LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkuan për vizitë të përkohshme dhe u bllokuan në Tel Aviv, flet shqiptarja: Jam me vajzën 10 muajshe! Na kujtuan komunizmin kur futeshim në tunel

Në lidhje me këto sulme kanë folur edhe personat që e kanë përjetuar nga afër këtë situatë. Në Izrael është raportuar se janë bllokuar 8 shqiptarë ku njëra prej tyre ka folur në lidhje me përjetimet nga këto sulme që tronditën botën.

14 Prill 2024, 19:45 Nga N.F

Shkuan për vizitë të përkohshme dhe u bllokuan në Tel

Herida Duro

TEL AVIV-Mbrëmjen e djeshme Irani lëshoi ​​dronë dhe raketa drejt Izraelit, pasi u zotua për hakmarrje pas një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në kryeqytetin sirian Damask. Në lidhje me këto sulme janë publikuar pamje si dhe ka sjellë reagime të shumta nda ndërkombëtarët. 

Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin pasi më parë të dy vendet Irani ishin përfshirë në një luftë në “hije”,  duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit por pa pranuar përgjegjësinë. Në lidhje me këto sulme kanë folur edhe personat që e kanë përjetuar nga afër këtë situatë. Në Izrael është raportuar se janë bllokuar 8 shqiptarë ku njëra prej tyre ka folur në lidhje me përjetimet nga këto sulme që tronditën botën. Drejtoresha e turizmit në Ministri, Herida Duro, së bashku me vajzën 10 muajsh, janë dy nga tetë shqiptarët e bllokuar në Tel Aviv.

“Është e vogël ende në gji, por jam më e qetë që është me mua se sa të mos e kisha. Na kujtuan komunizmin kur futeshim në tunel” tha ajo për Top Channel.

Mes tyre ka dhe operatorë turistikë të cilët duhet të niseshin nga aeroporti i kryeqytetit izraelit në orën 5 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit nga Irani, fluturimi është anuluar.

“Kemi ardhur që të enjten, por fluturimi i sotëm për kthimin u kancelua, ndërsa po presim të nisemi në mbrëmje për në Tiranë,” shtoi Duro.

Në Izrael mësohet të jetojnë një komunitet prej rreth 1000 shqiptarësh, disa me qëndrim të përhershëm e të tjerë për vizita të përkohshme.

“Jemi 8 që duhet të kthehemi brenda 24 orëve,” shtoi ajo.

Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik "Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare, Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite. Një udhëtim i cili ua ktheu eksperiencën në alarm, por ata tregojnë se nuk janë të frikësuar dhe ndodhen të sigurtë në hotelin "Kempinski" në Tel Aviv.

Ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë, por që sulmi i raketave prishi planin e tyre. Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve.  Megjithatë, menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marrs në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurtë që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane.

lufta ne lindjen e mesme shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet