LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptaro-amerikania e parë në krye të një bashkie në SHBA/ Intervistë me Violeta Berishën: Asgjë nuk është e pamundur

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo rrëfen se si çdo emigrant amerikan kishte ëndrra të mëdha dhe ngjitja e saj në detyrën e kryebashkiakes, dëshmon se mund të arrihet gjithçka.

13 Janar 2024, 22:41 Nga r.ll
Shqiptaro-amerikania e parë në krye të një bashkie në
violeta berisha

SHBA- Violeta Berisha, e cila së fundmi u betua si kyetare e bashkisë së qytezës Fairview, në shtetin e Nju Xhersit, duke u bërë e para shqiptaro-amerikane dhe gruaja e parë që mban këtë detyrë që nga themelimi i kësaj bashkie, thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do të drejtonte një qytet. Familja e saj, me origjinë nga Puka, e la Shqipërinë, për t’i ikur komunizmit, në vitin 1951.

Vetë Violeta, lindi në Itali dhe familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara mbi 50 vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 3 muajsh. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo rrëfen se si çdo emigrant amerikan kishte ëndrra të mëdha dhe ngjitja e saj në detyrën e kryebashkiakes, dëshmon se mund të arrihet gjithçka.

Zonja Berisha, e cila do të drejtojë një bashki prej më shumë se 15 mijë banorësh, i tha koleges Klementina Cenkollari, se në Fairview, jeton një komunitet i vogël shqiptaro-amerikan, por zotohet të ndihmojë ata, si dhe shqiptarët që jetojnë në qytetet përreth. Ajo thotë se është krenare që është shqiptare.

Zëri i Amerikës: Zonja Berisha, javën e kaluar ju u betuat si Kryetare e Bashkisë së Fairview, duke u bërë e para shqiptaro-amerikane dhe gruaja e parë që mban këtë post të lartë. Çfarë do të thotë kjo për ju, profesionalisht dhe personalisht?

Violeta Berisha: Për mua do të thotë që njeriu mund të arrijë gjithçka që synon. Unë nuk e kisha ëndërruar kurrë se do të drejtoja një qytet. Më parë kisha mbajtur detyrën e këshilltares, që dhe ajo ishte diçka shumë e veçantë për mua. Dhe tani, të jem kryetare, shqiptarja e parë si kryetare bashkie, shqiptarja e dytë si kryebashkiake, por e para në shtetin e Nju Xhersit, kjo është shumë e veçantë.

Zëri i Amerikës: Zonja Berisha, familja juaj ka emigruar në SHBA shumë kohë më parë, kur ju ishit vetëm 3 muajsh. Si ka qenë ky rrugëtim për familjen tuaj dhe për ju vetë?

Violeta Berisha: Si çdo emigrant tjetër që vjen në Amerikë, të gjithë kemi një ëndërr. Nuk e di nëse ëndrra ime ishte të bëhesha kryetare bashkie, por është shumë e veçantë që jam në këtë post. Kjo do të thotë se emigrantët, shqiptarët që vijnë në Amerikë po realizojnë atë që kishin menduar se nuk do të ishte kurrë e mundur. Jam përpjekur të jem pranë njerëzve. Të ndihmoj zhvillimin e qytetit. Është diçka shumë shpërblyese për ne. Më pëlqen kur njerëzit bëjnë mirë. Jam shumë krenare me veten që ndihmoj të tjerët, ndihmoj qytetin. Është një përvojë e dobishme.

Zëri i Amerikës: Kujt ia dedikoni këtë histori suksesi në jetën tuaj?

Violeta Berisha: Absolutisht prindërve dhe fëmijëve të mi. Pa ata, nuk e di ku do të isha. E përmenda këtë dhe gjatë fjalimit që mbajta kur u zgjodha. Ata më kanë ndihmuar për çdo gjë dhe për kapërcimin e çdo pengese që kam hasur në jetë. Dihet se kujtdo i ndodhin gjëra të ndryshme gjatë jetës. Dhe po të mos ishin ata, po të mos më kishin nxitur të bëja gjënë e duhur, nuk e di se ku do të isha.

Zëri i Amerikës: T’i kthehemi misionit tuaj si kryetare bashkie. Cilat janë përparësitë tuaja dhe cilat mendoni se mund të jenë sfidat kryesore gjatë mandatit tuaj në këtë detyrë?

Violeta Berisha: Shikoni, ato që shumë njerëz i shohin si sfidë, unë i shoh si mundësi. Unë mendoj se do të jetë një gjë e madhe, vërtet e madhe që të jem në gjendje të ndihmoj qytetin të përparojë, të ndihmoj në qendrueshmërinë e taksave, në shtimin e vlerës së pronës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetit. Unë jetoj këtu. Dua ta shoh qytetin tim të begatojë. Në fakt nuk shoh ende aq shumë sfida. Nuk jam e sigurt se me çfarë do të përballem tani. Mendoj se si kudo është fluksi i emigrantëve që vijnë në qytet. Nuk do doja të shihja askënd të lëndohet dhe as t’i ndodhte diçka tjetër. Kështu që, nuk shoh ndonjë sfidë të madhe, madje shpresoj të mos ketë, por dhe nëse do ketë, jam gati t’i përballoj.

Zëri i Amerikës: Zonja Berisha, le të flasim pak për komunitetin shqiptaro-amerikan. Sa ështp komuniteti shqiptarë aty?

Violeta Berisha: Ne nuk kemi shumë shqiptarë, por ka më shumë në qytetet përreth. Komuniteti shqiptar përbën rreth 10% të popullisë së qytetit. Jam e gatshme t’i ndihmoj me gjithçka që kanë nevojë, në cilindo prej qyteteve dhe që do të na drejtohen për ndihmë në këtë komunitet. Jam e gatshme t’i ndihmoj me gjithçka që mundem. Ndoshta 200, 300. Nuk jam krejt e sigurt mbi numrin e saktë.

Zëri i Amerikës: Do doja t’ju pyesja gjithashtu në përgjithësi mbi këndvështrimin tuaj për diasporën shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht, integrimin e saj në shoqërinë amerikane?

Violeta Berisha: Siç e dini, shqiptarët kanë ecur shumë përpara në shoqërinë amerikane. Nuk ka asgjë që ata nuk mund ta bëjnë. Tani shqiptarët janë kryetar bashkie, gjyqtarë, sipërmarrës, pra asgjë nuk është e pamundur për ta. Ndaj jam shumë krenare për ta. Jam shumë krenare të them se jam shqiptare./VOA

violeta berisha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale