LIVE UPDATES
Aktualitet

"Është një nga dhomat e thesarit natyror të Shqipërisë"/ Ministrja gjermane e Mjedisit për DW: Gjermania gati për ndihmë për Vjosën

Lemke është shprehur se thesaret natyrore të Shqipërisë janë një arsye mjaft e rëndësishme për thithjen e turistëve, që sjell me tej edhe një zhvillim të konsiderueshëm në sektorin e ekonomisë.

22 Mars 2025, 14:28 Nga r.ll
"Është një nga dhomat e thesarit natyror të
steffi lemke

GJERMANI- Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke në intervistë për DW e quan Vjosën një nga dhomat e thesarit natyror të Shqipërisë. Për Parkun Kombëtar të Vjosës ajo kërkon zgjidhje profesionale.

Deutsche Welle: Zonja ministre, Lumi Vjosa është Park Kombëtar i një lumi të egër, i pari në Shqipëri dhe në Evropë, megjithatë po përballet me probleme të menaxhimit. E njëjta situatë paraqitet edhe me zonat e tjera të mbrojtura. Nisur nga përvoja gjermane në menaxhimin e të tilla zonave, si mund të aplikohej ajo në Shqipëri?

Steffi Lemke: Unë e admiroj Shqipërinë për këtë thesar natyror që ajo zotëron dhe që është një arsye mjaft e rëndësishme për thithjen e turistëve, që sjell me tej edhe një zhvillim të konsiderueshëm në sektorin e ekonomisë. Vjosën do ta quaja një nga dhomat e thesarit dhe unë e përgëzoj Shqipërinë për faktin e të pasurit Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër. Strukturat menaxhuese të këtij parku janë duke u përballur me problematika të ndryshme, zgjidhjet e të cilave do të duhet të ishin në mënyrë shumë profesionale, pra të ruanin dhe të garantonin mbrojtjen e këtyre zonave. Gjermania mbështet në këtë drejtim siç është ai i përshtatjes së legjislacionit për sa i përket ruajtjes së zonave të mbrojtura. Unë ndodhem këtu pikërisht që të gjejmë zona ku mund të intensifikojmë punën në këtë drejtim.

Lumi Shushica, degë e Vjosës dhe pjesë e Parkut Kombëtar rrezikohet nga ndërtimi i një ujësjellësi që kundështohet nga komuniteti i zonës dhe organizatat mjedisore. Si mund të ruhet një balancë mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës, duke marrë parasysh edhe shqetësimet e komunitetit?

Unë kam pasur privilegjin dhe mundësinë që në vitin 2019 të vizitoj disa fshatra, mes tyre edhe të zonës ku ndodhet Shushica dhe mund të them që natyra dhe peisazhet aty janë unike dhe duhet bërë çdo përpjekje për t'i ruajtur. Sigurisht, duhet të ketë edhe zhvillim ekonomik të zonës, po kjo do të duhet të vlerësohet dhe gjykohet nga institucionet shqiptare se ku do të duhej të përqendronin përpjekjet e tyre, në mënyrë të tillë që të mos kishte dëme në asnjërën prej aspekteve. Qeveria gjermane është e gatshme të ndihmojë për të gjetur kompromiset e duhura në këtë drejtim. Në këndvështrimin tim është shumë e rëndësishme që të kemi zona të tilla natyrore ku të ruhet unikaliteti i zonave, pra të gjendet një balancë.
 

Ndodhemi në Vjosë, ku morët pjesë në një aksion për ripyllëzimin e saj. Shqipëria ndodhet në hartën e rrezikut për ndryshimet klimatike, e rrezikuar veçanërisht nga përmbytjet dhe thatësira. Çfarë masash mund të ndërmerren për të përballur dhe për t'u përshatur me këtë sfidë?

Diçka e mrekullueshme të shikosh sesi shoqëria civile dhe organizatat e mbrojtjes së mjedisit kanë dhënë një kontribut mjaft të vyer sa i përket rinatyralizimit përmes masave sikundër janë ato të ripyllëzimit të  zonës eluvionale këtu. Kjo është meritë e shoqërisë civile në bashkëpunim me qeverinë, pra e bashkëveprimit mes tyre, edhe për vetë faktin që Vjosa u shpall Park Kombëtar i lumit të egër.

Ndryshimet klimatike shoqërohen në çdo vend të botës me periudha thatësirash, me stuhi, me përmbytje dhe politika nuk ka reaguar ende mjaftueshëm ndaj këtyre fenomeneve. Ne duhet të kuptojmë që ne jemi të varur ndaj mjedisit, që na duhet të konsiderojmë natyrën si aleaten tonë, nëse duam të mbrojmë jetën tonë, dhe jo ta dëmtojmë atë.

Në Shqipëri ka një problem të madh me menaxhimin e mbetjeve dhe ndotjen e ujërave. Cilat janë disa nga projektet apo iniciativa konkrete nga Gjermania për të ndihmuar në këtë drejtim?

Në fakt jemi të vetëdijshëm për problemet që lidhen me ndotjen e mjedisit dhe këto nuk ekzistojnë vetëm në Shqipëri, po edhe në shumë vende të tjera të botës. Ne kemi menduar vazhdimisht vetëm sesi të krijojmë dhe të gjenerojmë konsum, por jo paralelisht me këtë jo sesi të ngremë sistemet e duhura të menaxhimit të mbetjeve dhe adresimin e tyre, situatë kjo që duhet të ndryshojë. Gjermania mbështet Shqipërinë pikërisht në këtë drejtim, në ngritjen e menaxhimit të mbetjeve, të asgjesimit të tyre, po kështu ngritjes së rrjetit të kanalizimeve, pra trajtimit të ujrave të ndotura dhe kjo në aspektin ligjor dhe ndihmës direkte për komunitetet, mund të përmend këtu qytetet e Cërrikut dhe të Korçës.

Në kontekstin e integrimit evropian, Shqipëria ka hapur kapitujt e parë të negociatave. Si mund të kontribuojë Gjermania në drejtim të kapitullit 27, pra atë të mjedisit?

Ne jemi në shkëmbime të vazhdueshme me Shqipërinë sa i përket çeljes sa më të shpejtë të kapitullit 27 të negociatave për anëtarësim, po ashtu edhe në kontekstin e procesit të Berlinit, për të ngritur kapacitetet e duhura ligjore në funksion të mbrojtjes së natyrës, mjedisit, ujrave, dhe në qoftë se ia dalim që kapitullin 27 ta hapim brenda këtij viti, ky është një qëllim i një projekti ambicioz, por mendoj se me vullnetin dhe dëshirën e mirë mund t'ja arrijmë./DW

steffi lemke gjermani lumi i vjoses

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet