30 Nëntor 2023, 14:40
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË-Në seancën e mbajtur sot në GJKKO ndaj ish- ministrit Fatmir Mediu, ka dëshmuar edhe ushtaraku Viktor Përshqeta, i cili deklaroi se ka qenë Oficer Armatimi aktiv për 27 vjet, specialist municionesh.
Ai është shprehur se pas një takimi që kanë pasur me një grup zyrtarësh amerikanë, ka pasur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij, për pikën 6 të urdhrit, që kishte të bënte me kostot e transportit.
“Jam emëruar 8 muaj përpara tragjedisë së Gërdecit. Me urdhër të eprorëve kam shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë Cubic, amerikanë, të cilët do të bënin një inventarizim të pronave të ushtrisë nga veriu në jug. Më ka thirrur në lidhje me urdhrin 20-44, ma ka lexuar urdhrin Ilmi Laçaj, i cili e kishte përpiluar, pasi ishte praktikë pune. Ka pasur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 të urdhrit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhrin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu”, ka deklaruar ai.
I pyetur nga avokati i Mediut, “pse thoni se shefi është Mediu? A nuk është shefi juaj, eprori juaj”?
Ai i përgjigjet: Në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me ‘Gjeneral’.
Në po të njëjtin proces, dëshmoi edhe Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i.
“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga ministria e drejtëësisë për ministrinë e mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”
I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen:
“A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”
Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.
viktor pershqeta gerdeci
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 14:07
A.B
Rama dhe Dukagjin Lipa
TIRANË- Babai i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, Dukagjin Lipa, është shpallur investitor st...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 13:46
a.l
Harta meteorlogjike
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se, gjatë orëve në vijim e p&eum...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 13:45
r.ll
policia e gjirokastres
GJIROKASTËR- Dy shtetas indianë të punësuar në Gjirokastër, kanë kallëzuar në polici pr...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 13:35
A.B
Ergys Dashi
TIRANË- Emisioni Uniko ka publikuar dosjen e plotë të bandës së drogës që u shkatërrua nga SPAK gjat&eu...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 12:56
r.ll
spak
TIRANË- Në seancën e sotme në GJKKO pasi ish-ministrit, Fatmir Mediu janë marrë në pyetje edhe dy dëshmitar&eu...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 12:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Lidhur me tragjedinë e Gërdecit, janë marrë në pyetje sot në procesin gjyqësor në GJKK...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 12:25
r.ll
foto nga festimet ne greqi
GREQI- Teksa kanë festuar 28-29 Nëntorin, shqiptarët kanë dhënë spektakël mbrëmjen e dje...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 12:12
A.B
Eva dhe Vangjel Tavo
GJIROKASTËR- Ditën e sotme, në Jorgucat të Gjirokastrës është përcjellë në bane...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 12:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të cilët akuzohen për vepra t&e...
Aktualitet
30 Nëntor 2023, 11:28
A.B
Policia
KAVAJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 52-vjeçar ka tentuar të vrasë nj&...