LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkollës i pikon tavani pas rikonstruksionit, Bashkia Roskovec i jep sërish tenderin 800 milionë lekësh kompanisë

Megjithatë, pavarësisht këtij problemi gazetarja arriti të takonte zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit, të cilët thanë se punimet zgjasin 6 muaj por nuk arritën të shpjegonin përse nuk kanë nisur punimet.

2 Dhjetor 2022, 21:56 Nga Dosja
Shkollës i pikon tavani pas rikonstruksionit, Bashkia Roskovec i jep
Roskovec

ROSKOVEC- Emisioni Stop në Tv Klan ka ndjekur rastin e shkollës 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në fshatin Suk 1 të Roskovecit, që do të rikonstruktohet. Tenderi u zhvillua në periudhën Gusht-Shtator 2022 në vlerën e 800 milionë Lekëve të vjetra. Tenderi u fitua nga dy firmat ‘B.O.E ASI -2A CO SHPK’ dhe ‘SHËNDELLI SHPK’. Në tabelën afër shkollës është vënë njoftimi për rikonstruksionin, por jo data e fillimit dhe përfundimit. Thuhet vetëm se punimet do të zgjasin 6 muaj. Edhe drejtoresha e shkollës Violeta Cjapi nuk di më shumë, por po përgatit nxënësit për transferim në një tjetër shkollë.

Shkolla tjetër ku do të transferohen fëmijët në fshatin Suk 2 ka më pak se tre vjet që është rikonstruktuar, por ka probleme dhe nevojë për ndërhyrje. Ironia e fatit është se kjo shkollë është rikonstruktuar sërish nga e njëjta firmë “Shëndelli shpk”. Gazetarja e Stop Domenika Bajraktari shkon në Bashkinë e Roskovecit, por aty përballet me një situatë të pakëndshme me rojen e policisë bashkiake të Roskovecit, që përplas derën dhe nuk pranon që gazetarja të hyjë brenda institucionit.

Megjithatë, pavarësisht këtij problemi gazetarja arriti të takonte zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit, të cilët thanë se punimet zgjasin 6 muaj por nuk arritën të shpjegonin përse nuk kanë nisur punimet. Por Stop mësoi se shkak është bërë mosdhënia e lejes së punimeve për rikonstruksionin e shkollës, leje që jepet pikërisht nga kjo bashki. Administratori i firmës “Shëndelli shpk” thotë se pasi të dalë leja e ndërtimit nga Bashkia Roskovec atëherë do të nisin punimet.

Pritet të dalë leja e ndërtimit këto ditë dhe do fillojnë punimet”, thotë administrator i firmës.

Por e njëjta firmë ka rikonstruktuar shkollën e fshatit tjetër dhe vetëm 2 vite nga rikonstruksioni, muret kanë lagështirë dhe në zona të caktuara pikon uji nga jashtë. Të pyetur për këtë problem, zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit shprehen se pikërisht për këtë arsye shkollën e parë nuk e kanë marrë ende në dorëzim nga firma.

Kam marrë informacion sot, kam njoftuar operatorin, do bëhet kontrolli nesër në mëngjes. Objekti nuk është marrë në dorëzim nga ne vetëm për atë arsye akoma. 3 vite, deri sa të riparohen defektet”.

Kurse administratori i firmës që ka bërë rikonstruksionin mohon problemet në atë shkollë.

“Bashkia nuk e ka marrë në dorëzim. Kanë bërë proces verbalin e përfundimit të punimeve, por jo përfundimtare, pra është 5 % brenda si garanci 2 vjet dhe ka mbaruar garancia, por shkolla nuk pikon. Kjo që thoni ju nuk qëndron, absolutisht”, thotë ai.

Pas shumë përpjekjesh, gazetarja e Stop arriti që të takonte edhe kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila thotë se bashkia është e hapur për median, edhe pse veprimet e disa prej punonjësve të këtij institucioni treguan të kundërtën. 

Marrë nga tvklan.al

shËndelli shpk bashkia roskovec

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet