LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

Në të dyja anët e kufirit, të miturit po përfshihen gjithnjë e më herët në botën e drogës dhe armëve, jo vetëm si viktima por edhe si autorë veprash penale. Shpesh, gjithçka nis në bankat e shkollës, për të përshkallëzuar më pas në braktisjen e saj, deri në dënime penale apo fatalitete. Ndërkohë, institucionet në Shqipëri dhe Kosovë mbeten të papërgatitura. Pa struktura të specializuara, staf të trajnuar dhe burime të qëndrueshme. Ky artikull sjell dëshmi personale, të dhëna zyrtare dhe alarme nga profesionistë, që përballen çdo ditë me këtë realitet.

6 Maj 2025, 19:46 Nga Jona Cenameri & Fitore Ademi
Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Në një klasë gjimnazi në Prishtinë, zhurma e të qeshurave ka nisur të zbehet për shkak të mungesës së një zëri. Ardi, i njohur për humorin dhe popullaritetin, po mungon gjithnjë e më shpesh, duke u shfaqur i përhumbur dhe i lodhur.

Gjithçka nisi me një ndejë, ku një shprehje e zakonshme “provoje vetëm një herë” e lidhi me substanca që, në pak muaj, iu kthyen në zakon. “Euforia që të jep droga i bën problemet të duken më të vogla dhe kështu nis varësia,” thotë ai.

Në Shqipëri, historia e Ilionit nga Pogradeci, ndjek një trajektore të ngjashme. Në moshën 11-vjeçare ai provon për herë të parë hashashin. 4 vite më vonë kokainën. “Ishte shumë e lehtë ta gjeja drogën,” kujton ai. Më i vogli në një grup shokësh që konsumonin rregullisht, ai ndjehej më “i rritur” duke imituar ata.

Pas një sërë krizash fizike dhe emocionale, përfundon në qendrën “Teen Challenge Albania”, ku trajtohet për 1 vit. Sot, 2 vite pa përdorur substanca, Ilioni studion punë sociale, për të ndihmuar këdo që ndodhet në të njëjtën situatë.

“Po hasim gjithnjë e më shpesh raste të nxënësve të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike,” thotë Safet Blakaj, drejtor i qendrës “Labyrinth” në Prishtinë. “Shumica janë të rinj që kanë braktisur shkollën ose jetojnë në ambiente pa mbështetje familjare.”

 Ai nënvizon se numri i përdoruesve të mitur është në rritje të vazhdueshme. Mosha mesatare kur nisin përdorimin është rreth 16 vjeç, por ka raste edhe 9 apo 10 vjeç.

Në Tiranë, psikologia Ledia Rushit nga qendra “Aksion Plus” konfirmon një trend të ngjashëm. Mosha e përdoruesve është në rënie të vazhdueshme. “Nuk flasim më për gjimnazistët. Kemi raste të fëmijëve të klasës së pestë dhe të gjashtë,” tregon ajo.

Sipas saj, përdorimi i drogave sintetike dhe farmaceutike, përfshirë fentanilin, po rritet me ritme të shpejta, duke sjellë pasoja të paparashikueshme për shëndetin mendor të fëmijëve.

“Maja e ajsbergut”: statistikat e heshtura të drogës

Gjatë vitit 2024, Spitali i Psikiatrisë në QKUK trajtoi 108 raste të reja me varësi ndaj substancave narkotike. Grupi më i prekur mbeten 18-19 vjeçarët. Tendencë e pandryshuar nga viti 2023, kur numri i rasteve ishte ndjeshëm më i lartë, plot 1,432.

Edhe në Shqipëri, situata pasqyron një problem të ngjashëm, edhe pse më pak të dokumentuar.

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe
Të dhënat nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT) për periudhën 2020-2024 tregojnë se nga 1,032 pacientë të trajtuar për intoksikim nga substanca narkotike, 27 janë të mitur.

94% meshkuj dhe 96% nga zona urbane. Substancat më të përdorura nga të miturit janë kanabisi (37%), opioidët (22%) dhe kokaina (19%). Sipas Dr. Alert Drishtit, toksikolog në QSUT, këto shifra, përfaqësojnë vetëm “majën e ajsbergut”.

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe
“Pjesa më e madhe mbetet e padukshme, sepse mungojnë testimet sistematike,” thotë Drishti. “Shpesh fëmijët paraqiten me simptoma të turbullta si ‘ankth’ apo ‘dhimbje koke’, por shkaku i vërtetë, përdorimi i drogës nuk identifikohet.”

Kur droga kthehet në dhunë: lidhja me armët dhe agresionin

Pasojat e varësisë nuk ndalen vetëm te përkeqësimi i shëndetit apo mungesa e diagnostikimit. Tek të miturit, përdorimi i substancave ndikon drejtpërdrejt në sjelljet impulsive dhe agresive.

“Droga shkakton dhunë mes nxënësve dhe ul ndjeshëm kontrollin mbi veprimet e tyre,” thotë neuropsikiatri Sami Rexhepi. “Fëmijët që përdorin substanca janë më të acaruar, kanë prag të ulët durimi dhe shfaqin sjellje antisociale, jo vetëm ndaj bashkëmoshatarëve por edhe ndaj mësuesve.”

Ky alarm për rritjen e dhunës së lidhur me substancat narkotike mbështetet edhe nga ekspertët e sigurisë. Avni Islami, specialist i sigurisë në shkolla në Kosovë, vëren një lidhje të qartë mes përdorimit të drogës dhe rritjes së dhunës në institucionet arsimore, përfshirë edhe shkollat fillore.

“Dhuna ndërmjet nxënësve dikur lidhej me bullizmin, por tani shumë prej rasteve kanë në sfond përdorimin e substancave narkotike,” thekson ai.

Sipas Islamit, garantimi i sigurisë nuk mund të mbështetet vetëm në masa reaktive si prania e policies. Stafi arsimor, drejtoria dhe psikologët duhet të funksionojnë si “prindër të dytë” dhe të jenë më të angazhuar në mbështetjen emocionale dhe sociale të nxënësve.

Ai gjithashtu propozon përfshirjen e teknologjive mbikëqyrëse si kamerat e sigurisë, por edhe ndërtimin e një strukture të qëndrueshme mbështetëse në nivel shkolle.

Shifrat zyrtare reflektojnë gjithnjë e më qartë lidhjen midis përdorimit të drogës dhe përfshirjes së të miturve në vepra penale. Problemi i armatosjes së të rinjve me armë të ftohta dhe eskalimi në dhunë po përkeqësohet.

Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se procedimet e të miturve në Shqipëri për armë të ftohta janë trefishuar që nga 2020, ndërsa tek fëmijët nën 14 vjeç janë dhjetëfishuar. 

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), vetëm në vitin 2023 janë regjistruar 2,005 të mitur si autorë të dyshuar të veprave penale rreth 5% e totalit në shkallë kombëtare. Po atë vit, Ministria e Drejtësisë raportoi 195 të mitur të dënuar, prej të cilëve 85 me burgim.

Shërbime që mungojnë: boshllëqet e sistemit të rehabilitimit

Si Ardi në Kosovë, ashtu edhe Ilioni në Shqipëri, u përballën me një realitet që statistikat nuk e përshkruajnë plotësisht: mungesën e strukturave të specializuara për trajtimin e varësisë. Në të dy rastet, ndërhyrja erdhi falë këmbënguljes së prindërve. Shpesh të vetmit që guxojnë të thyejnë heshtjen dhe të kërkojnë ndihmë.

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe

Qendrat që ofrojnë trajtim afatgjatë janë të pakta. Të miturit shpesh trajtohen brenda strukturave të destinuara për të rritur, duke u privuar nga qasja e veçantë që kërkon mosha dhe zhvillimi i tyre emocional. Historitë e Arditit dhe Ilionit nuk përbëjnë përjashtim, por pasqyrojnë një sistem që reagon me vonesë dhe në mënyrë të copëzuar, shpesh vetëm kur dëmi është bërë.

Në Kosovë, një nga institucionet që ofron trajtim afatgjatë për të rinjtë me varësi është Qendra për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labyrinth”. Çdo vit, kjo qendër pranon dhjetëra raste të të miturve, me një fluks në rritje.

Sipas drejtorit të qendrës, në Kosovë ka rreth 40 mijë përdorues të substancave narkotike, por vetëm rreth 6 mijë janë të përfshirë në programe trajtimi dhe rehabilitimi. Shumica janë të rinj, çka tregon një dështim të sistemit për të frenuar përhapjen e fenomenit që në fazat e hershme.

Në Shqipëri, qendrat “Teen Challenge” dhe “Aksion Plus” janë ndër të vetmet që ofrojnë mbështetje të qëndrueshme për individët me varësi.

“Shumica e atyre që na kontaktojnë e kanë nisur drogën në moshë shumë të hershme, ndonjëherë 10 ose 11 vjeç,” shpjegon Orges Hysenaj, drejtor i “Teen Challenge”, një qendër rezidenciale që ofron programe 1-vjeçare rehabilitimi.

Mbi 1000 individë kanë kërkuar ndihmë në 5 vitet e fundit pranë kësaj qendre, por vetëm 250-300 prej tyre e kanë përfunduar programin e rehabilitimit. Me kërkesat në rritje dhe listat e gjata të pritjes, kjo qendër planifikon të hapë një strukturë specifike për të miturit.

Edhe qendra “Aksion Plus” raporton një rritje alarmante të rasteve në terapi mbajtëse me metadon. “Vetëm në 5 vitet e fundit, numri i përdoruesve në terapi është dyfishuar, nga 450 në 800,” tregon Ledia Rushit, psikologe e angazhuar në këtë institucion.

Edhe pse kërkesat për trajtim janë në rritje, institucionet publike të arsimit dhe shëndetësisë në dy vendet përballen me mangësi serioze. Në Shqipëri, vetëm 850 punonjës psiko-socialë mbulojnë mbi 1,300 shkolla publike. Në Kosovë, Spitali i Psikiatrisë në QKUK ofron vetëm detoksifikim dhe trajtim medikamentoz, pa përfshirë komponentë terapeutikë afatgjatë për të miturit.

“Shqipëria ka vetëm një shërbim kombëtar për pacientët me varësi, por për të miturit nuk ka as staf, as infrastrukturë të veçantë,” pohon Dr. Alert Drishti.

Ndërkohë, në QSUT mungojnë të dhënat për rastet e përsëritura të shtrimeve, ndërsa ndjekja klinike e pacientëve të mitur mbetet fragmentare dhe e pabazuar në struktura të posaçme.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në Shqipëri gjithashtu konfirmon se nuk disponon statistika për të miturit që janë transportuar në spital për shkak të mbidozës apo intoksikimit, duke krijuar boshllëqe serioze në ndjekjen epidemiologjike.

Përpjekjet për parandalim janë të kufizuara në fushata të rastësishme sensibilizimi apo seminare shkollore, pa një strategji të qartë dhe të qëndrueshme kombëtare.

Shkolla nën presion: siguria, oficerët dhe dështimi i rrjetit mbrojtës

Këto mangësi përkthehen në rritje të përfshirjes së të miturve në akte kriminale të lidhura me drogën dhe armët, edhe brenda ambienteve shkollore.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 27 raste të lidhura me substanca narkotike në apo pranë ambienteve shkollore, përfshirë 37 autorë të dyshuar dhe sekuestrimin një sasie droge dhe mjetesh ndihmëse për përdorim.

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe

Po atë vit, dhjetëra incidente të tjera si lëndime trupore, sulme dhe kanosje përfshirë edhe raste me armë të ftohta dhe të zjarrit ngritën shqetësimin për sigurinë në institucionet arsimore dhe zonat përreth tyre.

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe

Në Shqipëri, Policia e Shtetit raportoi nga viti 2020 deri në 2024, 525 vepra penale të kryera nga të mitur në fushën e narkotikëve. Viti 2023 shënoi kulmin me 140 raste, ndërsa në 2024 numri ra në 105, megjithatë situata mbetet problematike.

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe

Përveç kësaj, të dhënat e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) tregojnë se përveç vjedhjeve dhe vrasjeve, shitja apo trafiku i drogës është ndër 3 veprat më të zakonshme që çojnë të miturit drejt burgimit në Shqipëri.

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, Betim Sylejmani, thotë se shkolla përpiqet të ndërgjegjësojë nxënësit për rreziqet e drogës dhe armëve përmes psikologut dhe ligjëratave nga Policia e Kosovës.

Kur mungojnë strukturat parandaluese dhe mungon reagimi institucional në kohë, pasojat janë të rënda dhe shpesh fatale. Në nëntor 2024, vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë nga një bashkëmoshatar në afërsi të ambienteve shkollore tronditi opinionin publik.

Ngjarja ngjalli debat mbi efektivitetin e projektit “Oficerët e sigurisë në shkolla”, pjesë e “Paketës së sigurisë në shkolla”, e cila aktualisht mbulon me 240 oficerë sigurie, 1,378 shkolla publike në Shqipëri (1,029 shkolla 9-vjeçare dhe 349 gjimnaze).

Pavarësisht kësaj pranie, tragjedia e Martin Canit tregon se masa të tilla nuk janë të mjaftueshme kur mungon ndërveprimi i strukturave të tjera mbështetëse.

Rrënjët e padukshme: varfëria, rruga dhe boshllëqet në të dhëna

Përtej drogave dhe armëve, shkaqet që çojnë të miturit drejt dhunës dhe varësisë janë të thella dhe të ndërthurura. Sipas Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në Shqipëri (QPKMR), kriminaliteti i të miturve është më i lartë në qytetet e mëdha, ku ndikojnë faktorë si vështirësitë ekonomike familjare, mungesa e përkujdesjes prindërore, përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë, bullizmi dhe ndikimi i rrjeteve sociale.

“Një orë në shkollë nuk mjafton. Duhen ekipe multidisiplinare, psikologë, punonjës socialë, oficerë sigurie, por mbi të gjitha, duhet përfshirje aktive e prindërve,” arsyeton drejtor i qendrës “Teen Challenge Albania”, Orges Hysenaj, duke theksuar se ndërhyrjet nuk mund të kufizohen në ligjërata sensibilizuese.

Realiteti në terren tregon se kjo përfshirje mungon. “Vetëm Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve (NjMF) në Tiranë menaxhon 500-600 raste në vit,” thotë Denisa Bakiasi, punonjëse sociale pranë kësaj NjMF-je.

Në nivel kombëtar, sipas Agjencisë për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (ASHMDF), rastet e të miturve në konflikt me ligjin të ndjekura nga njësitë vendore janë rritur nga 58 në vitin 2020 në 291 në vitin 2024.

Rastet e fëmijëve në situatë rruge kanë qenë relativisht të qëndrueshme me një mesatare prej 224 rastesh të raportuara në vit, përgjatë 5 viteve të fundit. Bashkitë më të prekura për të miturit në konflikt me ligjin janë Shkodra (42 raste), Kruja (23 raste) dhe Kukësi (21 raste).

“Fëmijët që rriten në situatë rruge apo pa kujdesin e një të rrituri janë më të ekspozuar ndaj manipulimit dhe rekrutimit në aktivitete të paligjshme,” thotë Bakiasi. “Shpesh përdoren pikërisht sepse ‘nuk i kap ligji’ si të rriturit.”

Një nga problemet më serioze që pengon parandalimin dhe trajtimin e varësisë tek të miturit është mungesa e të dhënave të sakta dhe të kategorizuara. Në Shqipëri, institucione si QSUT, QKUM dhe ISHP kanë pranuar se nuk mbledhin statistika specifike për përdorimin e substancave te të miturit.

“Që prej vitit 2015 nuk është realizuar asnjë studim i mirëfilltë për përdorimin e drogave tek të rinjtë,” thekson Dr. Alert Drishti, toksikolog në QSUT.

Ndërkohë, një nga të paktat burime statistikore të besueshme është studimi ndërkombëtar HBSC 2021–2022 mbi sjelljet shëndetësore të fëmijëve në shkollë, sipas të cilit 7% e 15-vjeçarëve shqiptarë kanë provuar kanabisin (11% e djemve dhe 4% e vajzave).

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe
Tendencë rritëse krahasuar me të dhënat e mëparshme të këtij studimi. Gjithashtu 15% e adoleshentëve pohuan se kishin përdorur substanca para marrëdhënies së parë seksuale.

“Në mungesë të aktiviteteve jashtëshkollore dhe kujdesit edukativ, fëmijët janë shumë më të ekspozuar ndaj abuzimit me substanca,” thotë Blakaj dhe apelon se:

“Kemi nevojë për një program të strukturuar pesëvjeçar, që të zbatohet në mënyrë të pandërprerë nëpër shkolla dhe të përfshijë sistemin arsimor, shëndetësor dhe atë të drejtësisë. Përndryshe, ndërhyrjet do të mbeten të pjesshme dhe joefektive.”

“Unë ia dola, edhe ti mundesh.”

Mes tabelave alarmante, mungesës së shërbimeve dhe boshllëqeve që i bëjnë institucionet të heshtin, kjo fjali e vetme mbart gjithë kuptimin që mungon në raportet e ftohta. Shpresën e prekshme.

E thotë Ilioni, dikur i varur nga kokaina, sot student i punës sociale, i vendosur ta kthejë përvojën e tij në ndihmë për të tjerët.

E thotë edhe Ardi, që pas një periudhe të errët distancimi nga familja, po rindërton jetën e tij në Prishtinë mes seancave terapeutike dhe përpjekjeve të përditshme për t’u rikthyer në normalitet.

Nuk mjafton që ata ta thonë nëse institucionet nuk i dëgjojnë. Sepse ndonjëherë mjafton “vetëm një herë” për të humbur gjithçka. Dhe ndonjëherë, mjafton vetëm një ndërhyrje në kohë për të shpëtuar një jetë.

 

 

Ky artikull është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Fuqizimi i lajmeve cilësore dhe gazetarisë së pavarur në Ballkanin perëndimor dhe Turqi II”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

kosova


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet