LIVE UPDATES
Aktualitet

"Sapo u rindez konflikti!"/ Hoxha tregon detaje nga ekzekutimi i Sinomatit: U vra prej mbiemrit që mbante, pa lidhje me botën e krimit

Gazetari shtoi se atentate të kësaj natyre mund të realizohen vetëm nga organizata të sofistikuara, për shkak të kostos që nevojitet në përgatitjen dhe ekzekutimin e tyre. 

8 Janar 2024, 21:16 Nga r.ll
"Sapo u rindez konflikti!"/ Hoxha tregon detaje nga ekzekutimi i
artan hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit, i cili u vra në ballkonin e banesës në Vlorë, teksa konsumonte një cigare. 

Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se Gëzim Sinomati nuk ka patur asnjë lidhje me botën e krimit dhe se ai është rritur me mamanë, e divorcuar nga i ati i burgosur. Hoxha tha se i riu u vra me snajper, për shkak të konflikteve të babait të tij të burgosur, një histori në qytetin e Vlorës, që sipas gazetarit ka prodhuar shumë viktima. 

Gazetari shtoi se atentate të kësaj natyre mund të realizohen vetëm nga organizata të sofistikuara, për shkak të kostos që nevojitet në përgatitjen dhe ekzekutimin e tyre. 

"Kjo është ngjarja më e keqe e mundshme, që tregon nivelin e krimit të organizuar për vitin që sapo nisëm. Është vrasje tipike mafioze, me organizim goxha të strukturuar. Është nga ato ngjarje me kosto të lartë, që nga mënyra e organizimit, mjetet e përdorura, ekzekutorët dhe objektivi që kishin. Kjo ngjarje dhe pasojat e saj, sapo kanë rindezur një konflikt shumë të madh në Vlorë, që për disa vjet e ktheu Vlorën në qytetin më problematik të Shqipërisë.

Kjo betejë, coi edhe në një numër të madh të personave të rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur, që nuk kanë as kufomat. Kjo ngjarje mund t’i shërbejë SPAK për t’ju rikthyer ngjarjeve që kanë ndodhur në 2016 e tutje. Kulmoi me vrasjen e Edison Harizaj. 22-vjecari është djali i Sokol Sinomatit. Djali nuk ka bërë asgjë në jetën e vet, është vrarë pse është i biri.

Sokol Sinomati ka qenë pjesëtar i bandës së Gaxhait. Ngjarja më kulmore ka qenë sulmi ndaj komisariatit të policisë në Vlorë, kur vajtën të marrin mjetin e blinduar dhe vranë policin Rrapaj. Me kalimin e viteve grupi u copëzua, Sokol Sinomati u largua. U ekstradua në Shqipëri më pas në 2009. U lirua nga burgu në 2017. U arrestua në Belgjikë. Kam folur me të pas atentatit që i është bërë.

Gëzimi nuk ka bërë asgjë në jetë, është vrarë vetëm sepse është i biri i Sokol Sinomatit. Ai është rritur me të ëmën, që ka qenë e divorcuar nga babai. Ai ndiqte studimet e larta, nuk kishte të kaluar kriminale dhe mban emrin e xhaxhait që i kanë vrarë në 97’. Ka ardhur para një muaji në Shqipëri, sepse i kishte vdekur gjyshja. Pastaj ka ardhur për vit të ri.

Babai i tij pas disa ditësh do të dalë nga burgu. Viktima e ka humbur jetën vetëm sepse mban mbiemrin Sinomatin. Nëse nuk do të vinte nga Belgjika, mbase do të jetonte.

Nuk kanë patur mënyrë tjetër, sepse familjarët e Sokol Sinomatit ruheshin. Mënyra e ekzekutimit, është gjetur një formë që për herë të fundit e kam parë në Elbasan ndaj Florenc Capjas dhe në Durrës…

Konflikti ku është përfshirë babai i viktimës dhe grupi tjetër, është shumë i madh dhe ka sjellë shumë viktima. SPAK ka mundësinë, që nga kjo ngjarje të hetojë rrëmbimet dhe zhdukjet e Albano Xhaferrit, të Ervis Troqes, të cilët janë rrëmbyer sapo kanë ardhur nga Belgjika. Në atë kohë në Belgjikë qëndronte Sokol Sinomati. Vetëm nakotrafiku është i aftë të përballojë financiarisht këto lloj atentatesh", tha Hoxha. 

artan hoxha gezim sinomati

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet