LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mashtrimi me Call Center-at/ Operacion mes Shqipërisë dhe Italisë, goditet grupi kriminal, 14 urdhër-arreste

•Një operacion i përbashkët kundër mashtrimit online është ndërmarrë mes Shqipërisë dhe Italisë. •Banda përbëhet nga shtetas shqiptarë, ku kanë arritur të përfitojnë përmes mashtrimit 4.7 mln euro ndaj qytetarëve italianë. •Në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me Call Center-at. •Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri si dhe ka kryer të paktën 42 mijë përgjime. •Grupi kriminal i pastronte paratë në vendet e BE-së. •Prokurori i SPAK-ut, Eneid Nakuçi, tha se kjo është një skemë mashtrimi që është zbuluar në kuadër të një bashkëpunimi me autoritetet italiane, dhe që është vijim i hetimeve të një operacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kontrollohen 12 banesa, angazhohen 60 forca policore/ Detaje nga Operacioni i përbashkët Shqipëri-Itali, zbardhen EMRAT e të gjithë anëtarëve

Mashtrimi me Call Center-at/ Operacion mes Shqipërisë dhe
Policia

TIRANË- Zbardhen emrat e të arrestuarve me urdhër të SPAK që ishin pjesë e grupit të strukturuar kriminal që merreshin me mashtrim financiar të shitjeve online përmes Call Center. 

Janë ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, për shtetasit Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna. Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasit Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. Ç., O. C., B. GJ., A. M., dhe F. B.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ekzekutohen 14 masa sigurie për shtetas të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike. Sekuestrohen pajisje të ndryshme kompjuterike, aparate celulare, USB dhe pajisje të tjera për prodhimin e bitcoin, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara në disa banesa.

Gjatë operacionit u angazhuan 60 forca Policore të DVP Tiranë, të komisariateve në varësi të saj dhe të DVP Fier.

Në kuadër të procedimit penal nr.121/2021 të Prokurorisë Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është përfshirë në hetime në bazë të autorizimeve të Prokurorisë, ku gjatë këtyre hetimeve janë aplikuar metoda speciale të hetimit.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i plotë i të gjitha subjekteve të hetimit.

Më konkretisht, më datë 25 tetor 2022, është bërë identifikimi i subjektit dhe pas autorizimit të marrë për lejimin e ushtrimit të kontrolleve të vendit, së bashku me Njësinë “C” të Krimit Kibernetik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe partnerët e Policisë italiane, është ndërhyrë në subjektin call center, në rrugën “Dritan Hoxha", ku janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale.

Në vijimësi të këtij procedimi, pas ekpertimit të pajisjeve elektronike të sekuestruara, ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të implikuar disa shtetas.

Më datë 26.07.2023, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Fiananciare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në funksion të vendimit nr. 92 të datës 21.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, janë ekzekutuar 9 masa sigurie, nga të cilat 5 "Arrest në burg", dhe 4 "Arrest në shtëpi".

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal "Arrest në burg", për shtetasit Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal "Arrest në shtëpi", për shtetasit Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu.
 
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. Ç., O. C., B. GJ., A. M., dhe F. B.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. Ç., ka dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë më datë 23.07.2023 nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, ndërsa shtetasja A. M., më datë 27.10.2022, nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas.

Në kuadër të këtij procedimi janë kontrolluar 12 banesa dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin), të cilat kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme.

2 VITE ME PARE

Humbën gjurmët! Grupi kriminal i ruajti paratë e fituara në Bitcoin

Mashtrimi me Call Center-at/ Operacion mes Shqipërisë dhe
Prokurorët

TIRANË- Grupi kriminal që mashtronte qytetarët me Call Center, i ka kthyer të gjitha paratë e fituara në Bitcoin. Kjo u bë e ditur nga prokurori i SPAK Ened Nakuçi, i cili tha se kjo është një skemë mashtrimi që është zbuluar në kuadër të një bashkëpunimi me autoritetet italiane dhe që është vijim i hetimeve të një operacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim.

Më tej Nakuçi tha se në total janë mashtruar 140 qytetarë italianë, të cilët kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin për të investuar shuma të vogla.

“Lidhur me aksionin nga SPAK dhe asaj italiane, u nxorën 14 masa të reja sigurie për shtetasit shqiptar. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merreshin me shitjen online. Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në Itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar se mashtruesish ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë IT dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta’, u shpreh Nakuçi.

2 VITE ME PARE

'Kontrolluam selinë...'/ Prokurorja italiane: Mashtruesit ishin profesionistë të lartë, shenjestronin të moshuarit

Mashtrimi me Call Center-at/ Operacion mes Shqipërisë dhe
Prokurorja

TIRANË- Prokurorja italiane ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për mashtrimet përmes call center. Ajo deklaroi se personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi ishin profesionalistë të lartë dhe kishin aftësi e madhe për të mashtruar viktimat.

DEKLARATA:

'Unë jam këtu si pasojë e bashkëpunimin me SPAK, për luftën ndaj aktiviteteve të jashtëligjshme në mashtrimin me Call Center. Ky është një shembull për bashkëpunimin në të ardhmen në fushën hetimore. Ndaj krimit të organizuar është e rëndësishme t’i japim një përgjigje përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Si pasojë e këtij bashkëpunimi bërëm kontroll në selinë e këtij call centeri. 60 postacione kompjuteri, një masë e madhe të dhënash që duhen analizuar në hollësi të gjitha njëra pas tjetrës. Rezultati i kësaj punë ishte bashkëpunimi mes institucioneve italiane. Kjo u bë në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Personat të përfshirë në këtë skemë mashtrimi ishin profesionalistë të lartë, aftësi e madhe për të mashtruar viktimat. Organizata fillestare karakterizohej nga role të përcaktuara tepër saktë. Nuk duhet të mendojmë se personat e mashtruar të kenë qenë të moshuara, apo që nuk kuptonin dot. Bëhet fjalë për subjekte që mashtroheshin përmes një teknike të rafinuar. Kjo do të thotë që lufta kundër krimit kibernetik duhet të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë, për të arrirë rezultate. Ndjej nevojën të falënderoj prokuronin Ened Nakuçi dhe gjithë prokurorët e tjerë të SPAK, të cilëve nuk mund tua përmend të gjithëve emrat. Faleminderit për mirëkuptimin edhe palës italiane.'

2 VITE ME PARE

“Mashtrimi me Call Center-at”, SPAK: Lëshohen 14 urdhër-arreste në Shqipëri, vijim i operacionit të finalizuar në tetor 2022

Mashtrimi me Call Center-at/ Operacion mes Shqipërisë dhe
prokurori shqiptar

TIRANE- Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane është zhvilluar në Shqipëri. Në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me Call Center-at.

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionin e përbashkët shqiptaro-italian. Mësohet se operacioni është vijim i një operacioni të mëparshëm që mban datën 25 tetor 2022.

“Lidhur me aksionin nga SPAK dhe asaj italiane, u nxorën 14 masa të reja sigurisë, që kanë të bëjnë me arrest-shtëpie për shtetasit shqiptar. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merreshin me shitjen online. Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar se mashtruesit ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta", u shpreh Nakuçi.

2 VITE ME PARE

'Kishin skemë të qartë'/ Mashtrimi me Call Center-at, prokurori: Mashtruesit ishin të aftë, vendosnin sanksione për ata që s'përmbyllnin kontratat

Mashtrimi me Call Center-at/ Operacion mes Shqipërisë dhe
Prokurori

TIRANË- Prokurori Eneid Nakuçi ka dhënë detaje rreth operacionit mes Shqipërisë dhe Italisë kundrejt mashtrimit përmes Call Center. Ai u shpreh se deri më tani janë nxjerrë 14 masa sigurie të shqiptarëve, që ishin pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal. Ai tha se deri më tani për këtë grup ka pasur 140 kallëzime. Anëtarët e grupit, mashtronin qytetarët se do të pasuroheshin, duke i bindur që të investonin paratë e tyre.

Po ashtu, Nakuçi zbuloi se ky grup vendoste edhe masa e sanksione për ata persona që nuk përmbyllnin në kohë kontratat. 

'Nxjerrja e 14 masave të sigurisë, të shqiptarëve që janë anëtarë në një grup të strukturuar kriminal që merrej me mashtrimin e shitjeve online. Janë administruar 140 kallëzime. Shuma e parave të dëmtuar shkon deri në 4 milionë e 700 mijë euro. Ata i stimulonin që do fitonin dhe do të pasuroheshin. Disa viktima shikonin sesi trefishohej pasuria, e grupi kriminal e bënte më të besuesshëm fitimin duke falsifikuar shifrat. Mashtruesit ishin të aftë në teknika duke bërë që qytetarët të investonin. Për cdo transferim rezultonte dhënia e një sasie BITCOIN, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Grupi kishte role të ndara. 

Ata kishin një skemë të saktë, operatorët merrenin një pagë, kishin edhe bonus për mashtrimet e kryera. Kishte dhe sanksione dhe dënime për ata që nuk përmbyllnin kontratat.'- tha ai. 

2 VITE ME PARE

Megaoperacioni/ Goditet grupi shqiptar mashtronte me shitjet online, dalin emrat e të arrestuarve

Mashtrimi me Call Center-at/ Operacion mes Shqipërisë dhe
policia italiane

TIRANE- Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani janë arrestuar në sajë të operacionit të përbashkët Shqipër-Itali, kundër mashtrimit online. Janë lëshuar 14 masa sigurie, dhe janë denoncuar 61 persona si dhe janë urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri. 

Banda përbëhet nga shtetas shqiptarë, ku kanë arritur të përfitojnë përmes mashtrimit 5 milionë euro ndaj qytetarëve italianë. 

Mediat italiane bëjnë me dije se në sajë të 42 mijë përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se paratë pastroheshin në vendet e BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë dhe ishin konvertuar në kriptovaluta.

2 VITE ME PARE

“Mashtrimi me Call Center-at, 42 mijë përgjime telefonike”/Goditet grupi që mashtronte me shitjet online, përfituan 5 milionë euro

Mashtrimi me Call Center-at/ Operacion mes Shqipërisë dhe
policia italiane

ITALI- Një operacion i fundit i policisë italiane ka shkatërruar një bandë mashtruesish që operonte midis Italisë dhe Shqipërisë. Në një operacion të zhvilluar në bashkëpunim mes agjentëve italianë dhe atyre shqiptarë, janë vënë në pranga 14 persona dhe 61 u denoncuan.

Falë këtij operacioni të madh janë prangosur 14 shqiptarë, 61 të tjerë janë akuzuar se bindnin investitorët duke premtuar fitime të lehta.

Ata telefononin nga qendrat e thirrjeve dhe bindin viktimat duke u premtuar fitime të lehta në investimet online. Po kështu simulonin operacione financiare në të cilat dukej se kapitali po rritej, pastaj largoheshin pa lënë gjurmë.

Mashtrimi është i madh. Aktualisht është hartuar një buxhet prej pesë milionë eurosh, por mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Në rrjedhën e më shumë se 42.000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, ka dalë në pah se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin, me kalimin e kohës disa qindra mijëra euro.

Masat paraprake të sigurisë dhe urdhrat e kontrollit u kryen ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë me banim në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar disa qindra shtetas italianë.

 

 

call centera banda shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet