Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Me qëllim që operatorët të mos gjenden shumë shpejt në pamundësi financiare për përballimin e kostove nga çmimet e larta të naftës, kërkohet zgjatja edhe me 3 muaj e periudhës së përfitimit të kompensimit, konkretisht për muajt korrik–shtator.
TIRANË- Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke ndikuar në koston e operatorëve të transportit publik.
Me qëllim që operatorët të mos gjenden shumë shpejt në pamundësi financiare për përballimin e kostove nga çmimet e larta të naftës, kërkohet zgjatja edhe me 3 muaj e periudhës së përfitimit të kompensimit, konkretisht për muajt korrik–shtator.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua vendimi për dhënie kompensimi të naftës në nivelin e 50 lekëve për litër për një afat 3 mujor nga muaji mars deri në maj.
Në letrën drejtuar qeverisë, përfshirë ministrisë së Pushtetit Vendor, Ministrisë së Financave, Minsitrisë së Energjetikës, Shoqata e Transportit Publik Qytetas, në përfaqësim të operatorëve të transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas ka kërkuar zgjatjen e afatit të zbatimit të kësaj mase mbështetëse edhe për një periudhë shtesë prej 3 muajsh.
“Në kushtet kur karburanti përbën një nga kostot kryesore të aktivitetit të transportit publik, vazhdimësia e çmimeve të larta ka sjellë rëndim të ndjeshëm të barrës ekonomike për subjektet transportuese, duke vështirësuar përmbushjen e detyrimeve financiare dhe garantimin e vazhdimësisë normale të shërbimit publik ndaj qytetarëve.
Kështu, kërkojmë marrjen e masave për zgjatjen e afatit të kompensimit financiar në masën 50 lekë/litër karburant edhe për periudhën korrik-shtator 2026, duke vijuar me të njëjtat procedura, kritere dhe dokumentacion të përcaktuar në aktin normativ në fuqi.
Gjithashtu, vlerësojmë se vazhdimi i kësaj mase mbështetëse është i domosdoshëm për të garantuar vijimësinë dhe stabilitetin e shërbimit të transportit publik; shmangien e reduktimit të flotës dhe frekuencave të shërbimit; mbrojtjen e interesit qytetar dhe përballueshmërinë e transportit publik; ruajtjen e balancës financiare të operatorëve të licencuar të sektorit”, theksohet në letër.
Para miratimit të dhënies së kompensimit për përballimin e kostove nga rritja e çmimeve të naftës, nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u dërguan disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare që po shkakton çmimi i lartë i naftës te operatorët e transportit publik.
Më 1 Prill operatorët zhvilluan një takim edhe me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ku u kërkua të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.
Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre operatorët bllokuan për gati dy ditë edhe lëvizjen e qytetarëve me autobusa në Tiranë dhe rrethe, duke reduktuar numrin e mjeteve deri në 60%./Monitor.al
Foto ilustruese TIRANË- Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përk...
Foto ilustruese Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologj...
Paradoksalisht, ngjitur me vendburimin në Bitinckë janë të vendosura panelet diellore, të cilat janë prodhuar në vende t&eu...
Bitincka është një zonë në të cilën janë kryer studime gjeologjike të formave të ndryshme për të p...
Nëse analizojmë përfitimet nga depozitat e hidrogjenit në Bulqizë, në të njëjtën kohë, duhet parë edhe ...
Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjes&e...
Studimet e fundit, të realizuara nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë të udhëhequr nga Laurent Truche, faktoj...
Foto Ilistruse TIRANË- AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim...
Mbetje spitalore të grumbulluara në korridore dhe tualete, pavijone që nuk plotësojnë standardet bazë të higjienës, mu...
Zaho Rama TIRANË- Në ceremoninë e 60-vjetorit të themelimit, Universiteti i Arteve nderoi mbi 30 figura të njohura q&eum...