndërsa javën tjetër ndodhesh papritur përpara raftit të kuzhinës, duke sistemuar erëzat.

Ka disa studime që mund t’i ndihmojnë shefat të vendosin se për sa kohë duhet të qëndrojnë në një rol. Një studim nga Francois Brochet dhe bashkautorët e tij në Universitetin e Bostonit, shqyrtoi marrëdhënien midis mandatit të drejtorit dhe vlerës së një firme, për të zbuluar një kohëzgjatje optimale të qëndrimit në detyrë.

Ata zbuluan se vlera e kompanisë fillonte të binte pasi një shef kishte qëndruar në krye për 14 vjet. Sigurisht, ka shumë dallime midis drejtuesve, firmave dhe industrive dhe prandaj një udhëzues i tillë nuk është shumë i dobishëm. Shumë drejtues shkarkohen më shpejt se kaq. Sidoqoftë, studiuesit zbuluan një të dhënë të rëndësishme. Ata vërejtën se lakorja e performancës së një kompanie merrte formën e një gunge.

Kjo nënkupton se gjërat përmirësohen me kalimin e kohës, ndërsa shefat ia marrin dorën rolit të tyre, por përfitimet veniten pasi këta drejtues bëhen të fiksuar me mënyrat e tyre dhe grumbullojnë më shumë pushtet. Lakore me gunga të ngjashme janë vërejtur edhe në matjen e performancës së ekipeve të basketbollit të kolegjeve. Ndryshimet e rrethanave mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e pikut të performancës.

Një hulumtim i veçantë nga Bradley Hendricks në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe Travis Howell në Universitetin e Kalifornisë tregon se firmat e udhëhequra nga themelues që janë edhe shefa, kanë një çmim të lartë vlerësimi kur listohen fillimisht në tregjet publike, por kjo epërsi zhduket brenda tre viteve, me evoluimin e kërkesave të punës së shefit. Nëse drejtuesit e gjykojnë gabim se kur duhet të largohen, atëherë çfarë mund të bëhet? Ka mjete të ndryshme, nga moshat e detyrueshme të pensionit, deri te kufijtë e qartë të afatit të punës.

Por rregullat e rrepta kanë gjithashtu të meta. Në kohën kur u kërkohet që të lënë detyrën, shefat mund të jenë duke iu afruar kulmit, jo ta kenë kaluar atë. Drejtuesit që po i afrohen fundit të mandatit të tyre, rrezikojnë të shihen si njerëz pa pushtet, thotë zoti Watkins. Dhe vetëdija se fundi është afër, mund të ndryshojë sjelljen e një shefi në mënyra të padobishme.

Studimi nga Sam Yul Cho në Universitetin Shtetëror Oregon dhe Kim Sang Kyun në Universitetin Sungkyunkwan në Korenë e Jugut, tregon se kompanitë e drejtuara nga shefat me “horizont të shkurtër karriere”, arrijnë më pak risi. Një tjetër studim nga Dirk Jenter në Universitetin London School of Economics dhe Katharina Lewellen në Universitetin Tuck School, zbuloi se gjasat që një firmë të blihej nga një tjetër, rriteshin kur një shef ishte në moshën e pensionit.

Drejtuesit e firmave që janë vënë në shënjestër për t’u blerë, shpesh humbasin punën. Kjo është më pak shqetësuese kur një karrierë po mbyllet. Pra, rregullat e ngurta, nuk janë mbrojtja më e mirë kundër njerëzve që e tejkalojnë afatin në detyrë. Më të rëndësishme janë kufizimet institucionale të pushtetit të një shefi.

Po ashtu është e rëndësishme edhe që një bord të jetë i pavarur dhe që drejtuesit të jenë të vetëdijshëm se të gjithëve u vjen koha për të lënë vendin e punës. Një nga pyetjet e para për t’i bërë një punonjësi të mundshëm në një post të lartë, është se sa kohë ata mendojnë se duhet të qëndrojnë në punë./ Monitor

shefa doreheqje hulumtim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet