LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria rrit prodhimin e ullirit por me sfida tregu i vajit

Në Qendrën e Transferimit të Tekonologjive Bujqësore në Vlorë kultivues dhe përpunues të ullirit po ndjekin ekspertët që flasin për kultivarët autoktonë dhe vlerësimimin e vajit të ullirit në Shqipëri. Aktualisht sezoni i vjeljes së ullinjve dhe prodhimit të vajit në vend është në pikën më të lartë.

24 Nëntor 2024, 18:46 Nga N.F
Shqipëria rrit prodhimin e ullirit por me sfida tregu i vajit
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria është një vend mesdhetar që njihet për prodhimin e ullirit dhe viti pas viti fermerët po rrisin sipërfaqet e kultivuara. Ekspertë thonë se këtë vit prodhimi i ullirit është më i mirë se viti i shkuar, megjithë pasojat e ndryshimeve klimatike, me një verë të thatë. Por sipas specialistëve tregu i vajit të ullirit vazhdon të përballet me mjaft sfida dhe niveli eksporteve mbetet ende i ulët.

Në Qendrën e Transferimit të Tekonologjive Bujqësore në Vlorë kultivues dhe përpunues të ullirit po ndjekin ekspertët që flasin për kultivarët autoktonë dhe vlerësimimin e vajit të ullirit në Shqipëri. Aktualisht sezoni i vjeljes së ullinjve dhe prodhimit të vajit në vend është në pikën më të lartë.

“Ky vit është më i mirë se viti i shkuar për sa i përket prodhimit”, thotë Meno Besimaj që drejton këtë qendër.

“Sivjet pritet të jenë mbi 120 mijë tonë ullinj që do të thotë që të konvertuar do të rrisin prodhimin e vajit, pavarësisht se rrezja e vajit nuk është në sasinë që ka qenë vitin e kaluar për shkak të luhatjeve që kanë pësur temperaturat dhe të stresit që krijoi bima e ullirit prej thatësirës. Kapaciteti i prodhimti këtë vit është i mirë dhe të gjitha fabrikat janë me kapacitet të plotë këto ditë", tregon ai.

Ndërkohë ndryshimet klimatike kanë ndikuar këtë vit tek ulliri, sipas specialistit Adhurim Lazaj.

“Ky vit pason vitin 2023 me prodhimtari të ulët dhe ulliri e ka të theksuar prodhimi periodik ku një vit prodhon më shumë se viti tjetër. Ky vit pritet të ishte “viti i plotë”, tek ulliri por për shkak të kushteve klimaterike, veçanërisht në kohën e lulëzimit, nuk arriti të ketë prodhimin e pritshëm, por përsëri, krahasur me vitin e kaluar prodhimi i ullirit kokërr është më i lartë”, thotë ai.

Sipas vlerësimeve paraprake të kësaj qendre prodhimi pritet të shkojë këtë vit në mbi 120 mijë tonë ullinj nga 117.618 tonë ullinj që ishte, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në vitin 2023.

Këtë vit vaji i ullirit tregëtohet nga fermerët apo nga fabrikat 8 deri në 10 dollarë për litër nga 5-6 dollarë për litër që ishte vitin e shkuar. Fermerët këtë vit janë më të kënaqur pasi cmimi i vajit është më i lartë krahasim me vitet e shkuara, thotë zoti Besimaj.

Një nga faktorët që po ndikon çmimin e rritur të vajit është rritja e kostos së vjeljes së ullinjve pasi fuqia punëtore është e pakët për shkak të emigrimit në shumë zona, thotë më tej zoti Besimaj.

“Mungesa e fuqisë punëtore do të thotë që është rritur edhe vlera e ditës së punës. Rreth 30% të kostos së prodhimit të ullirit e përbën vetëm vjelja. Pavarësisht se vjelja e ullirit po bëhet e mekanizuar pasi tani ka shumë shkundëse ulliri me bateri dhe me energji apo me naftë dhe me benzinë por përsëri krahu i ri i punës është larguar dhe pjesa më e madhe është e detyruar që ullinjtë ti mbledhin dhe kuptohet ka një rritje të kostos së vjeljes”, thotë ai.

Ndërsa sipas specialistit të ullirit Adhurim Lazaj duhet bërë kujdes në gjithë procesin nga vjelja deri tek prodhimi i vajit.

“Shqipëria, thotë ai, nuk pretendon të konkurojë në tregun global të vajit të ullirit me sasi pasi ka sipërfaqe të vogla me ullinj krahasur me vendet e rajonit si Greqia, Italia apo Spanja, por synon të konkurojë me cilësinë e vajit”, thotë ai.

“Që të marrim cilësi maksimale duhet ta vjelim në kohë, duhet momenti nga vjelja deri në përpunim të jetë sa më i shkurtër. Mundësisht brenda katër orëve ulliri nga vjelja duhet të shkojë të përpunohet. Nëse sasitë e ullirit të vjelë i mbajmë me ditë fillon dekompozimi dhe që këtu nis e prishet vaji.”

Ndërsa zoti Besimaj thotë se ka ende shumë punë për të bërë sidomos drejt marketingut dhe paketimti të vajit të ullirit për të depërtuar në tregun rajonal.

“Fabrikat tona janë të gjitha fabrika të reja të kohës së fundit. Janë dy lloje të fabrikave që i ka Italia dhe Spanja, por duke qenë se ne jemi futur vonë në këtë punë i kemi më të reja dhe janë shumë ciëlsore. E vetmja gjë që ne nuk e kemi ende të normalizuar është pjesa e depozitimit, e ambalazhimit, e etiketimit dhe kjo është pjesa e marketingut që nuk e bëjnë të gjitha fabrikat. Në 20 fabrika që ne kemi inspektuar ditët e fundit vetëm dy fabrika e kanë pjesën e grumbullimit, të marketimit dhe të çertifikimit të vajit të ullirit", thotë ai.

Ndërsa Armando Lamaj që merret me prodhimin e vajit të ullirit prej gati 5 vitesh në zonën e Drashovicës në Vlorë thotë se klima bëri të vetën këtë vit duke ulur prodhimi për këtë zonë. Zoti Lamaj përpunon ullinjtë e komunitetit të zonës por synon që të përfshihet edhe në tregëtimin e vajit të ullirit jashtë vendit.

“Me sa po shohim ne po avancon tregu i vajit të ullirit për jashtë. Edhe cilësia e vajit ishte shumë e mirë këtë vit. Sivjet e kam në plan të përfshihem në tregun jashtë të vajit të ullirit dhe do të nisim procedurat e çertifikimit.”

Zoti Lamaj thotë se përpunuesit e vajit kanë neovojë për mbështetje nga shteti pasi kanë kosto të rritura duke filluar nga energjia elektrike që punojnë fabrikat, tek kosto e grumbullimit të prodhimit tek fermerët dhe rritja e kapaciteteve ruajtëse të vajit. Sipas të dhënave doganore Shqipëria eksportoi në nëntë muajt e parë të këtij viti rreth 2400 tonë vaji ulliri ndërsa gjatë vitit të shkuar u eksportuan në total rreth 6100 tonë vaj ulliri.

Ekpsportet e vitit të shkuar u lidhën veçanërisht me një sasi stoku të vajit të ullirit të krijuar gjatë vitit 2022 i cili u eksportua drejt Italisë pas një marrëveshje mes të dy vendeve. Sipas vlerësimeve paraprake të të qendrës kombëtarë të ullirit në Vlorë këtë vit prodhimi i vajit të ullirit pritet të shkojë në Shqipëri në rreth 25 mijë tonë ndërsa gjatë vitit 2023 u prodhuan në nivel kombëtar rreth 20 mijë tonë vaj ulliri./VOA

tregu i vajit ullinj shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet