LIVE UPDATES
Aktualitet

RTL: Pushimet horror të një çifti gjerman në Durrës (VIDEO)

Melanie Zeeb dhe Michal Bürger deshën të provojnë diçka ndryshe, larg pikave tipike turistike dhe plazheve të mbushura me njerëz. Kështu ata vendosën të udhëtojnë në Shqipëri.

6 Shtator 2023, 07:45 Nga A.B
RTL: Pushimet horror të një çifti gjerman në Durrës
Cifti gjerman

“12 ditë të plota relaksi në Shqipëri. Ky ishte plani i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger. Por plani rezultoi vërtet në të kundërtën për çiftin. Në vend të një plazhi privat ëndrrash dhe një hoteli elegant, kishte male me mbeturina dhe shumë telashe”. Kështu nis një shkrim i gjatë i televizionit të njohur gjerman RTL në faqen e tij online për eksperiencën e tyre në Durrës.

Melanie Zeeb dhe Michal Bürger deshën të provojnë diçka ndryshe, larg pikave tipike turistike dhe plazheve të mbushura me njerëz. Kështu ata vendosën të udhëtojnë në Shqipëri. Në fund të fundit, ishte një nga këshillat “par excellence”! Ata rezervuan një paketë për rreth 1300 euro në një hotel me 4 yje si dhe për fluturimin. Por ata do të pendoheshin shumë për këtë vendim, siç rezultoi që në ditën e mbërritjes. “Shoferi i taksisë thjesht na tha: “Shpresoj që hoteli juaj të mos jetë në këtë zonë”, – shkruan Melanie Zeeb në një e-mail për RTL-në.

Dhe paralajmërimi i shoferit të taksisë u bë shumë shpejt i vërtetë. “Hoteli ishte i rrethuar nga mbeturina dhe një erë e keqe. Në vend që të pushonin në plazhin privat të reklamuar në përshkrimin e hotelit, pushuesit duhet të ecin në një rrugë nëpërmjet maleve të plehrave. Mungonin palestra e premtuar, pishina e brendshme dhe e jashtme. Bari i ngjan një fushëbeteje. Pushuesit kanë filmuar pamje të tmerrshme të hotelit që ia kanë dërguar RTL. 


“Por në vend që të dëmshpërblejë pushuesit për të gjitha këto shqetësime, hoteli kërkoi edhe një pagesë shtesë! 25 euro në ditë për çdo person, pra 550 euro të tjera në total, gjoja për shërbime si energjia, uji dhe përdorimi i dhomës. Nëse nuk i paguan, do të flakeni jashtë. Ky është kërcënimi i hotelit” – thotë Melanie Zeeb.

Sapo ka marrë shqetësimin e turistëve, RTL i është drejtuar kompanisë turistike “Opodo” ku çifti kishte bërë prenotimin. Kompania shkruan se: “Pas kontaktimit me furnitorin në fjalë dhe VH Eurostar Durrës Hotel & Private Beach, hoteli ka konfirmuar se një tarifë shtesë prej 25 euro për person për natë është përfshirë në çmimin përfundimtar të akomodimit. Pas shqyrtimit të rastit, klienti do të rimbursohet për këto tarifa” – shkruan kompania.

Melanie Zeeb dhe Michael Bürger thjesht duan të kthehen në shtëpi, larg hotelit horror. Por fluturimi i shumëpritur i kthimit bëhet problemi i radhës për pushuesit. Për shkak të rezervimeve të tepërta, ata nuk mund të marrin dot fluturimin e tyre nga Tirana në Berlin. Linja ajrore ofron akomodim dhe ushqim, por jo një fluturim të ri direkt për në Berlin. Në vend të kësaj, çifti duhet të fluturojë për në Këln. Si të kthehemi më pas nga andej? Kompanisë ajrore nuk duket se i intereson” – shkruan RTL.

“Përsëri ne i drejtohemi dhe kërkojmë ndihmë kompanisë “Opodo” dhe çifti është me fat. Me shpenzimet e tyre, kompania rezervon një fluturim nga Frankfurti për në Berlin për ditën tjetër. Kështu u bë më mirë për Melanie dhe Michael. Opodo premtoi gjithashtu se do të rimbursojnë pushuesit për të gjithë çmimin e udhëtimit. Më pas të dy mund t’i përdorin paratë për të rezervuar pushime të reja që shpresojmë se do të sjellë relaksimin e dëshiruar!” – shkruan RTL duke nënvizuar se hoteli nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për të bërë një koment.

Rasti i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger tregon se reklamat nuk janë gjithmonë të duhura. RTL këshillon që t’i kushtohet vëmendje vendndodhjes së hotelit dhe të kontrollosh paraprakisht nëse kjo është një zonë miqësore për pushime. Një vështrim në portalet e zakonshme të vlerësimeve mund të sigurojë gjithashtu informacion të dobishëm.

pushimet e ciftit gjerman ne durres durres

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet