LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano. Post i ri për Veliun, Bicin dhe Koçin

• Shkarkohet Gledis Nano. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është shkarkuar me vendim të këshillit të ministrave. • Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. • Çuçi tha se Nano nuk i kishte përmbushur detyrat që i ishin ngarkuar. • Pasardhësi i Nanos do të jetë drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku. Dosja.al mësoi se Rrumbullaku e ka pranuar tashmë postin dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij. • Megjithatë përkohësisht derisa të bëhet kalimi i detyrës, postin e drejtorit do e ushtrojë nëndrejtori i Policisë, Tonin Vocaj. • Postin e Rrumbullakut në AMP do e zejë një emër i njohur për Policinë e Shtetit. • Ardi Veliu, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të marrë drejtimin e agjencisë që ka për detyrë të kontrollojë Policët. • Po sot është njoftuar dhe emërimi i zv.drejtorit të ri të SHISH ( Shërbimit Informativ Shtetëror), Olian Kanushi do të mbajë dhe detyrën e drejtorit të komanduar të SHISH pasi Helidon Bendo ndodhet në një trajnim në SHBA dhe nuk mundet dot të ushtrojë detyrën. •Kujtojmë se Kanushi më herët ka mbajtur detyrën e këshilltarit të Ramës për sigurinë. • Ardi Veli është shkarkuar gjithashtu nga detyra e zv.ministrit të Infrastrukturës.  • Dallëndyshe Bici do rikthehet në detyrën e vjetër pasi sot u shkakrkua nga detyra e zv.ministres së Mbrojtjes. •Bici do të rikthehet në krye të IKMT. • Valës së shkarkimeve nuk i ka shpëtuar as Drejtoresha e Përgjithshme Kundër Pastrimit të Parave, Iris Ago e cila do të zëvendësohet në këtë detyrë nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Koçi. • Për këtë lëvizje nuk ka asnjë motivacion.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Lirohet nga detyra Drejtoresha e Pastrimit të Parave, zëvendësohet nga ish-deputeti i PS

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Iris Ago dhe Ervin Koçi

TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, Iris Ago, është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë. Në vend të saj është emëruar Ervin Koçi. Kujtojmë se Iris Ago më herët ka mbajtur detyrën e këshilltares së ministres së Financave. Gjithashtu ajo ka mbajtur dhe detyra të tjera në drejtoritë në varësi të ministrisë së Financave si Drejtor në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj ( Gusht 2020- Nëntor 2021) si dhe ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (Shkurt 2017- Korrik 2020).

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Iris Ago

Gjithashtu Ervin Koçi nuk është një emër i panjohur në radhët e së majtës pasi më herët ka mbajtur detyrën e deputetit të PS për Qarkun e Fierit, mandat që e ndërpreu për të marrë drejtimin e AMF-së (Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare) 

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Ervin Koçi

VENDIMI

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Ditën e sotme ka pasur lëvizje edhe në institucione të tjera. Ashtu siç e paralajmëroi Dosja.al, është shkarkuar nga detyra edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Për këtë vendim, ministri Çuçi u shpreh para mediave se Nano është shkarkuar me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj. Ndërkohë në mbledhjen e sotme, kryeministri ka prezantuar zv.drejtorin e ri të SHISH, Olian Kanushi i cili për pak kohë do të duhet të zëvendësojë edhe drejtorin aktual të SHISH-it, Helidon Bendo. Ky i fundit ka rreth 2 muaj që është në SHBA, ku ka nisur një intership 1-vjeçar për specializim. Duke qenë se nuk ndodhet në vend, Bendo nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë. Kujtojmë se Kanushi më herët ka mbajtur postin e këshilltarit të Ramës për sigurinë. Sakaq, sot janë shkarkuar nga detyra edhe 2 zv.ministrat, ajo e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici dhe zv. ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu. Bici është rikthyer në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, ndërsa Veliu do drejtojë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Po ashtu ditën e sotme është liruar nga detyra dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Iris Ago. Në vend të saj në këtë post është emëruar Ervin Koçi i cili ka mbajtur detyrën e deputetit të Partisë Socialiste.

1 VITE ME PARE

Berisha zbulon arsyen: Gledis Nanon e "hëngri" mafia, viktimë e zbulimit të lidhjeve me krimin të Olsit dhe Çuçit

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë versionin e tij për arsyen e shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se në fakt Nano u largua pasi zbuloi lidhjet kriminale të vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

"Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit. Të dashur miq, Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi. Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre. Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken: 1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama. 2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur,"-shkruan Berisha.

Gledis Nanos iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës nga ai tek Muhamet Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi përmes të cilit ministri i Brendshëm e bëri sot përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës.

Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha certifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri. 

1 VITE ME PARE

Ish-këshilltari i Ramës drejtor i komanduar i SHISH. Porosia e kryeministrit: Merruni me sigurinë

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Olian Kanushi dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komunikuar emërimin në postin e zv/drejtorit të Shërbimit Sekret dhe drejtorit të komanduar të tij, të Olian Kanushit. Në një takim me drejtues të SHISH këtë të mërkurë, u vendos emërimi në postin e ri për 41-vjeçarin. E i përzgjedhuri është Kanushi, i cili ka qenë deri para një viti këshilltari i vetë Ramës për çështjet e sigurisë.

Në mbledhjen e sotme, kryeministri ka pasur një takim që herët në mëngjes me drejtorët e SHISH, ku përveç prezantimit të Kanushit, ka lënë porosi të veçantë për oficerët. Numri një i qeverisë ka kërkuar që të merren “me sigurinë dhe punët brenda vendit, pastaj shihni ato me jashtë”.

Ndërkohë që Kanushi ka marrë detyrën e tij të re, për pak kohë do të duhet të zëvendësojë edhe drejtorin aktual të SHISH-it, Helidon Bendo. Ky i fundit ka rreth 2 muaj që është në SHBA, ku ka nisur një intership 1-vjeçar për specializim. Duke qenë se nuk ndodhet në vend, Bendo nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë.

Ndaj dhe Rama ka vendosur që në SHISH të çojë ish-këshilltarin e tij.

SHISH është një nga dy strukturat e inteligjencës shqiptare së bashku me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) ose ish Shërbimi Informativ Ushtarak. Por kjo nuk është detyra e parë e Kanushit. Ai ka disa përvoja profesionale në sektorin publik si: Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike dhe Zëvendës Shef i Misionit për Republikën e Shqipërisë në Turqi, Këshilltar i Kryeministrit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Pika e Kontaktit në Shqipëri për Komisionin Evropian mbi sigurine dhe SME ne kuader te Horizon 2020. Po ashtu, ka mbajtur edhe pozicionin e Koordinatorit në Sekretariatin Teknik për Projektet e Zhvillimit Strategjik në Kryeministri, si dhe Drejtor i Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri.

Ai ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit. Pasi u diplomua me gradën Bachelor dhe Master Shkencor në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit “Aristotel” të Selanikut, kreu studime pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës, si dhe përfundoi kursin master për Studime Globale në Goteburg të Suedisë. Me një diplomë nga Kolegji i Europës në Bruge të Belgjikës, nga Universiteti i Shkencave Politike në Paris, dhe me dy kurse ekzekutive nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard, z. Kanushi zotëron një dosje të gjerë edukimi pasuniversitar. Kanushi eshte diplomuar gjithashtu pranë Akademisë së Trupave të NATO-s, në Selanik, si dhe është certifikuar nga Universiteti George Washington.

Por sot ka pasur lëvizje edhe në institucione të tjera. Ditën e sotme ka pasur lëvizje edhe në institucione të tjera.

Ashtu siç e paralajmëroi Dosja.al, është shkarkuar nga detyra edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Për këtë vendim, ministri Çuçi u shpreh para mediave se Nano është shkarkuar me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj. Ndërkohë në mbledhjen e sotme, kryeministri ka prezantuar zv.drejtorin e ri të SHISH, Olian Kanushi i cili për pak kohë do të duhet të zëvendësojë edhe drejtorin aktual të SHISH-it, Helidon Bendo. Ky i fundit ka rreth 2 muaj që është në SHBA, ku ka nisur një intership 1-vjeçar për specializim. Duke qenë se nuk ndodhet në vend, Bendo nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë. Kujtojmë se Kanushi më herët ka mbajtur postin e këshilltarit të Ramës për sigurinë. Sakaq, sot janë shkarkuar nga detyra edhe 2 zv.ministrat, ajo e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici dhe zv. ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu. Bici është rikthyer në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, ndërsa Veliu do drejtojë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Po ashtu ditën e sotme është liruar nga detyra dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Iris Ago. Në vend të saj në këtë post është emëruar Ervin Koçi i cili ka mbajtur detyrën e deputetit të Partisë Socialiste.

1 VITE ME PARE

Shkarkimi i Gledis Nano, VOA: Drejtuesi më afatshkurtër në detyrë

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Gledis Nano

Qeveria Rama shkarkoi sot drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano, për rezultate të pamjaftueshme në detyrë.

Vendimi i qeverisë, sipas ministrit të punëve të brendshme, Blendi Çuçi, lidhet me mospërmbushjen e objektivave, që kishin vënë me drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Ministri Çuçi tha për mediat se shkarkimi lidhet dhe me situatën e krijuar muajt e fundit, e cila, sipas tij, “kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të policisë së shtetit”.

Dy ditë më parë në qarqet mediatike të Tiranës u përhap një njoftim se zoti Nano kishte dhënë dorëheqjen, por ai e hodhi poshtë këtë si të pavërtetë.

Ish drejtori Nano nuk ka dhënë ende ndonjë reagim për shkarkimin e sotëm nga detyra. Ai është një nga drejtuesit më afatshkurtër në detyrë.

Ambasada amerikane në Tiranë shprehu vlerësimin për zotin Gledis Nano, i cili, siç thuhet në një postim në rrjetin Twitter, "ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”.

Qeveria emëroi Gledis Nano në tetorin e vitit të kaluar si drejtor të policisë së shtetit, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Ardi Veliu.

Zoti Nano ka një karrierë mbi 20-vjeçare në polici dhe 5 vitet e fundit ishte drejtor i drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Ai është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia, krahas shumë trajnimeve të tjera me agjencitë aleate të sigurisë, dhe në punën e tij ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Kriminaliteti gjatë sezonit turistik dhe disa krime të rënda javët e fundit nga grupet e krimit të organizuar përkeqësuan gjendjen e rendit dhe sigurisë në Shqipëri./VOA

1 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Gledis Nano lë zyrën, i qeshur përshëndet me dorë mediat dhe hipën në "Range Rover"

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Gledis Nano

TIRANË- Gledis Nano ka lënë zyrën e tij vetëm pak minuta pas shkarkimit zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. I qeshur, Nano del nga ambientet e drejtorisë, përshëndet me dorë gazetarët e hipën në makinë. Ai shihet teksa hap derën e mjetit me ngjyrë të zezë të llojit "Range Rover" për tu larguar që aty.

Gledis Nanos iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës nga ai tek Muhamet Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi përmes të cilit ministri i Brendshëm e bëri sot përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës.

Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha certifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri. 

1 VITE ME PARE

VD-Rikthimi i basteve, Meta: Delenxhiu po vë monopolin e familjes së tij në krye të bixhozit (I nxjerr VD me Kuran)

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Momenti ne video

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e shikon si monopolizim të familjes së kryeministrit Edi Rama nismën për të lejuar rikthimin e basteve sportive. Teksa risolli para gazetarëve një video të vitit 2018, kur kryeministri mbronte në "Zonë e Lirë" mbylljen e bixhozit si të ndaluar nga Kurani, Meta e quajti Ramën një delenxhi ndërsa tha se qëllimi është pasurimi familjar.

Pyetja nga gazetarja: Grupet e interesit për bastet, ju e dekretuat ligjin dhe sot është nisma e tij për të rikthyer bastet kur tha se kurani nuk e lejon bixhozin?

Meta tregon VD dhe thotë: Video është edhe më e gjatë, edhe më e gjatë e një delenxhiu që me shqetësimin gjoja për të ruajtur fëmijët dhe familjet shqiptare, vendosi mbylljen dhe sot gjoja gjen një alibi se do të ndihmojë sportin, se kush e pengoi këtë 10 vite të mos e ndihmonte sportin me vjedhje të fryra 5 dhe 10 vite. Të gjithë e kuptojnë, po përpiqet të vejë monopolin e familjes së tij në krye të lojërave të fatit dhe bixhozit. është aventurier sa mendon se mund të vejë në bixhoz të ardhmen e një vendi të tërë. 

1 VITE ME PARE

VD-Përplasje SHISH-Presidencë, Meta: Çuçi i Partisë dhe larua i bashkisë shpikin, nuk kam patur asnjë propozim

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Ilir Meta mohoi deklaratën e ministrit të Punëve tëe Brendshme, Bledi çuçi i cili e akuzoi sot se ka penguar emërimin e nëndrejtorit të ri të Shërbimit Shtetëror Informativ në momentin kur ishte president. Nga Partia e Lirisë ku doli të komentonte këtë akuzë, Meta tha se është një shpifje e pavërtetë. Meta tha se për këtë çështje nuk ka patur asnjëherë një përplasje me SHISH.

Pyetje: Sot ministri i Brendshëm lajmëroi emërimin e nëndrejtorit të ri të SHISH, duke thënë se ky emërin ndodhi për shkak të vakancës së mbajtur peng nga konflikti me presidentin. E keni penguar një kërkesë të tillë?

Ilir Meta: Nuk ka pasur asnjë konflikt të Presidentit Meta me SHISH të paktën për këtë cështje, madje kemi pritur propozimin nga drejtori i shërbimit informativ për zëvendësin e tij që nuk ka ardhur asnjë herë për aryse të bllokimit që ka ardhur nga kryeministri. Po kështu kemi qenë të hapur dhe bashkëpunuar me gjithë partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku përfshihet SHISH për të realizuar në cdo kohë një propozim që do vinte nga kryeministri për këtë pozicion vakant, asnjëherë nuk ka ardhur në Presidencë një propozim i tillë.Kuptohet që Cuci i partisë është vetëm për të gënjyer dhe shpikur konflikte të paqena e përdorur si e dinë të gjithë. Asnjë propozim nuk ka ardhur, ka qenë gatishmëria e presidentit në cdo kohë për të emëruar cdo njeri të propozuar në përputhje me ligjin për SHISH. Kjo gënjeshtër në vijim të shpifjeve që vijnë nga Larua i bashkisë. 

Por çfarë tha ministri sot? Çuçi deklaroi se sot qeveria vendosi plotësimin e një vakance që sipas tij, kishte mbetur peng i një konflikti me institucionin e Presidentit.

"Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH Oljan Kanushi është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH me një vakancë  që u plotësua sot."-tha ministri. 

1 VITE ME PARE

Shkarkimi i Nanos, Ambasada Amerikane i del në mbrojtje: Vlerësim, partner i fortë!

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Yuri Kim dhe Gledis Nano

TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pas bërjes publike nga ministri Bledi Çuçi për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. (Lajm ky i bërë me dije nga Dosja.al që dy ditë më parë). Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Ambasada e cila duket se po i del në mbrojtje, shkruan se e vlerëson punën e bërë nga Nano dhe e cilëson si partner të fortë. 

POSTIMI I AMBASADËS:

I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.

Reagimi vjen pas shkarkimit zyrtar që iu bë sot drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Drejtorit aktual, Gledis Nano, iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës mes tij dhe Muhamed Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi ku ministri i Brendshëm e bëri sot përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha certifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri. 

1 VITE ME PARE

Ikën me "luftë" Gledis Nano, konfirmohet emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Muhamet Rrumbullaku

TIRANE- Muhamet Rrumbullaku është emri përfundimtar që do marrë drejtimin e trupës policore pas largimit konfliktual të ish-drejtorit Gledis Nano. Burime për Dosja bëjnë me dije se Rrumbullaku ka pranuar postinpropozuar nga qeveria për të drejtuar Policinë e Shtetit, pas një hezitimi që ka patur disa ditë më parë, kur iu bë propozimi.

Rrumbullaku pritet të marrë detyrën të mërkurën e ardhshme pasi të bëhet zyrtarizimi dhe betimi. Rrumbullaku është një drejtues i lartë në Policinë e Shtetit me një eksperiencë të gjatë në drejtimin e disa sektorëve kyç në Polici. Me largimin e Rrumbullakut mbetet bosh posti drejtues në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore por ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi?

Si erdhi Muhamet Rrumbullaku në krye të PSH? Dosja zbuloi që të hënën atë që ishte duke ndodhur në Policinë e Shtetit. Drejtorit aktual, Gledis Nano, iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës mes tij dhe Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi ku ministri i Brendshëm e bëri sot përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane. Tashmë mbetet për tu parë se cili do të jetë rrugëtimi i Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit. 

1 VITE ME PARE

VD-"S'ndjeni përgjegjësi për moszbardhjen e krimeve?" Çuçi: Ndryshimi i drejtorit do djellë reagim

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se e vetmja masë që ka marrë qeveria për të luftuar krimin e organizuar është ndryshimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi u pyet nëse ndihej përgjegjës për ngjarje të zbardhura dhe tha se ikja e Gledis Nanos e zëvendësimi i tij me dikë tjetër do të sjellë reagim në këtë drejtim. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: A nuk ndjeni përgjegjësi, ngjarje të pazbardhura të krimit nuk lidhen vetëm me drejtorin e Policisë?

Bledi Çuçi: Deri tani, këshilli i Ministrave, qeveria ka menduar se ndërrimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është një masë që do të sjellë një reagim.

1 VITE ME PARE

VD-"Zero tolerancë ndaj krimit"/ Çuçi tregon çfarë e 'dogji' Gledis Nanon

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka treguar dy pika të cilat kanë sjellë shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi u pyet për tragjedinë e Potamit dhe efektivët që janë bërë pjesë të grupeve kriminale. Ai tha se mungesa e përgjigjes ndaj këtyre dy gjërave ka sjellë dhe shkarkimin e Nanos. 

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Kur shkruat dje në Facebook ‘zero tolerancë ndaj krimi’, kishit në konsideratë shumë ngjarje të pazbardhura, shumë policë që nuk gjejnë autorë, por që bëhen bashkëpunëtorë, për mashtrimin e Potamit që thatë se shkarkuat vargun drejtues, por në fakt nuk ishte ashtu, thjesht u pezulluan e u ndanë sërish në detyra. Mendoni që ndryshimi i një emri do ta ndryshojë atë panoramë?

Bledi Çuçi: Këto që përmendët ju ka qenë një nga arsye se përse drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve e menaxhim më efikas.

1 VITE ME PARE

EMRI/ Bledi Çuçi njofton emërimin e drejtorit të ri të SHISH

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brnedshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se në krye të institucionit të SHISH është vendosur Oljan Kanushi. Pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi tha se Kanushi që ishte zëvendësdrejtor i këtij institucioni do ta drejtojë tashmë atë. Sipas tij, me vendosjen e Kanushit është zgjidhur një vakancë që u krijua për shkak të një konflikti mes Presidentit dhe SHISH.

"Kemi emëruar nën drejtorin e SHISH, zotin Oljan Kanushi është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH me një vakancë që u plotësua sot,"- tha Çuçi. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Shkarkohet Gledis Nano, Çuçi: Nuk realizoi objektivat, detyrën e merr përkohësisht Tonin Vocaj

Rrokadë në Polici, ndryshime në qeveri! Shkarkohet Gledis Nano.
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi tha se Nano nuk i përmbyshi objektivat që i ishin ngarkuar, lëvizje që u lajmërua më herët nga Dosja.al. I pyetur nëse ndjente përgjegjësi për mosluftimin e krimit të organizuar, një detyrë që nuk është vetëm në dorën e Policisë së Shtetit, Çuçi tha se për momentin, e vetmja masë që është marrë, është zëvendësimi i Nanos. 

Ai la të kuptohej se tragjedia e Potamit, ku ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiaj dhe përfshirja e efektivëve të Policisë së Shtetit në krimin e organizuar janë dy gjërat që vulosën shkarkimin e Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Për momentin nuk ka një emër për zëvendësuesin e tij dhe detyrat do t'i marrë përkohësisht në ngarkim nëndrejtori Tonin Vocaj. 

Pjesë nga konferenca:

Bledi Çuçi: Përshëndetje sot qeveria mori vendim për shkakrimin e Drejtorit të Përgjithëm të Policisë. Shkarkimi lidhet me mospërmbushjen e objektivave që lidhet me punën e ngarkuar ndaj drejtorit të Policisë. Kryesisht me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin detyrat do t'i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe do t'ju lajmërojmë për drjeotin e ri të Policisë së Shtetit.

Pyetje: Kur shkruat dje në Facebook ‘zero tolerancë ndaj krimi’, kishit në konsideratë shumë ngjarje të pazbardhura, shumë policë që nuk gjejnë autorë, por që bëhen bashkëpunëtorë, për mashtrimin e Potamit që thatë se shkarkuat vargun drejtues, por në fakt nuk ishte ashtu, thjesht u pezulluan e u ndanë sërish në detyra. Mendoni që ndryshimi i një emri do ta ndryshojë atë panoramë?

Bledi Çuçi: Këto që përmendët ju ka qenë një nga arsye se përse drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve e menaxhim më efikas.

Pyetje: A nuk ndjeni përgjegjësi, ngjarje të pazbardhura të krimit nuk lidhen vetëm me drejtorin e Policisë?

Bledi Çuçi: Deri tani, këshilli i Ministrave, qeveria ka menduar se ndërrimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është një masë që do të sjellë një reagim.

Deklarata e ministrit të Brendshëm vjen pas përplasjes mes Policisë së Shtetit-Ministri e Brendshme-Kryeministri, që u raportua ditën e hënë nga Dosja.al. Kryeministri Edi Rama i kërkoi Nanos që të dorëhiqej për të eliminuar shkarkimin, por Nano nuk u bind, duke sjellë përplasjen mes institucioneve dhe mbledhjen e qeverisë ku dhe u mor vendimi. Gledis Nano u shkarkua. 

gledis nano edi rama bledi cuci shkarkohet gledis nano largohet gledis nano

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni