LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarja përjeton tmerr në Greqi/ 27-vjeçari e përdhunon, e plagos me thikë dhe e kyç në një ndërtesë të braktisur, çfarë dëshmoi ajo në polici (EMRAT)

33-vjeçarja ka treguar para hetuesve se nuk e njihte 27-vjeçarin dhe se për herë të parë e ka takuar të hënën.

31 Maj 2024, 09:20 Nga r.ll
Shqiptarja përjeton tmerr në Greqi/ 27-vjeçari e
foto e nderteses

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 33-vjeçare shqiptare në Omonia ka përjetuar ditë tmerri. Një 27-vjeçar palestinez dyshohet se e ka rrahur, e ka goditur me thikë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur dhe e ka lënë të mbyllur në një ndërtesë e braktisur.

Historia e horrorit për Gabriela Çelajn nga Kuçova nisi të zbardhet mesditën e së hënës së kaluar, kur oficerët e policisë së DIAS-it, duke kaluar nëpër kryqëzimin e rrugëve Sokratous dhe Xouthou, në Athinë, gjatë një kontrolli fizik i gjetën 27-vjeçarit, Mohammad Odi një thikë me vete. Më pas i riu u vu në pranga. Në të njëjtën ditë rreth gjashtë orë më vonë, oficerët e policisë, duke kaluar nëpër rrugën Xouthou në Athinë, dëgjuan një person që thërriste për ndihmë nga një ndërtesë në dukje e braktisur.

Policia ka shkuar menjëherë në katin e 1 të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë, ku ka konstatuar një derë të mbyllur me dry. Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën në krevat 33-vjeçaren të lidhur me pranga në të gjitha gjymtyrët dhe me plagë në kokë dhe në të gjithë trupin. Shqiptarja kishte po ashtu një plagë me thikë në kofshën e majtë. Pas dëshmisë së saj para hetuesve u konstatua se 27-vjeçari ishte autori i torturës ndaj shqiptares. Kjo e fundit u dërgua në spital ku mori dhe ndihmën e nevojshme mjekësore, shkruajnë mediat greke.

33-vjeçarja ka treguar para hetuesve se nuk e njihte 27-vjeçarin dhe se për herë të parë e ka takuar të hënën, pasi kishin rënë dakord të shkonin në shtëpinë e tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Pasi gruaja ka hyrë në shtëpinë e tij, 27-vjeçari e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, gjatë së cilës ai ka vazhduar ta rrahë dhe që nga ai moment nuk mban mend asgjë.

shqiptare ne greqi omonia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet