Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia bën me dije se të arrestuarit dyshohet se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga njëri prej tyre.
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata shisnin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle. Policia bën me dije se të arrestuarit dyshohet se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga njëri prej tyre.
Nga ky operacion janë sekuestruar 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë e ftohtë (thikë), një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë. Gjithashtu është proceduar penalisht 1 person tjetër pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë njërit prej të arrestuarve.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Interruption", për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Shitnin lëndë narkotike kokaine dhe kanabisi, në afërsi të një shkolle, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Nga veprimet hetimore dyshohet se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga njëri prej tyre. Procedohet penalisht 1 shtetas të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë njërit prej të arrestuarve.
Sekuestrohen 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë e ftohtë (thikë), një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë. Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Interruption".
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. D., 40 vjeç dhe P. G., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle, dhe se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga shtetasi D. D.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis, të cilën nga veprimet hetimore dyshohet se ia kishte blerë shtetasit D. D.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve D. D. dhe P. G., kontrollit në ambientet e lavazhit dhe të banesës së shtetasit D. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë të ftohtë (thikë), shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
laert haxhiu TIRANË- Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë nga Apeli i GJKKO-së për masakrën e Lushnjes, ka bër&eu...
Policia KOSOVË- Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në G...
Vjedhja DURRËS- Një 24-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ard...
gjykata e lezhes LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njësisë Adminitrative Ungrej, Gëzim ...
Foto ilustruese DIBËR- Pas disa ditësh në të gjithë Qarkun e Dibrës ka rinisur mësimi rregullisht në shkolla. M&eum...
foto ilustruese BRUKSEL- Në Bruksel sot zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të përbashkët të Kos...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tir...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Mërkure vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndruesh...
Spartak Koka TIRANA- Gazetari Spartak Koka, ka reaguar ashpër ndaj mjekëve që kanë përpiluar akt-ekspertimin, pasi me daljen ...
foto ilustruese TIRANË- Aleko Dalla nga qyteti i Durrësit tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitin 2024 i kan...