LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shihemi në drekë"/ E dashura rrëfen bisedën e fundit me Sadikajn: Ishte i lumtur, bizneset i ecnin mirë

Bashkëjetuesja e viktimës rrëfeu për hetuesit edhe lëvizjet e tij të fundit, midis Memaliaj dhe Tiranës, tri ditë përpara se të ndodhte atentati. Madje ajo tregon se si konstatoi diçka të pazakontë ne serbatorin e makinës, por që Aleksandri, sipas saj, nuk i kushtoi rëndësi.

15 Qershor 2022, 20:48 Nga F.M
"Shihemi në drekë"/ E dashura rrëfen bisedën e
Foto nga dëshmia e të dashurës së Aleksandër Sadikajt

TIRANË- Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë makabër mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, vetëm pak minuta pasi kishte lënë banesën e tij në lagjen ‘Sauk i Vjetër’, ku ai qëndronte me qira prej 3 vitesh. Një ngjarje tronditëse për mënyrën se si autorët zgjodhën ta eliminonin nëpërmjet shpërthimit të një sasie lënde plasëse të vendosur poshtë sediljes së makinës me të cilën udhëtonte, ku hetuesit dyshojnë se ekzekutorët kishin vendosur 500 gram tritol në shasinë e automjetit.

Pamje të rënda të atentatit që cënuan edhe njëherë fort sigurinë në vend. Ndërsa fati ishte me një drejtuese mjeti dhe fëmijën e saj që po lëvizte në momentin e atentat me makinën e saj, që shpëtoi me lëndime të lehta nga shpërthimi i fuqishëm i eksplozivit. Një ngjarje që përhapi panik e pasiguri të qytetarët, pasi u shënua në një nga akset më të rëndësishme në vend, me qarkullim të ngarkuar. Kupola e policisë së shtetit mbërriti në vendngjarje, ndërsa hetuesit nisën punën duke mbledhur provat e marrë dëshmitë e para. Por çfarë tha në dëshminë e saj e dashura e Aleksandër Sadikaj, e cila bashkëjetonte prej 3 vitesh me të riun nga Memaliaj, një personazh ky me rekorde të shumta penale, që kishte në pronësi një agroturizëm në vendlindjen e tij, si edhe një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Dëshmia e bashkëjetueses së Aleksandër Sadikajt:

“Zakonisht Aleksandri rrinte në Tiranë ku ka një bar-kafe në zonën e Komunës së Parisit, por shkonte dhe në Memaliaj ku ka një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri të cilat i përdor për turistë. Ai shkonte çdo javë ne Memaliaj pasi interesohej për fermën. Në dijeninë time as Aleksandri, as familjarët e tij nuk kanë patur konflikte apo probleme me ndokënd”.

Por edhe pse e dashura nuk pohoi që bashkëjetuesi i saj të kishte probleme, siç e theksuam edhe më lart Aleksandër Sadikaj mbante mbi supe disa ngjarje të rënda. Ai ishte i njohur si një person me precedentë penal të theksuar në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit si edhe ndaj narkotikëve narkotikëve, të cilat janë disa nga pistat ku policia po heton mbi vrasjen e tij. Në vitin 2019 ai ishte përfshirë në një ngjarje të rëndë në Sarandë, ku tentoi të vriste me thikë 40-vjeçarin nga Vlora, Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë.

Ndërkohë që krahas akuzave si autor i disa vjedhjeve, disa vite më parë ai dyshohej se kishte kryer një vrasje, në kryeqytetin grek Athinë, vrasje e cila mendohet se është kryer për prishje të pazareve të drogës. Qëndrimi i Sadikajt në Greqi konfirmohet edhe nga bashkëjetuesja e tij, përgjatë deponimit në polici.

Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj:

“Aleksandri përpara ka jetuar në shtetin grek dhe para gjashtë viteve ka ardhur në Shqipëri. Nuk kam vënë re asgjë të dyshimtë ose shqetësim tek Aleksi. Përkundrazi ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit pasi edhe bizneset po i ecnin mirë. Çdo ditë Aleksandri kur zgjohej shkonte tek lokali dhe shkëputej që atje vetëm për të ngrënë bukë, ku frekuentonte restorantet afër lokalit.”

Bashkëjetuesja e viktimës rrëfeu për hetuesit edhe lëvizjet e tij të fundit, midis Memaliaj dhe Tiranës, tri ditë përpara se të ndodhte atentati. Madje ajo tregon se si konstatoi diçka të pazakontë ne serbatorin e makinës, por që Aleksandri, sipas saj, nuk i kushtoi rëndësi.

Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj:

“Në datë 08.06.2022. Aleksandri ka qenë në Memaliaj ku ka qëndruar deri më datë 9 Qershor ku ka ardhur në Tiranë rreth drekës. Rreth orës 20.00 kemi parkuar makinën te parkingu i qendrës ‘Kristal’ në zonën e Komunës së Parisit dhe kemi shkuar për të ngrënë darkë tek një restorant. Kur jemi kthyer rreth orës 23.30 kam vënë re se ishte hapur kapaku i llamarinës së sebratorit dhe i kam thënë Aleksit. Ai nuk e vrau mendjen fare. Më pas mbylla kapakun dhe kemi shkuar në shtëpi. Të nesërmen kam dalë rreth orës 10:00 për punë ndërsa Aleksandri ka qenë në gjumë. Rreth orës 20.20 kam shkuar tek lokali ku kam qëndruar rreth dy orë dhe më pas jam larguar për në banesë. Aleksandri ka qëndruar dhe pak.”

Ditën e ngjarjes, e dashura rrëfen se ata u ndanë si zakonisht, pa e kuptuar se ky do të ishte takimi i tyre i fundit në këtë jetë.

Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj:

“Ditën e ngjarjes dalë rreth orës 08:30 kam dalë për punë. Rreth orës 11:00 kam folur me Aleksandrin dhe e kemi lënë të takoheshim në drekë. Aleksandri nuk ndihej as i frikësuar dhe nuk e shqetësonte gjë. Rreth orës 14:15 me ka telefonuar shoku i Aleksit dhe më ka pyetur se ku ishte ai sepse kishte parë një lajm. Më pas kam marrë menaxherin e lokalit dhe pas këmbënguljes time më ka thënë se është djegur një makinë tek TEG-u, por nuk e dinte nëse ishte ai. Jam nisur për atje por kishte shumë trafik. Më pas kam folur me kunatin e Aleksit dhe më ka thënë që ishte në spital dhe kam shkuar drejt tij.”

Marrë nga Balkanweb

aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet