LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shkove me atë ku**ën tjetër! Të kam dashur, idiot!” Lëndimi nga dashuria i verbon sytë, poston fotot intime të ish-it

Në një bisedë me ish-të dashurën, kjo e fundit i thotë që nuk ia fal që e la.

27 Shkurt 2025, 21:05 Nga E. D
“Shkove me atë ku**ën tjetër! Të kam dashur,
foto ilustruese

TIRANË- Një qytetar nga Elbasani është drejtuar në emisionin“Stop” në Tv Klan pasi kur u nda nga e dashura me të cilën kishte bashkëjetuar për pak kohë, ajo hapi adresa false në Instagram dhe TikTok ku postonte foto nudo të ish-partnerit.

Në një bisedë me ish-të dashurën, kjo e fundit i thotë që nuk ia fal që e la.

Djali: Për ça m’i publikon ato fotot?

Vajza: Ça foto?

Djali: Fotot në TikTok me emrin tim.

Vajza: S’kam futur gjë.

Djali: I ke futur sepse fotot janë bërë nga ty.

Vajza: Aaa mirë, ke të drejtë!

Djali: Për çfarë i fut fotot?

Vajza: Okay, ti pse i vure të miat?

Djali: Sepse ke filluar ti e para dhe unë nuk të kam nxjerrë fytyrën, të kam bllokuar.

Vajza: Aaa, ti nuk më ke nxjerrë fytyrën mua?

Djali: Po.

Vajza: Okay, mirë! Pse, kur të thashë të takoheshim, ti refuzove?

Djali: Si, po çfarë fytyre ke të më takosh ti mua me ato që ke bërë?

Vajza: Po ti ca fytyre ke, me ato që më ke bërë ti mua?

Djali: Unë s’të kam bërë asgjë, pse u ndamë?

Vajza: Ti s’më ke bërë gjë mua?

Djali: Po se u ndamë, u ndamë, aq ishte lidhja.

Vajza: Domethënë me ato që bëre, nuk është asgjë për ty? Është vari leshtë?

Djali: Është pjesë e jetës të lidhesh e të ndahesh.

Vajza: Jo, jo nuk është fare. Ti atë që më bëre, nuk ma ka bërë kush në jetën time.

Djali: Çfarë  të kam bërë?

Vajza: Ti e di shumë mirë çfarë ke bërë.

Djali: Që të erdha në Francë, ndenja një muaj me ty?

Vajza: Po, që pastaj ike dhe më lea mu si idiote.

Djali: Të lashë se e di shumë mirë për çfarë arsyeje të lashë.

Vajza: Jo, unë e di shumë mirë për çfarë më le ti mu dhe për çfarë e bëre këtë gjë.

Djali: Unë s’e kam bërë për asnjë arsye. Arsyeja ka filluar nga ty, ti e di shumë mirë.

Vajza: Arsyeja filloi, që ti shkove me atë k**vën tjetër. Është shumë e thjeshtë. Unë e di shumë mirë historinë, kështu që mos më mashtro mua me këto gjëra. Dëgjo dy sekonda! Ato, që kam bërë unë për ty…

Djali: Lëre ç’ke bërë, prandaj m’i hodhe fotot se kam shkuar unë me tjetër?

Vajza: Jo! Je treguar shumë mashtrues.

Djali: Jam treguar unë mashtrues? Ore unë mund të jem treguar mashtrues, por…

Vajza: Erdhe në shtëpinë time. Unë të çova deri tek mami im.

Djali: Shumë bukur, edhe unë e takova me respekt. Pasi ndodhi ajo që ndodhi, me të folurat e tua nëpër Snapchat, me të tjerë nëpër Snapchat, unë do t’i jap fund lidhjes.

Vajza: Ça ndodhi? Kurrë s’të kam tradhtuar ty, o idiot! Kurrë s’ta kam bërë këtë gjë, ti e di shumë mirë. Kurrë s’ta kam bërë këtë gjë, se unë të kam dashur me të vërtetë ty, idiot!

Gazetarja e “Stop” kontakton me vajzën, por ajo mohon publikimin e fotove intime, edhe pse në video dëgjohet zëri i saj.

Gazetarja: Fotot a i ke shkrepur ti?

Vajza: Jo!

Gazetarja: I ka shkrepur apo jo?

Djali: Po, ka edhe video duke qeshur.

Vajza: Ok! Tregoje!

Gazetarja: Po pra, është videoja.  Problemei është që ti ia ke nisur dikujt këtë video nëse s’e ke  hapur  ti?

Vajza: Jo, nuk ka fare shans.

Gazetarja: Pra i bie që burimi i atyre fotove je ti?

Vajza: Nuk kam lidhje fare me këtë çështje.

Gazetarja: Të dy keni gabuar, por ti ke publikuar foto intime. Do të vazhdosh të postosh?

Vajza: Nuk kam postuar dhe s’do vazhdoj të postoj më. Atë, që ka bërë ai domethënë, ndaj meje dhe familjes sime, është gjë shumë e rëndë, kupton?

Gazetarja: Dakord, por kjo nuk do të thotë që ti të vazhdosh të postosh fotot e tij sepse edhe nga bisedat e shkëmbyera nga profilet e Instagram-it, vërtetohet shumë qartë që je ti për sa kohë flisni për një lidhje dhe për sa kohë flisni për fotot intime.

Vajza: Në Instagram?

Gazetarja: Po.

Vajza: S’kam folur kurrë me…në Instagram. Vetëm që, kur u ndamë… Nuk e di fare.

Gazetarja: Nuk ke dijeni?

Vajza: Jo, vetëm kam folur kur erdha në Shqipëri, që u takuam bashkë, hera e fundit që jemi takuar unë dhe ai dhe që atë ditë nuk kemi pasur më fare kontakte. As jemi parë, as jemi takuar, asgjë.

Gazetarja: Dhe ti nuk ke asnjë lidhje, as me TikTok-un, as me Instagram-in?

Vajza: Jo!

I riu thotë se është drejtuar pranë zyrës së krimit kibernetik në Policinë e Elbasanit dhe nuk i është marrë denoncimi.

Pak ditë më vonë ai shoqërohet në komisariat pasi vajza kishte bërë denoncim të njëjtë, por djali thotë se fotoja që ai kishte postuar ishte pa fytyrë dhe dukeshin vetëm flokët. Ai thotë se kishte postuar që ta shihte vetëm ajo dhe jo të tjerët. Megjithatë postimet në TikTok vazhdojnë dhe kërkesa e tij është që të fshihen fotot e videot intime dhe ato adresa të mbyllen.

Qytetari: Kam ardhur nga fundi i muajit te kibernetika.

Punonjësi: Dhe çfarë është bërë?

Qytetari: Po vazhdon vajza të ketë fotot në profil, gjërat e mia.

Punonjësi: Po deshe, pyet pak te informacioni se ato e dinë!

Qytetari: Një e di unë, që është me leje. (Punonjësi i kibernetikës)

Punonjësi: Ta jep ligji, nuk e merr vetë.


Qytetari: Po, normal!

Punonjësi: Ja, do e zgjidhim, mos ki merak!/tvklan.al

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet