Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në dosjen hetimore, të siguruar nga Dosja.al, theksohet se në kartelën e punës së Pirrës janë shënuar 52 ditë, ndërkohë që ai nuk ka punuar asnjë ditë.
FIER- Një tjetër i dënuar që ka përftuar nga skema e mashtrimit për ditët e punës në burgun e Fierit është Aldjon Pirra. Në dosjen hetimore, të siguruar nga Dosja.al, theksohet se në kartelën e punës së Pirrës janë shënuar 52 ditë, ndërkohë që ai nuk ka punuar asnjë ditë. Nga ditët që janë shënuar në punë, Pirra ka përfituar 7.8 ditë ulje dënimi. Aldjon Pirra është dënuar në vitin 2010, pasi u kap duke trafikuar kanabis nga Lushnja në Tiranë.
Pjesë nga dosja hetimore:
Në dosjen penale të dënuarit Aldjon Pirra, ka rezultuar se ; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 52 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Qershor-Korrik viti 2019. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.1182 prot datë 15.12.2017, i cili fillon me datën 10.02.2018 dhe përfundon me datë 14.09.2019 dhe rezulton se i dënuari Aldjon Pirra, nuk ka dalë në punë e konvertuar në ulje dënimi 0 ditë konkretisht;
Për muajt Qershor, Korrik 2019 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë për cdo muaj.
Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime". Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri. Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Ervis Alliaj Shefi i Policisë Fatos Lika Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni.
Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 7.8 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 0 ditë ulje dënimi nga puna.
Por çka ndodhur në burgun e Fierit?
18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.
Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.
Foto Ilustruese FIER- Një i burgosur që ka përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit për ulje dënimi është Va...
Foto ilustruese VLORË- Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jetë pasditen e së martës në anë të rr...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Burgu i Fierit FIER- Një i burgosur që ka përfituar nga skema e mashtrimit në burgun e Fierit është Ilir Nukaj. N&e...
Genis (Gentjan) Mëhillaj FIER- Një nga të burgosurit që ka përfituar nga skema e mashtrimit në burgun e Fierit ësht...
Momenti kur ikën motomjeti SHKODËR- Publikohet fotoja e dy personave që i morën jetën 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbr&eu...
Kastriot Prenga TIRANË- Një nga të burgosurit që ka përfituar ulje dënimi falë falsifikimit të orëve të p...
Foto Ilustruese FIER- Një nga të burgosurit që ka përfituar ulje dënimi në burgun e Fierit nga mashtrimi është...
Foto ilustruese TIRANË- Gentian Ruli, i dënuar me 7 vite heqje lirie për trafik droge ka kërkuar të lirohet nga burgu i Fierit m&e...
Pamje nga aksioni i Policisë në Xibrakë TIRANË- Saimir Batku, njëri nga anëtarët e grupit “kokaina” ku ...