LIVE UPDATES
Aktualitet

Samiti i Ballkanit Perëndimor, vlerëson e- Albania, si rast suksesi në rajon

Gjatë Samitit, u prezantua fokusi aktual i Shqipërise tek edukimi digjital dhe aftësimi teknologjik i të rinjve; planet për shtrirjen e smartlabeve në të gjithë vendin, veç 100 të tillave që janë deri më tani, si dhe zgjerimin e qendrave rinore.

6 Tetor 2023, 11:19 Nga Dosja.al

Samiti i Ballkanit Perëndimor, vlerëson e- Albania, si rast suksesi

Portali qeveritar shqiptar e-Albania, proceset transformues të shërbimeve publike në Shqipëri, janë vlerësuar në Samin Digjital të Ballkanit Perëndimor, si një prej rasteve të suksesit, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Shqipëria u cilësua se gjatë viteve të fundit ka ecur me shpejtësinë e një startup-i në zhvillimin e infrastrukturave, zgjidhjeve inovative dhe ofrimin e produkteve konkrete.

Samiti i Ballkanit Perëndimor, vlerëson e- Albania, si rast suksesi

Në Samit, i cili u zhvillua në Sarajevë të Bosnje-Hercegovincës, (në datat 4-5 tetor), ishin të pranishëm përfaqësues të lartë europianë, rajonalë dhe ekspertë nga 6 vende të rajonit, mes të cilëve edhe Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit e-Gov, pranë AKSHI-t si edhe Drejtoresha e portalit e- Albania.

Çelësi i suksesit për këtë progres, veç dëshirës së mirë, ishte vizioni i qartë i Kryeministrit Edi Rama dhe prioriteti i vendosur nga qeveria për këtë drejtim. Procese si, qendërzimi i zhvillimeve të e-Qeverisjes tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, zhvillimi i qeverisjes elektronike ishin me mjaft rëndësi, pasi u mundësuan procese të unifikuara, u krijuan standarde të reja, të cilat sollën ulje kostosh”, u shpreh Romina Kostani, Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit e-Gov, pranë AKSHI-t.

Samiti i Ballkanit Perëndimor, vlerëson e- Albania, si rast suksesi

E pranishme në panelet e diskutimit, Nevila Repishti, Drejtoresha e portalit e- Albania, prezantoi se “Suksesi i e-Albania qëndron te Platforma Qeveritare e Ndërveprimit, në të cilën sot ndërveprojnë 60 sisteme të institucioneve publike shqiptare, për të ofruar shërbimet për qytetarët dhe bizneset. e-Albania tashmë siguron 95% të shërbimeve vetëm online dhe ofron mundësinë e gjenerimit të dokumenteve me vulë dhe nënshkrim elektronik për qytetarë dhe biznese. Janë 1231 shërbime elektronike, që kanë lehtësuar ndjeshëm jetën e rreth 3 milionë përdoruesve. Përllogaritet se janë reduktuar 1 mijë vite pritje në radhë dhe pothuajse 10 milionë euro, prej eleminimit të tarifave të disa dokumenteve në letër, të cilat tani ofrohen pa pagesë. Kosto të tjera janë zeruar edhe nga gjenerimi i dokumenteve elektronike të vlefshme ligjërisht, pasi procedura që dikur zgjateshin për ditë të tëra, sot kryhen brenda një minute”, u shpreh Repishti.  

Gjatë Samitit, u prezantua fokusi aktual i Shqipërise tek edukimi digjital dhe aftësimi teknologjik i të rinjve; planet për shtrirjen e smartlabeve në të gjithë vendin, veç 100 të tillave që janë deri më tani, si dhe zgjerimin e qendrave rinore.

“Po investojmë për kontigjentin e profesionistëve në teknologji, për të vijuar procesin e transformimit digjital në Shqipëri. Aktualisht qeveria shqiptare po subvencionon të rinjtë për kurse në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, pa lënë pas dore mundësimin e aftësive, bazë, digjitale për popullsinë e gjerë, përmes Qëndrave Rinore Kreative”, u shpreh Kostani.

Përqafimi i Inteligjencës Artificiale është një tjetër risi që Shqipëria po zbaton së fundmi, pasi përmes saj aktualisht po punohet për asistentin virtual, një zgjidhje e dobishme për t’iu përgjigjur në kohë të shpejtë çdo përdoruesi lidhur me shërbimet elektronike të portalit e-Albania dhe gjithçka tjetër ofrohet nëpërmjet tij.

“Bashkë me zhvillimin, - theksoi Kostani, - ne jemi të fokusuar edhe në investimet e duhura për mbrojtjen ndaj rrezikut kibernetik. Pranë AKSHI-t, funksionon në mënyrë të pandërprerë Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë Kibernetike, e cila me teknologjinë më të fundit, përfshirë dhe integrimin e inteligjencës artificiale, ruan në kohë reale hapësirën digjitale.”

Qëllimi i samiteve digjitale rajonale është shtrirja e bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor në fushën e digjitalizimit dhe krijimi një komuniteti digjital, që do t’i ndijmojë vendet tona për integrimin në Bashkimin Europian.

e-albania samiti i ballkanit perendimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet