Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Gjithashtu policia ka bllokuar dy mjetet, njëri në Drimadhë e tjetri te Plazhi i Hidrovorit.
VLORË- Policia ka gjobitur ditën e sotme në Vlorë dy drejtues gomonesh me 500 000 dhe 510 mijë lekë. Kjo pasi ata rrezikuan pushuesit, duke lundruar në afërsi të brigjeve dhe pa dokumentacion në bord.
Gjithashtu policia ka bllokuar dy mjetet, njëri në Drimadhë e tjetri te Plazhi i Hidrovorit. Policia e Shtetit fton qytetarët, pushuesit dhe vizitorët, që të denoncojnë menjëherë.
Njoftimi
DVKM Vlorë/Kontrolle, verifikime dhe reagim i menjëhershëm ndaj çdo indicieje të qytetarëve, me objektivin madhor, garantimin e sigurisë detare.
Rrezikuan pushuesit, duke lundruar në afërsi të brigjeve dhe pa dokumentacion në bord, në Potam dhe në “Plazhin e Hidrovorit”, ndëshkohen me gjoba 500 000 dhe 510 000 lekë.
Gjithashtu iu bllokohen mjetet lundruese (gomone).
-Menjëherë pas njoftimit se një mjet (gomone) ishte konstatuar duke lundruar afër bregut, në plazhin e Potamit, shërbimet e DVKM Vlorë organizuan punën për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të tij. Mjeti u lokalizua në plazhin e Drimadhes dhe u bllokua. Ndërkaq, drejtuesi i tij, shtetasi H. L., u ndëshkua me 500 000 lekë gjobë.
-Gjatë patrullimeve në të gjithë vijën bregdetare në juridiksionin e DVKM Vlorë, u konstatua një tjetër mjet lundrues (gomone), duke lëvizur në afërsi të bregut, në zonën e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”. Mjeti u ndalua dhe u bllokua, ndërkaq, drejtuesi i tij, shtetasi E. Sh., u ndëshkua me 510 000 lekë gjobë. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas nuk kishte në bord, dokumentacionin e kërkuar nga ligji.
Patrullimi vijon në të gjithë hapësirën detare të qarkut Vlorë.
Policia e Shtetit fton qytetarët, pushuesit dhe vizitorët, që të denoncojnë menjëherë, çdo paligjshmëri që cenon sigurinë detare dhe atë publike në përgjithësi, dhe i garanton se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit./Dosja.al
Foto ilustruse Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se burri shqiptar. Sipas të dhënave të INSTAT, m...
Pamje VLORË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Novoselë. Zjarri ka rënë në...
Protesta ne zvernec TIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Gazmend Vathin, një nga rojet e siguris&...
TIRANË- Gazeta gjermane 'Süddeutsche Zeitung' i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar në Shqipëri, duke e l...
Posta Shqiptare TIRANË- Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyr...
Peter Magyar HUNGARI- Kryeministri hungarez, Peter Magyar ka dhënë një mesazh unifikues nga foltorja e parlamentit, duke deklaruar se ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka intensifikuar goditjen ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke raportuar bilancin e periudhës qershor...
rezervuari në fshatin Gjinikas në Bashkinë Maliq KORÇË- Një fenomen shqetësues ka goditur rezervuarin e fshatit G...
Aurora Tila ITALI- Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Piace...
FUSHË- KRUJË- Policia e Fushë-Krujës ka vënë në pranga Riza Mirin, i dyshuari kryesor për plagosjen me thikë...