LIVE UPDATES
Aktualitet

Shantazhohet në Instagram, policia mbyll çështjen! 50-vjeçarja tenton vetëvrasjen, vajza: U tmerrova kur…

Denoncuesja tha se bashkëjetonte prej 22 vitesh me një person, që më vonë e mësoi se ishte martuar. 50 vjeçarja tha se kishte 2 fëmijë nga martesa e parë, ndërkohë që me këtë bashkëjetues kishte edhe një vajzë 10 vjeçe.

26 Shkurt 2024, 21:59 Nga h.k
Shantazhohet në Instagram, policia mbyll çështjen!
Foto ilustruese

TIRANË-Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare” transmetoi denoncimin e një 50 vjeçareje, të cilës i kishin hapur disa faqe denigruese në rrjetin social “Instagram”.

Denoncuesja tha se bashkëjetonte prej 22 vitesh me një person, që më vonë e mësoi se ishte martuar. 50 vjeçarja tha se kishte 2 fëmijë nga martesa e parë, ndërkohë që me këtë bashkëjetues kishte edhe një vajzë 10 vjeçe.

“Më kanë hapur disa faqe në ‘Instagram’, por policia nuk po i heton. Kam shkuar disa herë dhe sërish nuk e gjejnë autorin. Unë dyshoj se e ka bërë djali i bashkëjetuesit, i cili është 22 vjeç. Të gjithë e dinë në Peshkopi historinë tonë” tha ajo. Në atë kohë, Fiksi u interesua te Policia e Dibrës, ku oficeri Ramiz Alia tha se “ka prova për të hetuar këtë çështje”.

Ndërkohë, disa ditë më pas, vajza 10 vjeçare e denoncueses, kontakton me redaksinë e Fiksit dhe dërgon një mesazh zanor. “Përshëndetje. Mami im dje ka tentuar vetëvrasjen. E ka marrë në telefon oficeri dhe i ka thënë se çështja është mbyllur. U tmerrova kur e gjeta. Kemi shkuar në Spitalin e Dibrës dhe më pas në Tiranë. Aktualisht jemi në Tiranë. Kërkoj vetëm si e mbylli çështjen oficeri i policisë” do të deklaronte vajza e mitur.

Pas këtij mesazhi, gazetarët e Fiksit shkojnë dhe e takojmë denoncuesen 50 vjeçare në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Zonja ndodhej në Urgjencë, te zona e 6-katëshit te reparti i të Intosikuarëve. Fillimisht, Fiksi takon fëmijët, vajzën 10 vjeçare që e ka me bashkëjetuesin, e cila denoncoi gjendjen e saj në Fiks Fare, dhe djalin nga martesa e parë që kishte ardhur nga Italia. Denoncuesja thotë se ka ndërmarrë këtë akt pasi ka komunikuar me OPGj-në Ramiz Alia. Ramizi i ka thënë se hetimet janë mbyllur. Ai i ka shkruar mesazh, por pa i dhënë asnjë dokument. “Nga dëshpërimi që çështja u mbyll, kalova në depresion dhe piva kokrra. Aktin e ndërmora vetëm se çështja u pushua. Unë kërkoja që edhe pse e dinin se kush ishte personi, sërish e mbyllën hetimet” thotë denoncuesja.

Më tej pohon se në gjendje të rëndë e gjeti vajza e saj. Vajza ka marrë urgjencën dhe më pas denoncuesja shkoi në Spitalin e Dibrës për trajtim. Në urgjencën e këtij spitali ka shkuar edhe Policia e Peshkopisë. “Shefi i policisë që erdhi në Urgjencë më ka thënë se personi që ka hapur këto profile është shoqëruar dhe brenda policisë i kanë thënë se ‘ta lërë me kaq’” thotë denoncuesja. Ndërkohë, djali i saj pohon se personat që dyshon se i kanë hapur profilet në Instagram kanë njerëz të afërt në Policinë e Peshkopisë. Madje, këta persona sipas tij, kanë ndërhyrë që çështja të pushohet dhe të mos ndiqet.

Fiks Fare kontaktoi me Policinë dhe Prokurorinë e Peshkopisë. Në atë kohë, OPGj-ja Ramiz Alia tha se tani ka elementë dhe se do e hetonte çështjen. Por, edhe këto prova duket se nuk mjaftuan. Ai i ka dërguar disa mesazhe denoncueses në telefon që i thotë se çështja është mbyllur. Më pas, denoncuesja i ka kërkuar një dokument, por ai i ka bërë bllok dhe i ka fshirë këto mesazhe. Dhe, pikërisht pas kësaj situate, denoncuesja ndërmori këtë veprim.

Fiksi kontaktoi me Policisë e Dibrës për hetimet dhe tentativën e vetëvrasjes së denoncueses. Në përgjigje, policia shkruan se kallëzimi është bërë në datën 9 shkurt 2024, ndërkohë që më datë 13 shkurt rasti është regjistruar në Prokurori. Më datë 16 shkurt, prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Në lidhje me formën e njoftimit të qytetares, policia thotë se me autorizim të prokurorit, nga oficeri i çështjes është njoftuar denoncuesja.

Në lidhje me tentativën e vetëvrasjes, policia thotë se më datë 21 shkurt 2024, në orën 15.00 janë njoftuar se në Spitalin Rajonal të Dibrës kishte shkuar për ndihmë mjekësore qytetarja. Dyshohet për shkak të konsumimit të një mbidoze ilaçesh.

Fiksi e pyeti policinë nëse ka nisur ndonjë hetim për “shkaktim vetëvrasje”. Në përgjigje, policia thotë se “janë kryer veprimet e para hetimore dhe vijon puna për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti”.

Fiks Fare siguroi vendimin e mosfillimit të çështjes, të firmosur nga prokurori Urim Kalia. Në datën 16 shkurt, vetëm 3 ditë pas denoncimit të 50 vjeçares, ai ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Pra, për vetëm disa orë prokurori vendosi të mos e hetojë, pavarësisht se shkruan se gjykata duhet të vendosë për kërkesën ndaj kompanisë “META”. Por, pse nuk e kërkoi prokurori në gjykatë këtë kërkesë? Çfarë i kushtonte?

Më pas, prokurori shkuan se “s’ka ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. Sipas tij, ata që kanë hapur nuk kanë ndërhyrë në profilin egzistues të qytetares, por kanë hapur një të ri me fotot e saj. Por, megjithëse prokurori pranon se ka pasur fyerje, sharje, kërcënime dhe denigrim për 50 vjeçaren, sërish ai nuk pranoi t’i hetonte! Prokurori pranon se mund të jetë “fyerje” apo “ndërhyrje në jetën private”. Por këto vepra shkruan ai, duhet të ndiqen në gjykatë nga vetë denoncuesja! Pra, qytetarja duhet ti provojë akuzat ndaj të dyshuarve, duke marrë rolin e prokurorit.

Në këtë vendim, prokurori duket se shfajëson veten, pasi jep vetëm të dhëna teknike dhe citime nenesh të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale. Mungojnë dëshmitë e personave të dyshuar. Është vetëm kallëzimi i qytetares dhe një kqyrje e telefonit të saj. Përse nuk u pyetën të dyshuarit? Kush ndërhyri që ata të mos jepnin asnjë deklarim? Mungesa e hetimeve nga ana e oficerit të policisë dhe shpejtësia për të pushuar këtë çështje nga prokurori, sollën rëndimin e gjendjes psikologjike të denoncueses./Marre nga Top Channel 

investigimi ne tirane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës