11 Janar 2023, 22:16
Nga F.M
Ish-deputeti Agron Qoku
TIRANË- Ish-deputeti Agron Qoku thotë se ADN-ja e 4 të mbyturve që u gjetën pak kohë pas ngjarjes në vitin 1996 nuk është bërë. Në një prononcim për Inside Stosy në Top Channel, Qoku thotë se ndoshta, mund të hidhej pak dritë pasi identifikimi me foto për trupat e dekompozuar është i pasaktë.
“Kanë kaluar mbi 26 vjet dhe ata nuk dinë të vërtetën për fatin e familjarëve të tyre, jetojnë apo nuk jetojnë. As unë me informacionet që kam pasur dikur nuk jam në gjendje të them jetojnë apo nuk jetojnë. E vetmja mundësi që të zbulohet një pjesë e së vërtetë; mendoj se ka ardh koha që shteti të marrë përsipër të bëhet ADN-ja e katër trupave që u gjetën në vitin 1996, nëse ato ekzistojnë ende dhe në këto mënyrë të vërtetohet atëherë ato kanë qenë në atë skaf dhe fati i tyre është mbyll në ujrat e Otratos” u shpreh ish deputeti i Dibrës, Agron Qoku
“Nuk du me rru ma mas atij djali, por djegia është këtu moj ti bijë. Është kalb zemra moj ti bijë” u shpreh Shahije Beça, familjare që ka humbur djalin 27 vite më parë.
Si ndodhi Tragjedia e Maqellarës?
Të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç, u panë për herë të fundit nga familjarët tek furgonat që i transportuan drejt Vlorës mëngjesin e 9 Marsit 1996. Sipas raportimeve, ata hipën atë mbrëmje në skaf dhe prej atëherë nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e tyre. Ajo që dihet është fakti se skafi ishte blerë i ri dhe kishte mbërritur në Vlorë po atë ditë nga Italia. Mjetin e ka marrë përsipër ta drejtojë Qemal Veizi, vëllai i pronarit të skafit.
Në mëngjes, kur skafi nuk u kthye, vëllezërit e skafistit filluan të shqetësohen. Menjëherë kontaktuan me njerëzit e tyre në Itali, të cilët u thanë se nuk kishte mbërritur asnjë skaf. Kontaktuan me Guadia di Finanza nëse përgjatë asaj nate kishin kapur ndonjë skaf, por sërish morën përgjigje negative. Atëherë ato dolën vetë në kërkim, me një peshkarexhë që kishin në pronësi, por nuk mundën të gjenin asnjë shenjë. E vetmja shtëpi që ka hapur dyert e mortit dhe ka një varr ku e qan të birin është familja e Sulejman Qokut, nga fshati Kllopçisht i Maqellarës. Trupi i tij u gjet në Itali, dy ditë më pas, dhe dyshohet se ishte në skaf me dibranët e tjerë.
agron qoku tragjedia e maqellares
Aktualitet
11 Janar 2023, 22:12
F.M
Enver Sheshi
TIRANË- Hetimet në lidhje me vdekjen në qeli të Enver Sheshit, në ngjarjen e rëndë të ndodhur ditë...
Aktualitet
11 Janar 2023, 22:09
Viktimat
TIRANË- Më 9 janar 2004, një gomone plot me klandestinë që po mbyteshin i kërkojnë ndihmë drejtpërdre...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:59
F.M
Shahije Beca
TIRANË- Shahije Beca, nga Maqellara e ruan me fanatizëm që nga viti 1996 kostumin e djalit të saj. Kohë kur djali i s...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:40
Tatimet
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan vijon historinë e ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:33
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Tre persona, një 54-vjeçar, një 21-vjeçar dhe një 51-vjeçar, të gjithë me kombësi...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:36
Mexhit Allushi dhe punonjësja
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan denoncon sonte rastin e përndjekjes dhe ngacmimit seksual të nj&eum...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:10
F.M
Klodian Tomorri
TIRANË- Për gazetarin Klodian Tomorri përbën habi fakti që zyrtarët e Ministrisë së Financave akuz...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:05
F.M
Postimi i ambasadës britanike
TIRANË- Ambasada e Britanisë së Madhe ka dalë me një mesazh për shqiptarët, të c...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:57
Kronika e Fiks Fare
TIRANË- Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për mashtrim në vitin 2020, ku në emër...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:54
Vendi ku u vra Saimir Jaku
NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Parë
Gjashtë vite të gjata pritje. Të gjata, po aq sa edhe vetë ...