All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Kutia e Pandorës/ Shisnin drogë në Tiranë, zbardhen DËSHMITË e të arrestuarve, Brikena Frakulli bashkëpunoi me të dashurin: Ai s'ka lidhje!

Por, ndyrshe nga sa pretendon ajo, ka zbuluar grupi hetimor, të cilët pretendojnë se ai është bashëjetuesi i Frakullit.

9 Shkurt 2023, 13:17 Nga k.m.
Kutia e Pandorës/ Shisnin drogë në Tiranë, zbardhen
Brikena Frakulli
All - Paragraf - 1

TIRANË- Brikena Frakulli, e cila u arrestua nga Policia e Shtetit si drejtuese e një grupi kriminal i trafikut të drogave të forta në Tiranë, mori përsipër të gjithë përgjegjësinë e ndarjes së drogës. Frakulli deklaroi në sallën e gjyqit se Artur Kristo, tjetër i arrestuar gjatë operacionit "Kutia e Pandorës", ishte punonjës në një fermë të saj dhe nuk kishte asnjë lidhje më ndarjen e lëndëve narkotike. Por, ndyrshe nga sa pretendon ajo, ka zbuluar grupi hetimor, të cilët pretendojnë se ai është bashëjetuesi i Frakullit.

"Unë jam e tronditur psikologjikisht për këtë gjë që ka ndodhur dhe për faktin që nuk e di ku e kam djalin tim të vogël 4 vjeç pasi jam e divorcuar dhe djali është në ngarkimin tim dhe nuk dua të jap shpjegime në këtë fazë të hetimit,"-tha Brikena Frakulli. Ndërsa i biri, Kiest Banushi deklaroi: Unë nuk e kam ditur se çfarë ka pasur nëna ime Brikena nëpër qese dhe për momentin nuk kam gjë tjetër për të deklaruar, ndonjë sqarim me të hollësishëm nëse do të duhet do të jap në një moment të dytë.

Sipas "OraNews", Policia vuri në ndjekje veprimet e Frakullit, përpara se ta vendoste në pranga, teksa nga banesa e saj në Baldushk, ishte nisur në shoqërinë e Izabela Banushit, drejt kryeqytetit me çantën e drogës me vete. 

"Gjatë kontrollit në këtë banesë, u gjet shtetasi Artur Kristo, bashkëjetuesi i shtetases Brikena Frakulli dhe gjatë kontrollit nëndhomën e gjumit në një sirtar u gjet 1 qese transparente me shinë brenda të cilës kishte 32 doza qese transparente të mbyllura me djegie, brenda të cilave kishte material pluhur të kuqërremtl të dyshuar si lëndë narkotike heroinë dhe një qese transparente brenda të cilës kishte material pluhur të kuqërremët të dyshuar si lëndë narkotike heroinë,"- thuhet në dosjen hetimore.

Ndërkohë që sasi të ndryshme droge u gjendën edhe në ambiente të tjera të banesës si një sasi kartëmonedhash euro të prerjeve të ndryshme që në total kapnin shifrën e 83 mijë eurove. Për ndarjen e "porosive", grupi kriminal përdorte edhe emërtesa për sasitë e drogës të ndara në doza gati për shitje, si mbishkrimin "OLSI", "7V", "ASTIR" apo mbishkrimin "10V".

Në deklarimet e saj, Isabel Banushi thotë se më datë 03.02.2023: Rreth orës 8 të mëngjesit kam shkuar në shkollë "Qatar Kolegj" pasi jam në klasë të 8 . Rreth orës 1 të drekës kam mbaruar shkollën dhe shkova në shtëpi më pas më shkruajti mami im Brikena që do dalim për shoping. Rreth orës 3 e gjysem të drekës dola me mamin dhe shkuam te kisha katolike, me motor. Mua me ndaloi te stacioni i autobusit, më dha një çantë dhe më tha të prisja aty sa të merrte leket. Më pas, erdhi mami së bashku me një çun dhe aty erdhi Policia na kapi dhe më shoqëruan në Polici.

Por, pyetjes se a kishte dijeni se çfarë kishte në çantë, Isabel iu përgjigj me "jo".

Ndërkohë që Sergej Bicaku deklaroi se në momentin e arrestimit sapo kishte mbërritur në Tiranë nga Vlora, ku edhe bënte kursin për ushtar, e po ashtu bëri me dije se ishte në dijeni se e ëma konsumonte lëndë narkotike, por shtoi se nuk e dinte se e shiste.  

"Unë do të deklaroj gjithçka di dhe nuk dua të përfitoj nga e drejta që të mos jap deklarime. Unë kam qenë në kursin për ushtar në Bonavi në Vlorë dhe me datë 03.02.2022, rreth orës katër e ca kam ardhur nga Vlora dhe kam ndaluar tek terminali tek kthesa e Kamzës. Nëna ime Hortenca kishte dalë për të më pritur dhe sapo e takova na erdhën disa punonjës policie dhe më shoqëruan së bashku me nënën Hortencën. Une e di se nëna ime përdor lëndë narkotike heroinë prej shume vitesh por nuk kam dijeni se ajo merret me shitje dhe nuk e besoj këtë gjë."

Bashkëjetuesi i Frakullit, Artur Kristo deklaroi se: Unë dua të them se nuk kam lidhje me sendet e gjetura në banesën ku unë jetoj me të dashurën time Brikena Frakulli. Unë nuk kam asnjë lloj dijenie për to. Shpjegime të tjera do të jap në një fazë tjetër të hetimeve pasi jam i rënduar psikologjikisht dhe as vetë nuk e di pse jam këtu.

Hortensa Biçaku nga ana tjetër është pyetur nëse ka ndonjë marrëdhënie me Brikena Frakullin apo nëse ka dijeni se ajo shiste lënëdë narkotike: Unë e njoh por nuk kam shitur lëndë narkotike me të dhe nuk kam dijeni nëse merret me shitje të lëndëve narkotike. Unë nuk kam shitur lëndë narkotike por vetë blej kur kam lekë dhe kur gjej lëndë narkotike heroinë pasi jam përdoruese e saj prej rreth 25 vitesh. Unë jam e rregjistuar dhe tek metadoni qendra aksion plus në rrugën e Elbasanit, Tiranë. Unë nuk kam lidhje me shitjen e lëndëve narkotike siç ju thashë dhe me lart. Nuk kam gjë tjetër për të deklaruar.

brikena frakulli operacioni kutia e pandorës

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet