19 Janar 2023, 09:58
Nga f.g
Aurora Dollenberg
TIRANE- Prej ditësh është konfirmuar mbërritja e virusit RSV në Shqipëri dhe për të prindërit dinë shumë pak. Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi rastin e parë më RSV, një 16-vjeçar nga Durrësi i cili u intubua dhe gjendja e tij tashmë është e mirë. Por çfarë dihet për RSV dhe a duhet të kemi kaq frikë saç thuhet? RSV përhapet njësoj si gripi dhe covidi, prek rrugët e frymëmarrjes dhe më të ekspozuar ndaj tij janë foshnjat. Mjekja Aurora Dollenberg tha në “Ditë e Re”, në RTV Ora, se virusi zakonisht shkakton ftohje, por veçanërisht te fëmijët në muajt e parë të jetës, infeksioni i virusit sincicial të frymëmarrjes mund të arrijë rrugët e poshtme të frymëmarrjes dhe mushkëritë, duke shkaktuar bronkiolit akut ose pneumoni.
“Është virus i grupeve që shkaktojnë pneumoni, ndaj dhe prek më shumë fëmijët. Kjo është një infeksion i ngjashëm me gripin, por më të kërcënuarit janë të vegjlit deri në moshën 8 vjeç. Ndryshe nga të rriturit fëmijët reagojnë më shumë ndaj viruseve. Prindërit nuk kanë asnjë arsye për panik, pasi është i ngjashëm me viruset e tjera. Por prindërit duhet të kenë kujdes që t’i kapin në kohë simptomat e para që nisin me rritje të lehët të temperaturave, të aplikojnë më mirë lëngjet dhe sheqerit. Të aplikojnë mjekimin e lehtë me paracetamol dhe me kompresat e ftohta dhe fëmijët duhet të mbahen në mënyrë absolute nga kontaktet me të tjerët. Nëse merren këto masa të thjeshta në kohë, brenda 5 ditëve kalon rreziku”, shpjegoi mjekja Aurora Dollenberg./Dosja.al
rsv ne shqiperi virusi rsv aurora dollenberg
Aktualitet
19 Janar 2023, 09:56
F.M
Dëborë
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përmbledhjeve të aksese rrugore që janë të bll...
Aktualitet
19 Janar 2023, 09:52
f.g
Pamje nga sendet e vjedhura
SHIJAK- Tre të rinj janë identifikuar, dy prej të cilëve janë arrestuar tashmë nga Policia pasi a...
Aktualitet
19 Janar 2023, 09:48
F.M
Ura e Mifolit
VLORË- Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në Urën e Mifolit në Vlorë. Mësohet se uji ka vërshuar në ...
Aktualitet
19 Janar 2023, 09:36
F.M
Përmbytje
SHKODËR- Rritet sipërfaqja e tokave të përmbytura në Shkodër. Mësohet se si pasojë e reshjeve t&eum...
Aktualitet
19 Janar 2023, 09:23
F.M
Policia e Durrësit
DURRËS- Amarildo Luca, 32 vjeç, banues në Durrës është vënë në pranga pasi rezulton ...
Aktualitet
19 Janar 2023, 09:14
F.M
Zharrëz
SHQIPËRI- Banorët e Zharrezit në Shqipërinë qendrore jetojnë mes një peizazhi të qelbur apokaliptik t&...
Aktualitet
19 Janar 2023, 09:02
F.M
Shkolla
LEZHË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Lezha, një zonat më të prekura nga moti i keq në vend. Siç shihet d...
Aktualitet
19 Janar 2023, 08:57
F.M
Porti i Durrësit
DURRËS- Moti i keq ka bërë që të pengohet lundrimi i anijeve. Anijet e vogla dhe peshkarexhat nuk lejohet t&...
Aktualitet
19 Janar 2023, 08:20
I.A
Dosja.al
TIRANE- Dosja.al sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë motin e keq në ...
Aktualitet
19 Janar 2023, 07:49
F.M
Lezhë
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në Lezhë. Uji është future në hyrjet e...