LIVE UPDATES
Aktualitet

Sanatoriumi i jep ‘xarelto’, mjekja e familjes e refuzon. Gruaja: Më mirë të kisha vdekur

Pasi del nga spitali, tre mjekë firmosin për ilaçet me rimbursim, konkretisht për ‘Xarelto’, por mjekja e familjes, Aurora Ndoj, nuk ia jep, pasi pretendon se nuk i takojnë.

3 Nëntor 2023, 22:54 Nga I.A
Sanatoriumi i jep ‘xarelto’, mjekja e familjes e refuzon. Gruaja:
Life Hoxhaj

LEZHË- Life Hoxhaj, një banore në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, tregon se në Gusht 2023 kaloi një trompozë në mushkëri. Ajo nuk ka njeri, ndaj komshia e çoi në Spitalin e Lezhës, nga ku e nisën në Sanatoriumin e Tiranës.

“Jetoj e vetme, gjithkush janë në punë të vet unë jetoj e vetme. Shyqyr që ka ndodhur një komshie më kanë çuar se unë do kisha vdekur këtu. Te sanatoriumi “Shefqet Ndroqi”. Ndenja 2 javë siç e kishte zakoni, shtruar në spital. Për rrezikun tim shpëtova, më mirë të kisha vdekur. Mërzitet robi. Kur njerëzit nuk të japin rrugëdalje për ilaçe se t’i jep mjeku me tri firma”, tha ajo.

Pasi del nga spitali, tre mjekë firmosin për ilaçet me rimbursim, konkretisht për ‘Xarelto’, por mjekja e familjes, Aurora Ndoj, nuk ia jep, pasi pretendon se nuk i takojnë.

Unë nuk kam marrë asnjërën sepse nuk m’i dhanë. Më çoi te rimbursimet, shkova, nuk të takojnë tha, se e ke kaluar trombozën”, tha denoncuesja.

Mjekja Valentina Hima: Duhet një prej tyre, por nëse pi “Acenokumarolin”, duhet te ndiqet me analizë çdo 10 ditë, dhe ajo s’e ka bërë asnjëherë! Duke qenë se s’e ka bërë, ne nuk e dimë, sa e ka nivelin dhe sa e mbrojtur është. Dhe e kam kalu në “Xarelto”, dhe mjekja e familjes duhet t’i japi “Xarelto”, sepse i jep gjë tjetër ajo! E ka me Komision me të gjitha, për të dhënë “Xarelto-n”.I thoni mjekes së familjes, se kjo paciente jeton vetëm dhe nuk bën analizën, se ka bërë asnjëherë, qëkur ka dalë nga spitali. Kush mban përgjegjësi për të?

Gazetarja: Normalisht ‘Xarelto’ zonjës Life i takon me rimbursim besoj.

Mjekja Valentina Hima: Përderisa është dhënë me 3 vula nga spitali, nuk po luhet domino aty! U dha një letër nga spitali nga 3 mjekë pneumologë.

Për momentin “Stop” i jep zonjës Life mbi 200 mijë lekë të vjetra nga kontribuesit Fabian Buli dhe Aleksandër Zhulati, që ta blejë ‘Xarelto’.

Aleksandri është një i dënuar në burgun e Peqinit që ka dhuruar 100 mijë lekë që zonja të sigurojë “Xarelto”.

Pas zgjidhjes së shpejtë, bashkë me Lifen, i drejtohemi mjekes së familjes, Aurora Ndoj, e cila vazhdon të këmbëngulë, se pacientes nuk i takon ‘Xarelto’.

Por pasi flet me mjeken e Tiranës, e drejton zonjën tek Fondi i Sigurimit.

Mjekja Aurora Ndoj: Sipas protokollit për ilaçet me rimbursim për pjesën e “Xarelto” kur është me diagnozës e tromboembolisë pulmonare siç e ka zonja, merret “Xarelto” me rimbursim për një periudhë që caktohet nga mjeku specialist. Zonja ka shkuar për rikontroll dhe këtu është status post-trombozë. Do të thotë unë nuk ia vendos dot me rimbursim.

Mjekja Valentina Hima: Dy muaj, që po merr sintromin dhe po e merr pa e dyzuar fare. Një hemorragji cerebrale, nuk e di po përgjegjësia është shumë e madhe, qoftë për ju, qoftë edhe për mua, që e kam nxjerrë nga spitali. Dhe ajo është një paciente, që jeton vetëm. Pjesa e përgjegjësisë te ajo është shumë herë më e madhe se tek dikush tjetër.

Mjekja Aurora Ndoj: Jam shumë dakord me këtë pjesë, por për pjesën e rimbursimit kur mua më vjen kontrolli i Tiranës nuk më pyet a është?

Mjekja Valentina Hima: Po çfarë të duhet ty nga kontrolli i Tiranës, kot të pyes?

Mjekja Aurora Ndoj: Kontrolli i Tiranës pyet vetëm për diagnozën që ka pacientja.

Mjekja Valentina Hima: Ja, ku e ke rekomandimin me 3 vula!

Mjekja Aurora Ndoj: Është tep apo post-tep…

Mjekja Valentina Hima: Po është tep, tep central dhe ka dy muaj. E ke me fletë daljeje nga Spitali.

Mjekja Aurora Ndoj: Aty është e shkruar post-tep

Mjekja Valentina Hima: Po post tep po…

Mjekja Aurora Ndoj: Dhe përgjigja e skanerit është e pastër.

Mjekja Valentina Hima: Jo, jo! Ti shiko skedën e daljes, nuk të duhet përgjigja e skanerit të rikontrollit! E ka me fletën e daljes. Në momentin, që pacientja del nga spitali, pacientja del me këtë diagnozë, sepse edhe “tromboli pulmonare centrale bilaterale”.

Gazetarja: Tani me këtë diagnozën i takon?

Mjekja Aurora Ndoj: Po të ishte tromboemboli po. Dokumentet janë për t’i dorëzuar në kartelë, jo për t’i mbajtur në shtëpi.

Gazetarja: Po mirë moj zonjë tashi mos na bëj ironi tashi se je mjeke e re. Mund t’ia thuash dhe ti, nuk kam pse vij unë nga Tirana me ia zbulu?

Mjekja Valentina Hima: Di, që duhej të ishte dorëzuar fleta e daljes, pastaj të merrej rekomandimi përsëri. Po jepi një kopje mjekes së familjes!

Mjekja Aurora Ndoj: Nëse zonja mua më sjell procesverbalin e firmosur nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor që nga kontrolli i kartelës dhe të gjitha zonjës i takon ta marrë mjekimin unë ia fus që atë ditë që e merr.

Këtë shqetësim ia përcjellim specialistit të Fondit të Sigurimit Renato Meshaj, i cili premton, se brenda muajit do zgjidhet rasti.

Renato Meshaj: Kufizimi i listës thotë se nuk mund të të kalojmë direkt në mënyrë të menjëhershme.

Gazetarja: Zgjidhet pas një muaji?

Renato Meshaj: Po patjetër.

Marrë nga Tv Klan

life hoxhaj valentina hima aurora ndoj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet