LIVE UPDATES
Aktualitet

Serveti që garon me veten në tenderat e OSHEE-së

Ne tenderin e dytë pati 3 oferta. E para ishte sërish e “ALBITAL - CANON” shpk & “S & T ALBANIA” ofruan 134.2 milionë lekë dhe u shpallën sërish fitues. Oferta e dytë ishte e “REAL COM” me vlerë 136.8 milionë, ndërsa e treta ishte prapë e Atom shpk me vlerë 138 milionë lekë. Por pse të dy tenderat janë si një fotografi identike?

31 Mars 2023, 14:51 Nga Dosja.al
Serveti që garon me veten në tenderat e OSHEE-së
OSHEE

TIRANË- Muajt e fundit Operatori i Shpërndarjes ka zhvilluar dy tendera në fushën e IT-së. I pari ishte për rritjen e sigurise dhe kapaciteteve te infrastrukturës së Netëork me fond limit 127.4 milionë lekë ose 1.1 milionë euro dhe u zhvillua në nëntor. Tenderi i dytë ishte ai për mirëmbajtjen e infrastrukturës së Data Center me fond limit 138.9 milionë lekë. Ky u zhvillua para një muaj.

Fotografia e të dy tenderave është thuajse identike.  Në tenderin e parë pati dy oferta. “ALBITAL - CANON” shpk & “S & T ALBANIA” ofruan 123.6 milionë lekë duke u shpallur fituese. Oferta tjetër ishte e “Atom” shpk me 126.1 milionë lekë.

Serveti që garon me veten në tenderat e OSHEE-së

Ne tenderin e dytë pati 3 oferta. E para ishte sërish e “ALBITAL - CANON” shpk & “S & T ALBANIA” ofruan 134.2 milionë lekë dhe u shpallën sërish fitues. Oferta e dytë ishte e “REAL COM” me vlerë 136.8 milionë, ndërsa e treta ishte prapë e Atom shpk me vlerë 138 milionë lekë. Por pse të dy tenderat janë si një fotografi identike?

“ALBITAL - CANON” dhe “REAL COM” kanë nga pas të njëjtin njëri. Ai quhet Servet Kasa. Zoti Kasa zotëron 50 për qind të aksioneve të ALBITAL  dhe 33.3 për qind të aksioneve të REAL. Pra me pak fjale Servet Kasa garon me veten në tenderat e OSHEE-së. Pasi mbyll zarfin e ofertës për “ALBITAL - CANON” ku është aksioneri kryesor, ai përgatit ofertën tjetër të “REAL COM” për të njëjtin tender. Njerëzit zakonisht garojnë me veten kur duan të përmirësohen. Zoti Kasa garon me veten në tenderat e OSHEE-së ku ndahen para publike.

Tani pamja e të dy tenderave është më e qartë. Nëse thjeshtohet aksioneri Kasa, në tenderat e IT-së të OSHEE-së ka gjithmonë dy oferta. “ALBITAL - CANON” shpk & “S & T ALBANIA” nga njëra anë dhe Atom shpk nga ana tjetër. Por nuk mbaron këtu.

Në të dy garat sjella e Atom shpk është thuajse identike. Kjo kompani paraqet ofertë thuajse në kokë të fondit limit. Zakonisht një kompani hyn në tender me një ofertë sa fondi limit vetëm në dy raste. Ose kur tenderi është i parcaktuar dhe ajo e ka të sigurtë fitoren, ose kur nuk do të fitojë por qëllimi i saj është të shërbejë si koperturë për fituesin.

Mbase fotografia identike në të dy tenderat mund të jetë një rastësi pa koordinim të ofertuesve ose koluzion siç quhet në gjuhën teknike. Por flamuri i kuq në të dy garat është shumë i madh.

Një studim i OECD tregon se nëse në një procedurë prokurimi publik ka konkurrencë, vlera fituese shkon rreth 75-85 % e fondit limit ndërkohë që për vlera fituese mbi 90% dyshohet për korrupsion që duhet të hetohen sipas Kodit Penal ose marrëveshje në oferta(kartel)që duhet të hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Korrupsioni në prokurimet publike shfaqet si një raport vertikal mes zyrtarëve të prokurimeve dhe shoqërive private ndërsa koluzioni (karteli) si marrëdhënie horizontale mes pjesëmarrësve në garat për fondet publike. Por në Shqipëri kjo është të kërkosh shumë. Në Shqipëri, Serveti garon me veten, ndërsa qytetarët paguajnë faturën./Marre nga MCN

oshee tendera

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet