LIVE UPDATES
Aktualitet

Si joshen të rinjtë shqiptarë nga droga në Britani, Roberto: Do kem jetë të mirë, e pashë në Instagram

Babai i tij, kryebashkiaku i fshatit Dobrune në Kukës tha se nuk kishte ndërmend ta ndalonte Roberton të largohej, edhe nëse rrezikonte të binte në kthetrat e një bande shqiptare të drogës me bazë në Britani.

3 Shtator 2022, 19:17 Nga F.M

Si joshen të rinjtë shqiptarë nga droga në Britani, Roberto:

TIRANË- The Times i ka dedikuar një artikull të rinjve shqiptarë që e shohin të ardhmen e tyre në Britaninë e Madhe për shkak të jetës luksoze që shohin në rrjetet sociale. Në artikull flitet për Roberon, 14 vjeç, djalë i kryetarit të fshatit Dobrune në Kukës që e sheh të ardhmen në Angli. Atje mendon se e presin makinat luksoze që ka parë në rrjetet luksoze. The Times shkruan se Roberto së shpejti mund t’i bashkohet 6 mijë shqiptarëve që kanë hipur në gomone për të kaluar Kanalin Anglez këtë vit, një rritje e nxitur nga trafikantët shqiptarë që janë bërë pjesë e biznesit, dikur të dominuar nga kurdët. Madje jo vetëm Roberot, por shumë të tjerë të rinj nga Kukësi e Hasi që dikur banohej nga 17 mijë persona.

Artikulli:

Roberto Mulaj është një adoleshent që e gjen veten shpesh duke admiruar video të reperit të tij të preferuar, Marin, të cilit shfaq video me shuma të mëdha parash dhe lëviz nëpër Londër me një Mercedes Benz e me armë në brez.

“Jam i interesuar të shkoj në Angli, më duket një jetë më e mirë se këtu, e pashë në Instagram,”- tha Roberto, 14 vjeç.

Babai i tij, kryetari i fshatit Dobrune në Kukës tha se nuk kishte ndërmend ta ndalonte Roberton të largohej, edhe nëse rrezikonte të binte në kthetrat e një bande shqiptare të drogës me bazë në Britani.

“Shpresoj të mos largohet, por këtu nuk ka asgjë dhe nuk mund ta ndaloj,”- tregon Xhemal Mulaj, 50 vjeç.

Roberto së shpejti mund t’i bashkohet 6 mijë shqiptarëve që kanë hipur në gomone për të kaluar Kanalin Anglez këtë vit, një rritje e nxitur nga trafikantët shqiptarë që janë bërë pjesë e biznesit, dikur të dominuar nga kurdët.

Shifrat janë negative për krahinën përreth Hasit, e cila kishte një popullsi prej 17 mijë banorësh një dekadë më parë.

“8 mijë njerëz nga Hasi janë tani në Londër, 400 të tjerë janë në Francë në pritje të kalimit dhe 33 familje janë larguar vetëm gjatë muajit të kaluar. Zoti i ruajte,”- tha Dylber Geca, drejtor i një shkolle në Krumë.

“Për ne, Britania e Madhe është gjithçka,”- tha Shefqet Dauti, Kryetari i këshillit, i cili pranoi se një nga djemtë e tij jetonte në Britani, në mënyrë ilegale. Ishte larguar si të gjithë të tjerët.

Të shtyrë nga varfëria e mugesa e vendeve të punës, shumë njerëz kanë ikur për t’u bashkuar me të afërmit që udhëtuan në Mbretërinë e Bashkuar 20 vjet më pare. Disa pretendonin se ishin refugjatë që iknin nga lufta e vitit 1998 në Kosovë.

Ata shpesh kërkojnë punë të ndershme, por të rinjtë tani joshen gjithnjë e më shumë për të punuar në fermat e kanabisit të ngritura nga bandat shqiptare që tani kontrollojnë gjysmën e furnizimit me kanabis të Britanisë. Tashmë ata kanë monopolizuar biznesin e kokainës.

“Shumica nuk synojnë të bëhen kriminelë, por sigurisht që janë në rrezik në momentin që hipin në barkë,”- tha Fatjona Mejdini, nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar.

Në Zahrisht, afër Krumës, një mësues 32-vjeçar i quajtur Festim Dauti ishte më pak i bindur.

“Ata hyjnë në botën e krimit plotësisht të vetëdijshëm për atë që po bëjnë,” tha ai. “Po humbas studentë të mirë që do të ishin bërë mësuesit dhe mjekët që na duhen për të ndërtuar një të ardhme për Shqipërinë”.

Shqiptarët përbënin 19% të kalimeve të paligjshme deri në qershor, duke tejkaluar çdo kombësi tjetër. Ideja për t’u larguar ka depërtuar në çdo cep të rrugës në Has, ku BMË dhe Audi me targa britanike, shpesh të personalizuara u përkasin djemve që janë kthyer nga Londra.

Qeveria britanike tani po përpiqet të zgjidhë problemin duke i ofruar Shqipërisë deri në 8.9 milionë paund për të zhvilluar rajonin rreth Hasit dhe qytetit të Kukësit me shpresën se njerëzit nuk do të largohen.

shqiptaret ne angli roberto mulaj xhemal mulaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet