LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shefiti ishte problematik, kishte hije të rëndë"/ Krimi në familjen në Roskovec, flet vëllai i 75-vjeçares: Atë ta varrosin në kanalin më të thellë, le ta hanë qentë

Ai tregoi se lajmin për tragjedinë ia dha nipi dhe më pas kishte telefonuar të vëllanë me shpresën se do e gjenin motrën të gjallë. Azizaj foli edhe sherret që kishin pasur autori më herët dhe një tentativë vetëvrasje në vitin 2006.

25 Mars 2026, 11:58 Nga E. D
"Shefiti ishte problematik, kishte hije të rëndë"/
Ermal Azizaj

TIRANË- Ermal Azizaj, vëllai i viktimës në fshatin Kuman të Roskovecit, Dashuri Rrapaj e cila u vra me pushkë nga bashkëshorti i saj ka folur rreth ngjarjes. I vëllai ka rrëfyer se bashkëshorti i të motrës, Shefiti ka qenë gjithmonë agresiv dhe problematik. Azizaj shprehet se Shefiti kishte një hije të rëndë edhe te fëmijët, por gjithmonë ia mbulonte motra e tij. 

Ai tregoi se lajmin për tragjedinë ia dha nipi dhe më pas kishte telefonuar të vëllanë me shpresën se do e gjenin motrën të gjallë. Azizaj foli edhe sherret që kishin pasur autori më herët dhe një tentativë vetëvrasje në vitin 2006. Në fund, Azizaj shprehet se nuk i interesonte se ku do varrosej Shefiti, teksa shprehet se "ta varrosin ku të duan edhe në kanalin më të thellë, ta hanë qentë”.


“Shefiti gjithmonë ka qenë agresiv dhe problematik. Erdha nga puna dhe po haja pak bukë, kur më bie telefoni në Messenger, e lashë nuk e hapa, thashë do marrë përsëri. Por po më bluante diçka në gurmaz dhe u ngrita dhe kapa telefonin, shiko, ishte nipi. E mora, më tha “kanë vdekur të dy, e ka vrarë!”.  

Në atë moment mora vëllanë e madh në telefon dhe njëri-tjetrin, për ta shpëtuar, shpresonim mos e gjenim gjallë, por jo. Shteti bën punën e vetë. Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë gjithmonë për atë ka qenë mbulesë. Ai kishte hije prind me hije të rëndë. Edhe si baba, të vijë fëmija, se jemi vetë familjarë.

Para dhjetë ditësh të themi erdhën me polici, vjen motra dhe nipi këtu me polici, më morën nipit nga Greqia më thanë shko se i ka denoncuar Shefiti. Pse, kishin mbjellë në tokë atje, pse i mbolle këtu patatet po s’i mbolle atje. Përcolla gocën në Tiranë në shkollë dhe pastaj shkova te motra në Roskovec, i ngushëllova atje, u hodha duart në qafë dhe u thashë ça keni? Edhe Shefitit. Po ja thanë… U thashë, edhe Shefitit, ça keni, s’të pëlqejnë këtu, mos i mbill këtu, mbilli më tej, qetësohu, këto janë konflikte koti.

Ai ka qenë problematik. Unë kam qëndruar në Greqi 25 vite por ça të them, burrë i dhunshëm, po ka qenë. Para 20 vitesh ka bërë vetëvrasje, mars 2006. Kush e çonte në mendje se ai kishte armë, kujt i shkonte mendja për armë.

Ne kemi marrë të ndjerën tonë, motrën tonë, ta varrosim atje ku kemi nënën dhe babanë. Për atë nuk më intereson fare, e kam lënë me zë e me shkrim, çojeni ku të doni, varroseni në kanalin më të thellë, ta hanë qentë, nuk më intereson fare…”, tha Ermal Azizaj./Dosja.al

 

ermal azizaj vrasja ne roskovec

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet