Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Ky klasifikim tregon se këta individë nuk janë të gatshëm për punë në mënyrë të menjëhershme ose pa ndihmë.
Agjencia e Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive tregon se procesi i punësimit ndeshet me vështirësi të lidhura me aftësitë teknike, moshën dhe statusin social, duke bërë që rreth 96% e punëkërkuesve të identifikohen në nivelin e dytë dhe të tretë të mundësive për punësim, me një mospërputhje të theksuar mes kërkesës së tregut dhe ofertës së punës.
Ky klasifikim tregon se këta individë nuk janë të gatshëm për punë në mënyrë të menjëhershme ose pa ndihmë. Për t’u punësuar, ata kanë nevojë për ndërhyrje më të strukturuara, siç janë trajnimet për kualifikim, rikualifikimi ose shërbime të tjera mbështetëse që adresojnë këto barriera.
Arsimimi mbetet faktori kryesor që kufizon integrimin, pasi 56% e totalit të punëkërkuesve kanë arsim deri në nivelin 9-vjeçar, përfshirë 33,052 individë me arsim 9-vjeçar dhe mbi 5,000 të tjerë me arsim fillor ose pa shkollë. Ky profil arsimor e bën të vështirë konkurrencën në një ekonomi që kërkon gjithnjë e më shumë aftësi.
Përveç kësaj, plakja e fuqisë punëtore është një sfidë madhore, ku 47% e punëkërkuesve janë mbi 45 vjeç, me një përqendrim të lartë prej 24,261 individësh mbi 50 vjeç, të cilët kanë nevojë për rikualifikim për t’u përshtatur me kërkesat e reja teknologjike.
Nga ana tjetër, kategoritë vulnerabël si romët, egjiptianët, personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e ndihmës ekonomike paraqesin janë me të rinj në moshë, por me hendeqe shumë më të thella arsimore. Sipas të dhënave zyrtare, 95% e romëve të regjistruar të papunë kanë arsim deri në 9-vjeçar, një trend që është i pranishëm edhe tek egjiptianët me 89%, si dhe tek personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e ndihmës ekonomike me përkatësisht 69% dhe 72%.
Analiza e AKPA vë në dukje se, arsyet e vështirësisë në integrim janë shumëdimensionale, pasi niveli i ulët arsimor pamundëson punësimin në sektorët me vlerë të lartë, ndërsa plakja e fuqisë punëtore kërkon ndërhyrje masive për përditësimin e aftësive.
Por ndërkohe që mbi 68 mijë persona numërohen të papunë që duan të punojnë, tregu i punës ka rritur kërkesën për punonjës të rinj. Rreth 62 mijë vende të reja punë u shpallën në agjencinë shtetërore të punësimit vitin e kaluar.
Mirëpo Agjencia Kombëtare e Aftësive dhe Punësimit vë në dukje, mospërputhja ndërmjet nevojave të të tregut dhe aftësive te të papunëve është shumë e lartë. Edhe vendet e reja të punës janë në shumicën e tyre 29% për punë elementarë, të papunët nga ana tjetër nuk janë të aftë të bëjnë asgjë nëse nuk aftësohen paraprakisht./ Monitor
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 45-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan&eu...
Albulena Haxhiu dhe Zejnullah Gashi Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës ...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme janë sekuestuar dy apartamente dhe një garazh në Tiranë. Pasuritë, m...
Pamje VLORË- Policia ka gjobitur ditën e sotme në Vlorë dy drejtues gomonesh me 500 000 dhe 510 mijë lekë. Kjo pasi ata ...
Foto ilustruse Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se burri shqiptar. Sipas të dhënave të INSTAT, m...
Pamje VLORË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Novoselë. Zjarri ka rënë në...
Protesta ne zvernec TIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Gazmend Vathin, një nga rojet e siguris&...
TIRANË- Gazeta gjermane 'Süddeutsche Zeitung' i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar në Shqipëri, duke e l...
Posta Shqiptare TIRANË- Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyr...
Peter Magyar HUNGARI- Kryeministri hungarez, Peter Magyar ka dhënë një mesazh unifikues nga foltorja e parlamentit, duke deklaruar se ...