LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtohen sulmet ndaj medias, VOA: Rama ka refuzuar disa herë t’u përgjigjet pyetjeve! I ka ndaluar gazetarët të ndjekin takimet e tij

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nënvizon shqetësimin mbi sulmet digjitale ndaj gazetarëve.

3 Maj 2023, 20:59 Nga k.m.
Shtohen sulmet ndaj medias, VOA: Rama ka refuzuar disa herë t’u
Foto ilustruese

Në Shqipëri gazetarët po punojnë gjithnjë e më shumë në një terren të pasigurt. Shoqatat që mbrojnë lirinë e medias raportojnë raste në rritje të sulmeve, kërcënimeve dhe presioneve ndaj tyre. Shqetësim për gazetarët mbetet pandëshkueshmëria e autorëve të këtyre sulmeve.

Por në mjaft raste, përveç politikës ata ndihen të kërcënuar edhe nga grupime të tjera përfshirë biznesin dhe krimin e organizuar. Zëri i Amerikës bisedoi më disa gazetarë, që janë cënuar gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Ata shprehin shqetësim se janë shtuar edhe sulmet digjitale, si dhe ato që quhen padi SLAPP, që synojnë t’i frikësojnë gazetarët me shpresën se ata do tërhiqen.

Organizatat që monitorojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtat e gazetarëve dhe përfaqësues të këtij komuniteti në Shqipëri raportojnë se gjatë viteve të fundit klima e sigurisë së gazetarëve është përkeqësuar.

Ata kanë qenë shënjestër e sulmeve fizike, verbale dhe intimiduese nga forcat e rendit, bota e politikës, biznesit dhe krimit të organizuar. Së fundi një prej rasteve të rënda ishte sulmi me armë ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel, në kryeqytet. Dhuna ndaj gazetarëve është e shtrirë, sipas raportuesve të lirisë së shtypit, edhe në mediat lokale.

Elvis Hila nga qyteti i Lezhës, i cili u sulmua fizikisht gjatë raportimit të një lajmi mbi dënimin nga gjykata të një personi për falsifikim të dokumenteve, tha për Zërin e Amerikës se në qytete të vogla gazetarët ndihen edhe më të rrezikuar.

“ Është shumë e vështirë që të raportosh ngjarje të ndryshme, por dhe situata që kanë lidhje me shtetin pasi përballemi me presione dhe shtantazhe të vazhdueshme”- u shpreh Elvis Hila, gazetar i Report TV.

Rrjeti i gazetarëve të sigurt në Shqipëri i tha Zërit të Amerikës, se janë shtuar burimet e kërcënimeve dhe të sulmeve ndaj gazetarëve. Ato vijnë dhe nga drejtues të biznesve apo punonjësve të tyre në rastet, kur gazetarët investigojnë shkeljet e ligjit, siç ishte ai i kërcënimit me armë të grupit të xhirimit të emisionit Fiks Fare.

Pak kohë më parë u dhunua dhe u pengua të kryejë detyrën nga i afërmi i një notereje në qytetin e Fierit edhe grupi i xhirimit të emisionit investigativ “Stop”. Por me zhvillimet e teknologjisë digjitale gazetarët po hasin gjithnjë e më shpesh një formë të re dhune, atë në rrjetet sociale.

“Gazetarët si individë por dhe organizatat mediatike jo të gjitha janë të përgatitura për t’u përballur me sulmet kibernetike, ose me sulme të tjera të dhunës on line. Në këto raste ne kemi vënë re që ka patur më shumë sulme ndaj gazetareve gra ose gazetareve të reja”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Blerjana Bino, përfaqësuese e Rrjetit të Gazetarëve të sigurt në Shqipëri. Një prej gazetareve gra, Anila Hoxha e cila gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, u dhunua bashkë me një koleg kameraman, nga një punonjës policie, thotë se ajo që përjetoi me pas në rrjetet e saj sociale ishte edhe më e rëndë.

“ Nga ajo që unë konstatova në atë kohë, gjatë ditëve në vazhdim, ishin sulmet në rrjetet e mia sociale. Ishin të orientuara, me adresa false, të organizuara, kërcënuese, shantazhuese dhe të paperceptueshme”- tha për Zërin e Amerikës, Anila Hoxha, gazetare e Top Channel.

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nënvizon shqetësimin mbi sulmet digjitale ndaj gazetarëve.

“Vetëm për 3 mujorin e parë të këtij viti ne kemi mbi 25 ankesa për kërcënime on line, në rrjetet sociale të gazetarëve, dhe në adresa email-i. Diçka e tillë nuk ka ndodhur më parë. Dhe shumica e këtyre rasteve kanë të bëjnë me persona anonimë, të cilët përdoren për të shantazhuar dhe kërcënuar verbalisht gazetarët”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Gazetarja Klodiana Lala është kërcënuar në disa raste. Ngjarja e sulmit me armë ndaj shtëpisë së prindërve të saj është ende në hetim. Ajo nënvizon se sot janë shtuar sulmet on line dhe kërcënimet anonime, pre e të cilave ka qenë dhe ajo. Këto sulme janë të vështira për t’u zbuluar, thotë Zonja Lala për Zërin e Amerikës.

“Është mjaft e vështirë t’ua provosh institucioneve. Për institucionet përbën rast për t’u hetuar vetëm në momentin kur ka pasoja të rënda apo lëndime. Në rastet e tjera ata thonë- po ku është prova që ju jeni intimiduar apo kërcënuar,” – tha për Zërin e Amerikës Klodiana Lala, gazetare e Televizionit News 24.

Që prej 1 janarit 2022 dhe deri në prill të këtij viti Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri ka regjistruar 11 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve. Policia i tha Zërit të Amerikës se ka proçeduar 10 dhe 7 prej tyre janë referuar në prokurori. Në 3 raste gazetarët janë cënuar nga vetë punonjësit e policisë, ndërsa autoritetet thonë se ndaj tyre janë marrë masa sipas ligjit. Në organet hetimore aktualisht janë në hetim vetëm 5 raste të kallëzuara, për këtë periudhë.

Gazetarja Anila Hoxha thotë se prokuroria i dërgoi gjykatës kërkesë për pushimin e çështjes ndaj efektivit të policisë që e dhunoi atë dhe kolegun e saj gjatë mbulimit të një ngjarje kriminale, dhe tregon arsyen përse nuk e apeloi këtë vendim.

“Nuk e apelova. Ndikimi që pati sulmi digjital ishte i vështirë për mua”, thotë ajo.

Edhe Alfred Lela, gjatë protestës për shembjen e godinës së teatrit kombëtar, në atë kohë drejtues i portalit politiko.al, u dhunua nga policia. Edhe kjo çështje është pezulluar nga prokuroria në maj të vitit të shkuar. Ndonëse prokuroria bën me dije, se ai është njoftuar për këtë vendim, zoti Lela thotë se nuk ka marrë dijeni.

“Kjo e tregon gjithë historinë. Pra, se si ne ndihemi dyfish të pambrojtur, si nga instanca e parë policia, ashtu dhe nga prokuroria përmes zvarritjes në kanalet e turbullta dhe të panumërta të saj”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Alfred Lela, drejtues i portalit “Politiko.al”.

Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve shprehin shqetësim për pandëshkueshmërinë e autorëve të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ato thotë se kjo i pengon gazetarët të denoncojnë rastet e dhunës ndaj tyre.

“Pandëshkueshmëria jep sinjale, se duke sulmuar gazetarët nuk të ndodh asgjë. Kjo duhet të marrë fund. Policia, prokuroria dhe gjykata duhet të kenë vëmendje të shtuar ndaj sulmeve dhe kërcënimeve të gazetarëve”- tha për Zërin e Amerikës, Valbona Sulçe, Rrjeti i Grave në Media.

Një prej formave të kërcënmit të gazetarëve janë edhe paditë që ngrihen ndaj tyre në Gjykatë. Besar Likmeta dhe Aleksandra Bogdani të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, thonë se janë paditur nga biznesmeni Mirel Mërtiri dy vjet më parë, pas një shkrimi investigativ për aferën e inceneratorëve, për të cilën kishte interes publik.

Gazetarët Likmeta dhe Bogdani e kanë fituar çështjen në gjykatën e shkallës së parë. Këto padi të njohura si “SLAPP” synojnë të shkaktojnë frikë dhe heshtje tek gazetarët.

“Është konsideruar i tillë nga organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, pra si shembull i padive SLAPP, që synonojnë të detyrojnë gazetarët të tërhiqen. Por fakti qëndron se një çështje e tillë ka një kosto për gazetarët. Do përballesh për një kohë të gjatë në gjykatë. Çështjet zgjasin. Edhe përse ti mund të kesh faktuar me prova dhe fakte shkrimin, kjo nuk i ndalon biznesmenët që paguhen me para publike, t’i përdorin këto para publike për të intimiduar gazetarët,”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN.

Komuniteti i gazetarëve veçon me shqetësim se gjuha e urrejtjes së politikaneve, fyerjet dhe përçmimi e nxisin edhe më tej dhunën ndaj gazetarëve dhe synojnë t’i deligjitimojnë ata. Kjo gjuhë, sipas tyre, është ndeshur dhe tek zyrtarë të lartë. Kryeministri Edi Rama, në disa raste ka refuzuar t’u japë përgjigje pyetjeve të gazetarëve dhe i ka ndaluar ata në vazhdim të ndjekin takimet e tij me median, si në rastin e gazetarit Klevin Muka.

“Doja të evidentoja konfliktin e interesit në rastin e pyetjes drejtuar ministres Olta Xhaçka, dhe arrita ta bëj. Koncepti i kryeministrit për atë që ai e quan riedukim eshte “ose je i lirë në linjën që të lejohet, pra që nuk je i lirë, ose s’ke më punë këtu”. Me mua ndodhi kjo e dyta”- tha për Zërin e Amerikës Klevin Muka, gazetar i Panorama TV.

Të ekspozuar përballë presioneve, kërcënimeve dhe sulmeve gazetarët në Shqipëri punojnë në një terren të vështirë dhe në shumicën e rasteve janë krejt të pambrojtur, si nga mediat ku ata punojnë ashtu dhe nga autoritetet ligjzbatuese. Shqetësimi mbi sigurinë fizike, shantazhet dhe presionet ndaj tyre u nënvizua edhe në raportin e fundit të DASH. Sot gazetarët dhe liria e shprehjes, sipas studiuesve, janë të cënuara nga disa drejtime, dhe jo vetëm nga politika./VOA

Ata thonë se në Shqipëri ka liri shtypi, por jo shtyp të pavarur. Në mjaft raste gazetarët çensurohen nga vetë pronarët që përmes medias mbrojnë interesat e bizneseve të tyre, vetëçensurohen apo kërcënohen e sulmohen nga bota e biznesit dhe krimi i organizuar. Këto rrethana i vendosin ata në pozita të pafavorshme për të ushtruar të lirë dhe të pavarur profesionin e tyre./VOA/

liria e medias ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet