19 Maj 2025, 13:20
Nga r.ll
foto ilustruese
MOSKË- Rusia e ka shpallur “organizatë të padëshirueshme” grupit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Amnesty International. Vendimi i autoriteteve ruse të hënën nënkupton se Amnesty International është e jashtëligjshme në Rusi dhe se bashkëpunimi me të është i dënueshëm sipas ligjit rus.
Prokurori i përgjithshëm i Rusisë tha në një komunikatë të hënën se ky veprim u mor sepse Amnesty International është "qendra e përgatitjes së projekteve rusofobike në botë".
Amnesty International nuk e ka komentuar lajmin ende. Kjo organizatë e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1977 për "mbrojtjen e dinjitetit njerëzor kundër torturës" dhe Çmimin e Kombeve të Bashkuara në Fushën e të Drejtave të Njeriut në vitin 1978.
Rusia pretendon se organizatat në listën e saj paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit. Megjithatë, ekspertët thonë se kjo është thjesht një përpjekje nga autoritetet ruse për ta heshtur çdo zë që nuk përputhet me pikëpamjet e Kremlinit.
Dhjetëra media, organizata që merren me veprimtari politike, kulturore dhe arsimore, që mbështesin institucionet demokratike, si dhe organizata fetare, janë futur në këtë listë vitet e fundit. Në janar 2024, edhe Radio Evropa e Lirë u përfshi në këtë listë.
Qytetarët rusë përballen me burgim deri në pesë vjet, nëse bashkëpunojnë me organizata të "padëshiruara" ose ndihmojnë në financimin e tyre brenda territorit të Rusisë./REL
rusi amnesty international
Bota
19 Maj 2025, 12:52
r.ll
donald trump junior
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë “agresive” të ...
Bota
19 Maj 2025, 12:38
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Në Novi Sad po zhvillohet dita e pestë e bllokadës së Gjykatës së Lartë, në shenjë prot...
Bota
19 Maj 2025, 12:23
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur së fundmi se Izraeli do të marrë kontrollin ...
Bota
19 Maj 2025, 12:19
r.ll
elton john
BRITANI E MADHE- Këngëtari e pianisti britanik, Elton John, akuzoi të dielën qeverinë britanike për "vjedhje", pa...
Bota
19 Maj 2025, 12:03
N.F
Presidenti argjentinas
ARGJENTINË- Një incident i papritur ndodhi dje, ndërsa presidenti argjentinas, Javier Milei po dilte nga një qen...
Bota
19 Maj 2025, 10:37
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe ata të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur pajtim për nj&eu...
Bota
19 Maj 2025, 09:30
N.F
Von der Leyen
UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, beson se kjo javë do të jetë vendimtare në krijim...
Bota
19 Maj 2025, 09:24
r.ll
kamala harris, joe biden, barack obama
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë “agres...
Bota
19 Maj 2025, 09:14
N.F
Starmer dhe Von der Leyen
ANGLI- Pesë vjet pas Brexit-it, Britania dhe BE-ja marrin pjesë sot në një samit në Londë...
Bota
19 Maj 2025, 09:13
r.ll
trump, putin
SHBA- "Ethet" diplomatike mbi Ukrainën po rriten përsëri, pasi pasditen e sotme, presidenti i SHBA-së, Donald Trump,&...