LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shkolla e Magjistraturës heq mesataren në lëndët kryesore", BIRN: Organizatat e cilësojnë vendimin të gabuar

Me ndryshimin e tre ditëve më parë, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraurës ka mundësuar që edhe të dimplomuarit si juristë që nuk arrijnë këtë kriter të munden të jenë pjesë e trupës së magjistratëve të rinj nëse zgjidhen si fitues.

1 Shkurt 2024, 10:22 Nga r.ll
"Shkolla e Magjistraturës heq mesataren në lëndët
foto ilustruese

TIRANË- Shkolla e Magjistraturës shpërndau të mërkurën më 31 janar një njoftim që e cilësoi të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025.

Që në krye të njoftimit sqarohej se Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, ka vendosur të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8-të, të lëndëve kryesore. Në një reagim publik pas vendimit, Qendresa Qytetare, një organizatë që lufton për cilësi në arsimin e lartë, e cilësoi vendimin e Shkollës së Magjistraturës të gabuar.

“Në këtë moment kur sytë e qytetarëve janë drejtuar tek SPAK-u dhe Reforma, elitat e këtij sistemi moren një vendim që ngre dyshime, pikpyetje dhe mosbesim tek rekrutimi i gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj,” tha Qedresa Qytetare, ndërsa shtoi se Shkolla e Magjistraturës ende nuk është pastruar nga të shkarkuarit dhe dorehëqurit e vetingut, të cilët nuk kanë moral dhe etike për të formësuar gjyqtarët e rinj.

Neni 10 i Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, ‘regjistrimi i kandidatëve për magjistratë dhe kriteret e pranimit, përcaktonte në shkronjën (d) se, për t'u pranuar në formimin fillestar për magjistrat, duhej që ndër të tjera të kishte notë mesatare të përgjithshme mbi 8-të, si dhe ‘notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e përgjithshme dhe pjesa e posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese.

Me ndryshimin e tre ditëve më parë, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraurës ka mundësuar që edhe të dimplomuarit si juristë që nuk arrijnë këtë kriter të munden të jenë pjesë e trupës së magjistratëve të rinj nëse zgjidhen si fitues.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi i pyetur nga BIRN lidhur me qëllimin e këtij ndryshimi, u shpreh se ishte në pamundësi mbrëmjen e të mërkurës për folur lidhur me këtë vendimarrje, por shtoi se ishte i gatshëm të jepte komentin e tij paraditen e të enjtes.

Këshilli Drejtues ka vendosur të ndryshojë edhe dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që provimi i pranimit të zhvillohet në dy ditë. Sipas ndryshimeve, në ditën e parë provimi do të bëhët vetëm për pesë tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë vetëm me rastet praktike. Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike do të ketë dhe një rast praktik shtesë, në të drejtën administrative.

Provimi i fazës së dytë është përcaktuar të ketë 400 pikë, 250 pikë në ditën e parë për pesë tezat dhe 150 pikë për rastet praktike. Faza e parë me natyrë kualifikuese zhvillohet me vlerësim elektronik dhe organizohet në një ditë./BIRN

shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet