LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtëpinë ‘nën ujë’ nga komshiu, ligji i bashkëjetesës në komunitet “s’pi ujë”! Bashkia mohon kompetencat

Edhe pse ka një ligj për të rregulluar bashkëjetesën në komunitet askush nuk e zbaton atë dhe qytetarët hasin probleme të shumta në pallate e ambiente të përbashkëta.

24 Nëntor 2023, 20:47 Nga h.k
Shtëpinë ‘nën ujë’ nga komshiu, ligji i
Investigim ne Berat

BERAT-Bashkëjetesa në komunitet dhe konfliktet që lindin mes banorëve që jetojnë në pallate duket se nuk kanë zgjidhur në shumë qytete të Shqipërisë.

Edhe pse ka një ligj për të rregulluar bashkëjetesën në komunitet askush nuk e zbaton atë dhe qytetarët hasin probleme të shumta në pallate e ambiente të përbashkëta.

Madje ka raste kur banorë që braktisin shtëpitë e tyre, kthehen në rrezik për komshinjtë, sepse askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në banesat e braktisura private, por ndërkohë dëmtohen apartamentet e tjerë të pallatit.

I tillë është edhe rasti i zonjës Bianka Merko nga Berati. Ajo ankohet në Fiks Fare pasi nuk ka gjetur zgjidhje askund. Ajo banon në një pallat në rrugën ‘Tafil Skëndo’ dhe komshiu i katit të fundit të pallatit që është sipër znj. Merko e ka braktisur shtëpinë. Shtëpia e tij është e rrënuar totalisht dhe pa çati. Kjo sjell që shtëpia e Biankës është totalisht në lagështirë që i futet nga tavani dhe nga muret.

“Çfarë bie jashtë më hyn mua brenda, aq sa kam frikë të përdorë dhe pajisjet elektrike sepse edhe në mure është futur lagështia”, shprehet ajo. Edhe pse është përpjekur shumë të ndërgjegjësojë komshiun të investojë në banesën e tij të braktisur nuk ia ka dalë.

“Unë kur ka reshje detyrohem të largohem nga shtëpia kam frikën se më zë ndonjë korent, se pajisjet elektroshtëpiake më kanë dalë jashtë përdorimit”, pohon znj. Merko.

Por apartamenti i braktisur i filmuar nga Fiks Fare nuk është një rrezik vetëm për znj. Merko por edhe për këmbësorët që ecin poshtë palaltit. Duke qenë se nuk ka çati tullat e mureve nga lagështia rrezikojnë të bien. I kontaktuar nga komshija zotëria pronar i apartamentit të rrënuar i thotë që nuk ka lekë të investojë në apartament dhe e adreson që ta ndihmojë bashkia në hallin që ka. Pallati nuk ka administrator dhe nga bashkia nuk është vënë një i tillë duke u shkelur ligji Nr.10 112, datë 9.4.2009 për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit.

Gazetarëve të Fiksit znj. Merko u tregon se i ka kaluar edhe këto hapa ankimi si në bashki po ashtu edhe në polici, por që askush nuk i ka ofruar ndihmë e zgjidhje përveç sorollatjes.

Së bashku me Fiksin zonja Merko i drejtohet fillimisht bashkisë  ku punonjësi i thotë se nuk mund të ndërhyjnë në pronë private. Fiksi i cili vuri re se çatia ishte prishur edhe mbi pjesën e shkallëve të pallatit ndaj e pyeti edhe për atë pjesë, por punonjësi theksoi se nuk është kompetencë e bashkisë dhe as e  policisë bashkiake.

Por u mjaftua duke pohuar se  veprojnë vetëm në rast se kanë urdhër nga prokuroria. Pra zonja fillimisht duhet të bëjë një padi penale e më pas vazhdojnë porcedurat. Por bashkia në këtë rast ka pjesën e saj të përgjegjësisë  pasi duhet të detyrojë pronarin e apartamentit të braktisur në marrjen e masave për të shmangur prishjen e njësisë (apartamentit) të denoncueses sipas ligjit në fuqi. Kjo gjë nuk ka ndodhur edhe pse znj. Merko ka depozituar disa herë ankesa me shkrim pranë bashkisë.

Denoncuesja dhe gazetarët e Fiksit i drejtohen edhe policisë për të bërë një denoncim. Policia sheh në vendngjarje edhe apartamentin dhe dëmet që janë bërë.

Pas disa kohësh denoncuesja njofton Fiksin se është kontaktuar nga policia e shtetit duke i thënë se zonja duhet të gjejë një avokat dhe të bëjë një padi. Vetëm me një vendim gjyqësor zonja mund të detyrojë fqinjin që të marr masa për zgjidhjen e situatës dhe rregullimin e banesës së saj./Marre nga Top Channel 

investigim ne berat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet